Content deleted Content added
Faqe e re: Skitët ishin një grup i madh nomadësh iranianë dhe evroaziatikë që banonin në stepat evroaziatike nga shek. IX deri në shek.I. Gjuha e tyre i takon degës lindore të gjuhës i...
(Pa ndryshime)

Versioni i datës 18 tetor 2016 20:42

Skitët ishin një grup i madh nomadësh iranianë dhe evroaziatikë që banonin në stepat evroaziatike nga shek. IX deri në shek.I. Gjuha e tyre i takon degës lindore të gjuhës iraniane. Skitët klasikë e lashtësisë banonin gjatë Detit të Zi. Grupe të tjera banonin në Azinë qëndrore ku quheshin Iskuzai, Askuzai, ose Saka. Skitët themeluan një rrjet të madh tregtar që lidhte Greqinë, Persinë, Indinë dhe Kinën.

Në shek. VII skitët kaluan Kaukazin dhe shpeshherë bënin inkursione bashkë me kimerianët në Lindjen e Mesme, dhe në fund luajtë rolin kryesor në shkatërrimin e Asirisë më 612 para Kr.

Skitët mbanin trupa kuajsh, bagëtish dhe dhensh, dhe banonin në tenda, luftonin me arkë mbi kalë. Ata zhvilluan një kulturë të pasur që karakterizohej me sende metalesh të ndritshme, varret e pasura (kurganët) dhe një stil artistik të sofistikuar.