[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
rregullim i sintaksës
Rreshti 46:
 
==Burgimi i fundit dhe aktiviteti i tij ne burg==
jatëGjatë burgimit të tij, partia “’Unikomb’’’lufton për lirimin e tij, duke u përpjekur ta bëjë të njohur Ukshin Hotin dhe mendimet e tija jashtë kufijve të Kosovës. Shkrimi i aktit të tij të mbrojtjes, është përkthyer në disa gjuhë dhe është shfrytëzuar si mundësi për ta bërë atë të njohur. Shoku i tij Bislim Elshani, po ashtu nxjerrë një broshurë në lidhje me Ukshin Hotin : “Politika në Pranga”. Rasti i Ukshin Hotit më në fund bie në veshët e Parlamentit Evropian. Kështu, kur fillon lufta në Kosovë në mars 1998, bëhet një kërkesë në Këshillin Evropian që autoritetet e Beogradit ta bëjnë lirimin e parakohshëm të Ukshin Hotit. Ndonëse KNKK-ja e ka takuar më 1 mars 1999, nuk është vënë as në pyetje që Beogradi ta falte. Në tetor Parlamenti Evropian, me qëllim ta forcojë lirimin e tij, vendos ta nominojë për çmimin Saharov<ref>http://eur-lex.europa.eu/LexUriServ/LexUriServ.do?uri=OJ:C:2000:280E:0152:0153:EN:PDF</ref>. Megjithatë, ishte Presidenti [[Ibrahim Rugova]] që e fiton këtë çmim në dhjetor të vitit 1998. Në shkurt të vitit 1999, gjatë konferencës së Rambujesë, që kishte për qëllim ta ndalojë luftën në Kosovë, përfaqësuesit e Kosovës të ballafaquar me përfaqësuesit serbë kërkojnë sipas Hydajet Hysenit, atëherë anëtarë i delegacionit shqiptar, lirimin e Ukshin Hotit me qëllim që të mund të marrë pjesë në marrëveshjet me Kosovën. Gjë që Serbia e refuzon edhe një herë. Në burg Ukshin Hoti ka qasje në një numër të kufizuar librash, megjithatë ai vazhdon të shqyrtojë mendimet e tij dhe vazhdon të shkruajë. Ai po ashtu, mban një korrespondencë me shkrimtarin Ismail Kadare. Këto shkrime do të publikohen në vitin 2000, me titull : Bisedë përmes hekurash. Me 1995, shoku i tij Bislim Elshani bashkon një numër të shkrimeve të tij dhe i publikon ne librin e tij të dytë : '''Filozofia politike e çështjes shqiptare'''. Ai po ashtu komunikon, me familjen e tij përfshirë këtu edhe motrën e tij Myrveten, e cila rrëfen në një letër që vëllai i saj i kërkon që ajo ta mbajë premtimin e dhënë, gjë që kjo e fundit nga pamundësia fatkeqësisht nuk e mbajti: të kujdesej për bibliotekën dhe shkrimet e tij. Në fakt, fshati i lindjes së Ukshin Hotit bombardohet më 25 mars të vitit 1999. Më pas, forcat serbe hyjnë në fshat duke krijuar një kaos tek banorët. Policia serbe depërton në shtëpinë e Ukshin Hotit dhe atë të prindërve të tij, shkatërruan gjithçka dhe në fund i vënë flakën. Flaka morri me vete kështu edhe librat e Ukshin Hotit, shkrimet dhe dy punimet e tij të doktoraturës që deri në atë kohë nuk pati mundësi për t’i mbrojtur. Ndërsa banorët e fshatit marrin arratinë dhe gjejnë strehim nëpër vreshta dhe kodra. Kështu familja e Ukshin Hotit ndahet me dhunë nga policia serbe. Vëllai i tij Ragipi, duke dashur të gjej gruan dhe vajzën e tij kthehet në fshat, për të mos u kthyer më. Trupi i tij i pajetë do të gjendet 53 ditë më vonë. Prindërit e Ukshin Hotit shkojnë në një fshat të afërt, në Nagavc ku gjinden mijëra banorë të ardhur nga fshatrat për rreth. Edhe këtu fshati bombardohet dhe Nazifi, babai Ukshin Hotit plagoset në krah nga një shpërthim i granatës. I moshuar, i ndjeshëm dhe në pamundësi për t’u shëruar, ai do të ndërron jetë nga plagët e marra më 18 prill të vitit 1999.Në këtë periudhë, kur Ukshin Hoti po vuante dënimin e tij në burgun e Nishit në Serbi, ai dhe shumë të burgosur të tjerë do të transferohen sërish në burgun e Dubravës.
 
==Lirimi nga burgu dhe Zhdukja ==