[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
Artikull mbi tempujt hindu te Indise Jugore te quajtur Koil
 
v rregullim linku
Rreshti 4:
Në gjuhën bashkëkohore tamile, termi përdoret gjithashtu për tiu referuar edhe kishave të krishtera. Madje vendet jo fetare të konsideruara të shenjta quhen ''kovilë'' nga tamilët, si për shembull faltoret e ndërtuara në përkujtim të Thiruvalluvarit (poet dhe filozof i shekullit të II), ose Tamil Thait (e përkthyer si Nëna Tamil, e nderuar si personifikimi i gjuhës tamile) quhen përkatësisht Thiruvalluvar Koil dhe Tamil Thai Koil.
Në të folurën formale moderne, ''kovilët'' referohen si ''aalayamë'' nga shumë hindu dhe si ''devaalayamë'' nga të krishterët. ''Ambalam'' është një tjetër term i përdorur nga besimtarët e murgut tamil të shekullit të XIX Vallalar.
Për shaivitët (sekt hindu), kovilët kryesorë janë [[Tempulli i Chidambaramit]] dhe [[Tempulli Koneswarami Koneswaramit]] ndërsa për vaishnavitët (sekt tjetër hindu), [[Tempulli Sri Ranganathaswamy në Srirangam]] dhe [[Tempulli Tirumala Venkateswara]] në Tirupati konsiderohen njëlloj të rëndësishëm. Për të krishterët koilët e konsideruar shumë të rëndësishëm janë |Arokkiya Madha Koili (Bazilika e Zonjës Sonë të Shëndetit të Mirë) në Velankanni, Santhome ''Devaalayami'' (Bazilika e Shën Thomait) në Chennai dhe Poondi Madha Koili (Bazilika e Poondi Madhas) në Thiruvaiyaru.
Koilët në [[Tamil Nadu]] dhe kovilët në [[Sri Lanka]] kanë histori të gjatë dhe kanë qenë gjithmonë të lidhur me sunduesin e kohës. Shumica e mbretërve përkrahnin ndërtimin e tempujve në mbretëritë e tyre dhe bashkangjisnin ujëmbledhës dhe fshatra për ti administruar. Tempujt jo vetëm që vepronin si vende adhurimi, por edhe si qendra qytetare për popullsinë, duke u ofruar shërbime bashkësive vendore në formën e spitaleve, institucioneve arsimore, sporteve dhe shkollimet artizanale.
Tamilët e lashtë ishin mes ndërtuesve më të mëdhenj të tempujve. Literatura Sangame e shkruar para erës sonë përmend disa nga tempujt që ngritën mbretërit e Tamilakamit (Vendi i lashtë i tamilëve). Këngët e shenjtëve të vlerësua të Shaiva Nayanarëve dhe të Vaishnava Alvarëve që datojnë që nga periudha midis shekullit të VI dhe të IX ofrojnë referime të gjera për tempujt e asaj periudhe. Mbishkrimet në gurë, të gjetura në shumicën e tempujve tregojnë patronazhin e gjerë ndaj tyre të sunduesve të ndryshëm.