[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
rregullim i sintaksës
Rreshti 3:
==Dobia==
Vitamina C është e nevojshme për sintezën e kolagjenit. Kolagjeni është albuminë që thjesht mund ta quajmë ngjitës-përbërës të trupit. Për shembull, gjendet në lëkurë, tetivë, kërcë, eshtra, dhëmbë, sy dhe në muret e enëve të gjakut. Vitamina C është bashkëdyzim antioksid që lidh radikalet e lira dhe kështu mund të luajë rol në preventivën e sëmundjeve të rënda. Në mënyrë indirekte mbron vitaminën A dhe E, si edhe disa vitamina të grupit B, nga ndikimi i dëmshëm i oksidimit. Vitamina C merr pjesë në metabolizmin e kolesterolit dhe në shndërrimin e kolesterolit në thartirë të vrerit dhe kështu zvogëlon nivelin e kolesterolit në gjak. Luan rol me rëndësi në bartjen e impulseve nervore dhe në masë të duhur ndikon në gjendjen tonë psikike.
 
==Ndikimet==
Në organizëm zvogëlon rritjen e nivelit të hormoneve (kortikosteronit), që shkaton stresin dhe kështu marrja e rregullt e vitaminës C mund të mbrojë nga ndikimet e dëmshme të stresit. Stimulon sistemin e imunitetit dhe ndihmon prodhimin e rruazave të bardha të gjakut dhe interferonit.