Masakra e Labovës: Dallime mes rishikimesh

[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
Faqe e re: Andartët grekë do të masakronin në 29 prill 1914 më shumë se 200 burra nga Hormova në një kishë.Kategoria:masaker greke
 
No edit summary
Rreshti 1:
Andartët grekë do të masakronin në 29 prill 1914 më shumë se 200220 burra e djem nga Hormova brenda ambienteve të manastirit të Shën Mërisënjëfshatin fqinj kishë.[[Kategoria:masaker greke]]Kodrës
 
Kur ekipi i Gjeneral Dever mbërriti aty, në fillim të majit, ai u ndesh me një pamje rrëqethëse. Në degën e një lisi dhe në kombanaren e kishës, pranë tij, vazhdonin të qëndronin varur dy trupa meshkujsh. Porta e kishës ishte e përgjakur dhe e bërë shoshë nga plumbat, gjë që tregonte se ishte përdorur si vend ekzekutimi. Brenda, muret e kishës ishin gjithashtu të lyera me gjak dhe me mbeturina trush njerëzorë. I gjithë ambienti rreth e rrotull kutërbonte erë kufome. Në oborrin para kishës u zbuluan tre varre masive me trupat e 220 burrave, që ishin mbuluar përciptazi. Holandezët pajtuan një grup ciganësh aty pranë, të cilët i nxorën kufomat, shumë prej të cilave ishin me koka të prera ose me kafka të copëtuara, për t’i rivarrosur në disa gropa të thella, të hapura rishtazi prej tyre.
 
Raporti i Gjen. Dever dhe i ekipit mjekësor, që e shoqëronte atë, i tronditi rëndë kancelaritë e fuqive të mëdha. Pesë vite më vonë, në përfundim të Luftës I Botërore, në Versajë u mblodh Konferenca e Paqes (1919). Pikërisht në atë konferencë, njeriu që në 1914 kishte orkestruar marshin funebër të Shqipërisë së Jugut, Kryeministri grek E. Venizellos, u përpoq t’u mbushte mendjen përfaqësuesve të fuqive fituese që t’ia aneksonin atë Greqisë. Por, pangopësia dhe cinizmi i kryeministrit grek, kësaj radhe bënë efektin e kundërt. Përfaqësuesit e Fuqive i kujtuan atij pikërisht masakrën e dëshmuar të fshatit Hormovë dhe tragjedinë e 300 fshatrave të tjera të Shqipërisë së Jugut, të shkretuara e të shpopulluara nga bandat greke. Dhe në fund i thanë atij, se Greqia nuk mund të pretendonte si të vetin një territor, ku në vitin 1914 ushtria greke kishte spastruar me dhunë 80% të popullsisë.
[[Kategoria:masaker greke]]