Susan Cullen-Ward: Dallime mes rishikimesh

[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
vNo edit summary
v Sistemim kategorish
Rreshti 31:
Që nga momenti i ardhjes në atdhe, në qershor të vitit 2002, Ajo filloi punën për të vënë në zbatim projektet që kish ideuar që kur ishte në Johannesburg për jetimët, gratë, të moshuarit, spitalet. Me përvojën e historianes së artit dhe të kulturës, nën shtysën e prirjeve dhe talentit të veçantë e të spikatur në arkitekturë dhe dekoracione, Mbretëresha Susan diskutonte vazhdimisht me mjaft piktorë, historianë dhe akademikë për traditën shqiptare dhe për të ardhmen e kulturës shqiptare, e cila, sipas Saj kishte nevojë të ngutshme për një mbështetje të veçantë nga Shteti.
Në panairet e përvitshme të artizanatit, pjesëmarrja e Saj ishte e padiskutueshme, krahas kërkesës që këto punime të hynin si produkte të tregtueshme në tregun botëror, duke qenë e bindur se do ta përfaqësonin me dinjitet Shqipërinë.
Në qershor të vitit 2003, Mbreti dhe Mbretëresha, me ftesë të Presidentit të atëhershëm të Kosovës Dr. [[Ibrahim Rugova]], patën një vizitë në Kosovë, ku u pritën nga Presidenti, Kryeministri, Kryetari i Parlamentit, kryetarë të disa partive politike, nga intelektualë, akademikë, etj Ndërkohë që përveç këtyre takimeve, Mbretëresha u takua me shumë gra aktiviste të të Drejtave të Grave dhe me Drejtoreshën e Qendrës së Traumave të pasluftës znj. [[Flora Brovina]], ku u interesua në veçanti për gjendjen e grave dhe të fëmijëve, si dhe me pasojat që lufta ka lënë në këtë vend, me ç’rast dha ide konkrete për metodat dhe mënyrat e trajtimit të të traumatizuarve.
Si një artiste e vërtetë, Mbretëresha nuk mund të anashkalonte ftesën zyrtare të Drejtorit të Galerisë së Arteve të Kosovës, z.Mulliqi, krahas asaj të disa prej piktorëve të njohur të Kosovës, për të bërë një vizitë në Galerinë e Arteve të Prishtinës, me ç’rast bashkëbisedoi me ta për pikturat dhe skulpturat, si dhe për problemet që shqetësonin artistët, pasi duke qenë edhe vetë artiste, i kuptonte më së miri hallet dhe shqetësimet e tyre.
Mbretëresha u mrekullua nga bukuria dhe mikpritja e popullit shqiptar të Kosovës, gjë që i mbeti në kujtesë deri në çastet e mbrame të jetës. “Pata rastin të njihja vendin për të cilin aq shumë kisha dëgjuar të flitej e që më mrekulloi...”, - u shpreh Mbretëresha Susan pas përfundimit të vizitës në Kosovë.
Rreshti 49:
Më 28 qershor 2002, Mbreti Leka u rikthye përfundimisht në vendin të cilin e kishte lënë më 1939, në moshën dy-ditëshe.
 
E dobësuar që prej disa muajsh për shkak të një kanceri në mushkërimushkri, MbretneshaMbretëresha Suzana ndrronndërroi jetë më 17 korrik në moshën 63 vjeçare, në rezidencën e saj, në rrethinat e Tiranës.
 
==Shih edhe ==
Rreshti 62:
*[http://www.lajmishqip.com/?p=9761#more-9761]
 
[[Kategoria:BiografiFamilje shqiptarëshmbretërore]]
[[Kategoria:Australianë]]