[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
v Amdschuk zhvendosi faqen Xhizja tek Xhizje
vNo edit summary
Rreshti 1:
'''XhizjaXhizje''' (arabisht جزية = ǧizya = [[Taksa për frymë|taksë për frymë]], [[Tributi|tribut]]) quhet [[taksa]] e caktuar për të mbrojturit jo-myslimanë (''[[dhimmi]]''-t) nën sundimin [[Feja islame|islamik]].
 
== XhizjaXhizje në kuran dhe në ekzegjezën e kuranit ==
Vjelja e kësaj takse nga popullsia e nënshtruar jo-myslimane, kur për ta bëhej fjalë për pjesëtarë të feve të librave (''[[ahl al-kitab]]''), d.m.th. [[Çifutët|çifutë]] dhe [[Të krishterët|të krishterë]], bazohet në [[Kurani|kuran]]:
 
Rreshti 8:
Në këtë varg të kuranit, i cili, sipas shkrimeve përputhëse me njëra-tjetrën të [[Ekzegjeza|ekzegjezës]] së kuranit ([[tafsir-i]]) (ndër to [[at-Tabari]], [[Ibn Kathir-i]], [[al-Zamahshari]] etj.) është krijuar në sfondin historik të fushatave të Muhamedit kundra [[Perandoria Bizantine|Perandorisë Bizantine]] dhe aleatëve të saj arabë në veri të [[Gadishulli Arabik|Gadishullit Arabik]] të vitit [[629]]<ref>Shih edhe: Theodor Nöldeke: ''Geschichte des Qorāns''. (Historia e kuranit). Vëll. 1. f. 223-224, Leipzig 1909</ref>, janë bazuar interpretimet juridike të literaturës ligjore të fundit të shekullit të 7-të dhe fillimit të shekullit të 8-të.<ref>''al-mausu'a al-fiqhiyya''. Vëll. 15. f. 149-207.</ref> Niveli i kësaj takse varej nga sasia e pronës së taksapaguesit duke qenë kështu jo taksë kolektive.<ref>Uri Rubin: ''Quran and Tafsīr''. The case of „ʿan yadin“. Në: Der Islam, Vëll. 70 (1993), f. 133-144</ref>
 
== XhizjaXhizje në të drejtën islamike ==
[[Fikh|Jurisprudenca islamike]] e trajton temën e ''xhizjaxhizje''-s në kapitujt e ''[[xhihadi]]t'' dhe në shkrimet mbi [[Sijar-i|të drejtën e luftës]], ku të drejtat dhe detyrat e jo-myslimanëve përcaktohen hollësisht duke u nisur vetëm nga këndvështrimi islamik. Nëpërmjet pagimit të kësaj takse ata shndërroheshin në „të mbrojtur“, që gëzonin nën pushtetin mysliman mbrojtjen e jetës dhe të pronës (sasia e të cilës vendosej nga e drejta islamike) si dhe të drejtën e ushtrimit të lirë të riteve fetare, e cila gjithashtu u nënshtrohej kufizimeve të ligjeve islamike në fuqi.<ref>Mark R. Cohen: '' Under Crescent and Cross: The Jews in the Middle Ages.'' Princeton University Press, 1995. f. 71</ref>
 
Ligjet më të vjetra mbi tatimin e jo-myslimanëve, të cilat e kanë origjinën në kohën e [[Umajjadët|umajjadëve]] dhe janë të lidhura me emra autorësh si [[al-Auzāʿī]], [[Abu Hanifa]], [[Malik ibn Anas-i]] dhe [[ash-Shafii]], janë trashëguar në veprën e [[at-Tabari]]-t „Teoritë kontroverse (të diskutueshme) të teologëve juridikë“.<ref>Joseph Schacht: ''Das Konstantinopeler Fragment des Kitāb Iḫtilāf al-Fuqahāʾ des Abū Ǧaʿfar Muḥammad ibn Ǧarīr aṭ-Ṭabarī.'' Brill, Leiden 1933. f. 199-241</ref>
 
Të detyruar për pagimin e kësaj takse ishin meshkujt e rritur, të shëndoshë psiqikisht dhe fizikisht. Gratë, fëmijët dhe lypësit si dhe murgjit e manastireve të varfër ishin të liruar nga ''xhizjaxhizje''. Taksa duhej paguar në të holla ose me ato prodhime në natyrë që janë të lejuara nga ligjet islamike. Vargu i mësipërm i kuranit është për shumë përfaqësues të drejtimeve juridike islamike (''[[Madhab-i|madhab]]''-it) një nga provat e shumta për sundimin dhe epërsinë e fesë islame mbi të nënshtruarit jo-myslimanë në perandorinë islamike. Niveli i kësaj takse ndryshonte sipas rajonit dhe epokës së perandorisë islamike. Lirimi i taksapaguesve nga ''xhizjaxhizje'' ka qenë e mundur vetëm nëpërmjet konvertimit ''(ndërrimit të fesë)'' në fenë islame. Por meqenëse taksat për popullsinë jo-myslimane nën sundimin islamik përbënin për myslimanët pjesën më të madhe të të ardhurave tatimore, nuk ka pasur as nga pala myslimane ndonjë interes të veçantë për [[islamizimi]]n e zonave përkatëse.<ref>Albrecht Noth: ''Früher Islam'' (Feja islame e hershme). Në: Ulrich Haarmann: ''Geschichte der arabischen Welt.'' (Historia e botës islame) C. H. Beck, 1987. f. 92 f.</ref> Kjo gjë çoi deri aty sa në fillim të shekullit të tetë konvertimi i jo-myslimanëve u ndalua.<ref>W. Montgomery Watt: ''Islamic Conceptions of the Holy War''. Në: Th. P. Murphy: ''The Holy war''. Ohio State University Press, 1974. f. 149</ref>
 
== Format e tatimeve për jo-myslimanët ==
Se ç'rëndësi të madhe ka pasur kjo formë tatimi për sistemin shtetëror islamik dhe për ''[[fikh]]''-in e tregojnë analizat e hollësishme të juristit Ibn Kayyim al-Xhauzija (1292-1350) në librin e tij të rëndësishëm me titullin ''أحكام أهل الذمة = ahkam ahl al-dhimma = Aḥkām ahl al-ḏimma = detyrime ligjore për të mbrojturit'', ku ai e përshkruan në mënyrë përmbledhëse çështjen e ''xhizjaxhizje''-s në mbi 160 faqe.
 
Format e tatimit kanë qenë të ndryshme: a) taksa në rajonet e nënshtruara me anë të kontratës së paqes (''sulh'') si psh. kontrata e [[Muhamedi]]t me të krishterët e [[Naxhrani]]t përgjatë udhës në shkretëtirë ndërmjet [[MekkaMeka|Mekkës]] dhe [[Jemeni]]t, b) taksa në rajonet e nënshtruara me forcë (ʿanva), popullsia e të cilave nuk u ishte dorëzuar vetë myslimanëve. Sasinë dhe nivelin e taksave të formës së përmendur së fundi e kanë pasur në dorën vetëm autoritetet myslimane.<ref>''al-mausuʿa al-fiqhiyya'', vëll. 15. f. 161</ref>
 
== Legjitimiteti i tatimit ==
Legjitimiteti i vjeljes së këtyre taksave është diskutuar hollësisht dhe në mënyrë kontroverse ''(polemike)'' nga teologët juridikë islamikë. Mendimet e tyre përputhen në atë se legjitimiteti i taksës për frymë bazohet si në kuran (në suren 9, vargu 29 të përmendur më lart) ashtu edhe në [[sunna]]-n e Muhamedit dhe udhëzimet e tij. Teologët juridikë (si psh. ash-Shafii) kanë qenë të mendimit se forma e kësaj takse është një simbol i përulësisë së atyre që nuk e pranojnë doktrinën e fesë islame: ''„...deri sa të paguajnë me dorën e vet tribut pa bërë fjalë!“'' <ref>''al-mausuʿa al-fiqhiyya'', Vëll. 15. f. 158 duke u bazuar tek ekzegjeza e ash-Shafii-t dhe tek burime të tjera klasike. Në lidhje me komentimin e këtij vargu të kuranit shih: Meir J. Kister'': „'An yadin“ (Qur'ān, IX/29)''. Në: Arabica 11 (1964), f. 272-278. Ose edhe në: Rudi Paret: ''Der Koran''. Wissenschaftliche Buchgesellschaft, Darmstadt 1975. f. 295-303</ref>
 
Juristët e mëvonshëm e shihnin vjeljen e ''xhizjaxhizje''-s si nxitje për hyrjen në „rrugën e drejtë“ të atyre, të cilët ishin të detyruar të zgjidhnin, ose të pranonin fenë islame, ose të ngulin këmbë në "pafesinë" e tyre ([[Kufr-i|kufr]]). Në fund të fundit kjo taksë konsiderohej (pavarësisht nga kushtet në të cilat ajo vendosej) si burim i sigurt të ardhurash për shtetin islamik: „Ajo është një lloj poshtërimi për ta ''(jo-myslimanët)'' dhe ndihmë ''(financiare)'' për ne“. Në konceptimin bashkëkohor të kësaj politike fiskale ''(taksash)'' të historisë islamike thuhet: „Të ardhurat vetë nuk janë kryesore për legjitimimin e xhizjaxhizje-s. Kryesore është shumë më tepër nënshtrimi i të mbrojturve (ahl al-dhimma) ndaj sundimit të myslimanëve, për të jetuar pranë tyre që të njohin përparësitë e fesë islame dhe drejtësinë e myslimanëve në mënyrë që këto përparësi të bëhen për ta prova bindëse për të braktisur pafesinë (kufr) dhe për të pranuar fenë islame.“<ref>''al-mausuʿa al-fiqhiyya'', Vëll. 15. f. 159-160</ref>
 
== XhizjaXhizje në Perandorinë Osmane ==
Sistemi i ''xhizjaxhizje''-s ka ekzistuar në [[Perandoria Osmane|Perandorinë Osmane]] deri në kohën e [[Lufta e Krimesë|Luftës së Krimesë]] duke u zëvendësuar me anë të ''خط همايون = hatt-ı hümâyûn = dorëshkrimit kryezot'' të 18 shkurtit 1856 me taksën e lirimit ushtarak (arabisht بدل عسکری = bedel-i askerî).<ref>Halil İnalcık: ''Cizye. Osmanlılar’da Cizye.'' Në: ''Türkiye Diyanet Vakfı İslâm Ansiklopedisi.'' Vëll. 8, TDV Yayını, Istanbul 1993, f. 48.</ref> Pas revolucionit të [[Mustafa Kemal Atatürk|Atatürk-ut]] ''xhizjaxhizje'' u hoq përfundimisht; që atëherë kryejnë në Turqi edhe të krishterët shërbimin ushtarak.
 
== Shih edhe ==
* [[Ekspansioni islamik]]
 
== Referencat ==
<references />
 
== Literaturë ==
Line 39 ⟶ 36:
* The Encyclopaedia of Islam. Vëll. 2. f. 559. Brill, Leiden
* ''Al-mausu'a al-fiqhiyya'' (Enciklopedi e të drejtës islamike). Botuar nga ministria për vakf dhe çështjet e fesë. Vëll. 15. Kuwait 2002
 
== Referencat ==
<references />
 
[[Kategoria:Feja islame]]