Ilijas Osmani: Dallime mes rishikimesh

[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
v rregullim i sintaksës
No edit summary
Rreshti 18:
Proza e shkurtër e këtij autori bazohet gjërësisht në asosacionet ideore, vizuale, onirike, duke trajtuar me delikatesë e me një ndjeshmëri të hollë botën njerëzore. Herë i qartë semantikisht, herë hermetik e psikoanalitik duke trajtuar absurdin, herë duke fshikëlluar të keqen, herë ironik e herë sarkastik, herë i rrëmbyer nga butësia dhe brishtësia e ndjenjave, herë i zemëruar nga padrejtësitë njerëzore, I. Osmani na jep një gamë të pasur regjistrash të natyrës shqiptare. Pas vëllimit të parë e të sukseshëm poetik “Lulja e fatit”, botuar para disa vitesh në Tiranë, Iliaz Osmani vjen para lexuesit shqiptar me një përmbledhje të prozës së shkurtër. Përpjekjet stilistike të këtij autori nuk zhvillohen në një terren djerrë, por në terrenin pjellor të traditës së prozës së shkurtër shqipe. Nën vazhdën e ndritur të Migjenit, Nonda Bulkës, Anton Pashkut e Zenhulla Rahmanit, Iliaz Osmani na sugjeron një formulë të re e sugjestive dhe moderne, si një bizhuteri plot shkëlqim, të prozës shqipe, të cilën meriton ta lëvrojë edhe më tej.
 
[[Kategoria:Biografi shqiptarësh]]
[[Kategoria:Shkrimtarë shqiptarë]]
[[Kategoria:Lindje 1954]]