[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
artikull i ri
 
No edit summary
Rreshti 1:
Edom është emri i vendit dhe i popullit të vendosur fillimisht në Transjordan midis Amonit në veri, Detit të vdekur dhe Aravës në perëndim dhe shkretëtirës arabe në jug dhe në lindje. Kufiri i Edomit me atë të Amonit ishte lumi (në fakt një rrëkë) Zered. Kryeqyteti ishte Bocra. Edomasit ishin të njohur për urtësinë e tyre (shih librin e Jobit). Për shkak të tokës së tyre të lërueshme të kufizuar, ata u detyruan të bëhej një komb tregtar: ata mund të kontrollonin udhat tregtare si për. sh. rrugën e mbretërve. Edomi përmendet në Bibël si dhe nga faraoni Seti I nga rr. 1215, si në analet e fushatës së Raamses III. (rr. 1186–1155). Edomasit identifikoheshin me një popull semitik që arriti në krahinën e Edomit në shek.XIVPasXIV. Pas një periudhe rënie. Edomin e pushtuan babilonasit. Pas kësaj disfate ata emigruan në krahinën jugore të Judës, ku vendi i tyre i ri quhej Idumeja, kurse banorët idumasit. Herodi ishte idumas.
 
Meqenëse edomasit kishin pushtet për të penguar hyrjen në Detin e kuq, izraelitët kishin shpesh përleshje me ta (1 Mbr 11,14). Nën sundimin e Davidit Edomi ishte shtet vasal, por pas vdekjes së Solomonit, edomasit morën përsëri pavarësi (1 Mbr 11,25) për shkak të minierëve të tyre të bakrit, dhe kjo ishte humbje e madhe për izraelitët. Nën sundimin e mbretit judeas Amacja, Edomi u bë përsëri shtet vasal, por kjo mori fund kur Izraelin e pushtuan babilonasit.