[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
Etiketa: Redaktim nga aplikacioni për celular
Luejt foshnjish
Etiketat: Redaktim nga celulari Redaktim në versionin web nga celulari
Rreshti 103:
Përveç se flitet nga shqiptarët gegë, gegërishtja ka qenë dialekt zyrtar në Shqipëri para [[Lufta e Dytë Botërore|Luftës së Dytë Botërore]] dhe në Kosovë deri më [[1968]]. Shumë mërgimtarë shqiptarë gjatë diktaturës komuniste në Shqipëri kanë vazhduar ta përdorin gegërishten në letrat e tyre. Sot gegërishtja përkrahet si dialekt dhe përdoret aty-këtu nga botime të ndryshme në Shqipëri e në Kosovë. Përkrahësit e gegërishtes janë kryesisht letrarë nga [[Shkodra]], [[Tirana]] dhe [[Prishtina]].
 
Foshnjisht
== Shqipja standarde dhe gegërishtja ==
Shqipja standarde megjithëse mbështetet në dialektin toskë të zonës juglindore të Shqipërisë, ka në përbërjen e saj fjalë apo formime nga gegërishtja, pa të cilat nuk do të bëhej i mundur formimi i disa fjalëve. Disa nga shembujt janë fjalët ''meqenëse'', ''humnerë'' dhe folja ''synoj''. Fjala meqenëse vjen nga paskajorja ''me qenë'' e gegërishtes, dhe një formim i kësaj fjale duke u mbështetur vetëm në toskërisht do të ishte ''përtëjemse'', fjalë e cila nuk shkon në gjuhën shqipe. Fjala humnerë vjen nga folja ''humb'' dhe fjala ''në erë'', dhe gjuha standarde e ka formuar këtë fjalë nga format gegë ''hum'' (humb)+ ''nerë'' (nder). Edhe folja synoj vjen nga fjala ''syni'': ''synoj''=ia ve synin (gegërisht) dhe jo ''syroj'' siç mund të ishte nëse do të formohej nga toskërishtja e cila nuk e përmban këtë folje. Gjithashtu duhet përmendur tema "krye" me të cilën shqipja formon qindra fjalë, teksa me formën toske "kokë" formohen shumë fjalë. Kemi kryeshkamb, por nuk mund të themi kokëshkëmb; teksa forma kokëfortë e toskërishtes, jepet lehtë edhe në gegërisht, me kryefortë, etj.
 
== Shembuj dhe krahasime ==