[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
vNo edit summary
Rreshti 1:
'''Ilir Ikonomi''' u lindlindi në Pogradec më [[1 shtator]] [[1954]] dhe e kaloi fëmijërinë në Tiranë dhe Berat. Kreu studimet e larta për gjuhë kineze në [[Pekini|Pekin]] ([[1978]]). Punoi si përkthyes në Radio Tirana (1978-1991), pastaj si gazetar për agjencinë e lajmeve Reuter. Prej vitit 1992 jeton në SHBA dhe punon për VOA (Zëri i Amerikës). Është autor i librit "Faik Konica, jeta në Uashington"
 
Ky libër flet kryesisht për jetën e Faik Konicës<ref>[http://www.shtepiaelibrit.com/store/sq/1637-faik-konica-jeta-ne-uashington-ilir-ikonomi.html Biografia intime e Faik Konicës]</ref> gjatë kohës që ai përfaqësonte Shqipërinë e Zogut në Uashington, 1926-1939, e deri sa vdiq më 1942. Bazuar në dëshmi të zbuluara në arkivat amerikane, britanike dhe shqiptare, libri hedh dritë mbi marrëdhëniet komplekse të Konicës me Zogun, marrëdhëniet e Konicës me qeverinë e SHBA-së, miqësinë dhe polemikat mes Konicës dhe Nolit, komunikimet e Konicës me italianët gjatë luftës, polemikat e Konicës me Kostë Çekrezin si dhe i jep lexuesit një vështrim të rrallë mbi jetën personale të Konicës në Uashington.