Ndryshimi mes inspektimeve të "Greqia e lashtë"

2.744 bytes added ,  4 vjet më parë
lëndë plotësuese
(lëndë plotësuese)
Në qendër të kësaj periudhe është Greqia Klasike, që lulëzoi gjatë shekujve të pestë dhe të katërt para Krishtit, fillimisht nën sundimin e suksesshëm athinian pas kërcënimit ushtarak prej pushtimeve Perse.
 
Mosha e Artë Athinaseathinase mbaron me disfatën nën duart e Spartës në Luftën e Peloponezit në vitin 142 para Krishtit.
 
Kultura greke klasike pati një ndikim të fuqishëm në [[Perandorinë Romake]], që mbajti një variant të saj në shumë pjesë të rajonit mesdhetar dhe Evropë të Mesme, arsyeja e së cilës Greqia Klasike konsiderohet si kultura themelore që mundësoi themelimin e qytetërimit perëndimor.
 
Nga shek. VI disa qytete kishin dalë si zotërues në politikën greke: Athinai, Sparta, Korinti dhe Thebesi. Secili prej tyre kishte vënë krahinat rrethuese dhe qytetet më të vogla nën kontrollin e tij, kurse Athinai dhe Korinti ishin bërë fuqi detare të mëdha dhe tregtare.
Shtimi i shpejtë i popullsisë në shek. VIII dhe VII kishte si pasojë emigrimin e shumë grekëve për të formuar koloni në Italinë jugore, Siçilinë dhe Azinë e vogël. Këto koloni greke nuk ishin nën kontrollin e qyteteve themelore, megjithatë shpesh mbanin lidhje tregtare dhe fetare me to.
Proçesi i emigrimit kushtëzoi gjithashtu një seri konfliktesh ndërmjet qyteteve greke të Siçilisë dhe Kartagjenës. Këto konflikte zgjatën nga 600 deri në 265, kur Roma (fuqia e re dominuese) hyri në aleancë me mamertinët për t’u mbrojtur kundër armiqësive të tiranit të Sirakusit, Hiero II, dhe pastaj kundër kartagjenve. Në këtë mënyrë Roma u bë fuqi e re dominuese kundër fuqisë së shpëlarë të qyteteve greke të Sicilisë dhe hegjemonisë kartagjene në këtë sferë. Një vit më pas shpërtheu Lufta Punike e Parë.
Gjendja e dobësuar e zonës qendrore të Greqisë koinçidoi me ngritjen e Maqedonisë, e drejtuar nga Filip I. Brenda 20 vjetëve Filip kishte bashkuar mbretërinë e tij, e kishte zgjeruar në veri dhe në perëndim me çmimin e fiseve ilire, e pastaj kishte pushtuar Thesalinë dhe Trakinë. Suksesi i tij ua detyroi reformave të ushtrisë.
 
Aleksandri, biri dhe pasardhës i Filipit, e vazhdoi luftën. Ky e mundi Darijën III të Persisë dhe shkatërroi plotësisht perandorinë persiane, duke e aneksuar me Greqinë.
Betejat më të njohura të luftërave greko-persiane përfshijnë edhe Marathon, Thermopylae, Salamis, dhe Plataea. Me kalimin e kohës të gjitha krahinat e Greqisë ishin çliruar nga ndikimi persian. Kur Aleksandri vdiq më 323, fuqia dhe ndikimi i Greqisë ishin në kulm. Megjithatë pavarësinë e shteteve greke e zëvendësoi zhvillimi i kulturës greke.
 
Gadishulli grek ra nën sundimin romak gjatë pushtimit të Greqisë pas betejës së Korintit. Maqedonia u bë provincë romake, kurse Greqia jugore ra nën sundimin e prefektit maqedonas. Ishujt egje iu shtuan këtij territori në 133. Athenai dhe qytete të tjera greke ngritën krye me 88, por gadishullin e shtypi gjenerali romak Sulla. Luftërat civile shkretuan vendin edhe më, derisa Augusti e organizoi gadishullin si provinca e Akaisë më 27 para Kr.
Greqia u bë provinca kyç e perandorisë romake, kurse kultura romake ishte bërë prej kohësh greko-romake. Gjuha greke u bë lingua franca në Lindje dhe në Itali, dhe shumë intelektualë grekë si p.sh Galeni, punuan në Romë.
 
 
== Kronologjia ==
Anonymous user