Institucioni shëndetësor: Dallime mes rishikimesh

[redaktim i pashqyrtuar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
Kolega2357 (diskuto | kontribute)
v Fix
No edit summary
Rreshti 10:
 
[[Kategoria:E drejta e qytetarit]]
LIGJIN PËR TË DREJTAT DHE PËRGJEGJËSITË E QYTETARËVE NË
KUJDESIN SHËNDETËSOR
KAPITULLI I
DISPOZITAT THEMELORE
Neni 1
Me këtë Ligj përcaktohen të drejtat dhe përgjegjësitë e qytetarëve në kujdesin shëndetësor
dhe mekanizmat e mbrojtjes dhe të sigurimit të këtyre të drejtave dhe përgjegjësive.
Përkufizimet
Neni 2
2.1. Për qëllimet e këtij Ligji termat vijuese, kanë këto kuptime:
a.Qytetar: personi, bartës i lejes së qëndrimit, të lëshuar nga autoriteti kompetent, që
është valide për territorin e Kosovës ose personi i kualifikuar si refugjat ose si viktimë e
huaj e trafikimit, në pajtim me ligjet përkatëse;
b.Punëtor shëndetësor: profesionist shëndetësor, nga neni 86 i Ligjit për Shëndetësi të
Kosovës, i cili është i licencuar për ushtrimin e pavarur të veprimtarisë shëndetësore;
c.Kujdes shëndetësor: masat dhe aktivitetet që ndërmerren në territorin e Kosovës, nga
institucionet shëndetësore, punëtorët shëndetësorë dhe qytetarët, në veçanti, që kanë për
qëllim përparimin e përgjithshëm të mirëqenies fizike, mendore dhe sociale të qytetarëve;