Kënga e Sprasme e Balës: Dallime mes rishikimesh

[redaktim i pashqyrtuar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
No edit summary
No edit summary
Rreshti 1:
'''Kënga e sprasme e Balës''' - Poeme poetike nga [[Gavril Dara i Riu]]
 
"Këngën e sprasme të Balës", të cilën per thjeshtesi e paraqet si të popullit, po që, për nga fryma aktualeqe zoteron, uniteti i brendshëm e tiparet e stilit, si dhe romantika që e përshkron duket që është fryt i i ndikimit te kohes dhe i talentit të Darës. Vepra shoqërohet nga një parathënie e një pasthënie, ku autori, shpreh synimet e veta patriotike, duke hedhur zërin e kushtrimit për shqiptarët. Poema doli në dritë më [[1906]] si libër më vete, pasi ishte botuar pjesë-pjesë në shtypin [[arbëresh]]. Aty trajtohen probleme aktuale të kohës, duke iu drejtuar së kaluarës historike, kohës së [[Skënderbeu]]t. Fryma aktualee kohes është edhe më e ndjeshme sesa në veprat e De Radës.
 
Vepra ka në bazë dy ide qendrore : njëra ngjan me idenë e shprehur nga De radaRada te "Këngët e Milosaos" se nuk mund të ketë lumturi vetjake kur vuan atdheu, dhe ideja tjetër është se atdheu mund të çlirohet vetëm me luftë të armatosurçlirimtare. Ideja e parë shtjellohet nëpërmjet linjës së dashurisë. Së dytës i kushtohet një linjë e veçantë me tablo të gjalla nga betejat e shqiptarëve me osmanët. Ide të tjera që rrezaton ideja qendrore, janë ideja e domosdoshmërisë së një udhëheqjeje të fortë dhe ideja e bashkimit të shqiptarëve, ideja e vitalitetit të kombit, e virtyteve të larta që e dallojnë atë, ideja e luftës për ta ruajtur të pastër, duke e mbrojtur nga rreziku i asimilimit prej kombeve të tjera.
 
Këtë tematikë dhe problematikë, këto ide i patëm ndeshur edhe te [[Jeronim de Rada|De Rada]]. Elementi i ri që sjell në këtë drejtim Dara është forcimi i frymës aktuale, e cila jepet në mënyrë shumë më të drejtpërdrejtë sesa te De Rada në pjesët lirike, kryesisht rritja e frymës luftarake e karakterit aktiv militues. Ndonëse pasqyron në poemën e vet edhe tragjizmin e luftës së pabarabartë të [[shqiptar]]ëve me një fuqi të madhe ushtarake si [[Turqia]], përmes përshkrimit të tablove rrënqethëse të betejave dhe fati tragjik të herojve kryesorë, poeti e vë theksin te qëndresa e madhërishme e atdheut, te fitorja. Heroikja këtu jepet nëpërmjet tablove të betejave të cilat kanë edhe bazë objektive historike, si beteja e [[Berati]]t, dhe ajo e Valkalit. Dhe mbirja simbolike e pemëve në fund të veprës mund të kuptohet si pohim i një vitaliteti të pashtershëm, vitalitetit të një populli në luftë të përhershme me ata që duan ta shuajnë. Dara shpreh dhe tragjedinë e arbëreshëve të mërguar jashtë atdheut duke i dhënë letërsisë sonë përmes figurës së plakut Balë një tip të ri, tipin e arbëreshit të mërguar në dhè të huaj. Idetë e veta patriotike autori i ka mishëruar te personazhet kryesore, Niku dhe Pali, te personazhet e Balës dhe të Darës si dhe te Skënderbeu, i cili, megjithëse personazh episodik, luan një rol të veçantë në poemë. Niku dhe pali janë heronj të frymëzuar nga folklori, që kanë marrë veçoritë e heronjve romatikë atdhetarë. Që të dy janë trima dhe patriotë. Kështu, Niku i thotë Darës me vendosmëri :