Masakra e Labovës: Dallime mes rishikimesh

[redaktim i pashqyrtuar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
No edit summary
No edit summary
Rreshti 1:
Andartët grekë do të masakronin në 29 prill 1914 më shumë se 220 burra e djem nga Hormova brenda ambienteve të manastirit të Shën Mërisë në fshatin fqinj të Kodrës
 
Kur ekipi i Gjeneral Dever mbërriti aty, në fillim të majit, ai u ndesh me një pamje rrëqethëse. Në degën e një lisi dhe në kombanaren e kishës, pranë tij, vazhdonin të qëndronin varur dy trupa meshkujsh. Porta e kishës ishte e përgjakur dhe e bërë shoshë nga plumbat, gjë që tregonte se ishte përdorur si vend ekzekutimi. Brenda, muret e kishës ishin gjithashtu të lyera me gjak dhe me mbeturina trush njerëzorë. I gjithë ambienti rreth e rrotull kutërbonte erë kufome. Në oborrin para kishës u zbuluan tre varre masive me trupat e 220 burrave, që ishin mbuluar përciptazi. Holandezët pajtuan një grup ciganësh aty pranë, të cilët i nxorën kufomat, shumë prej të cilave ishin me koka të prera ose me kafka të copëtuara, për t’i rivarrosur në disa gropa të thella, të hapura rishtazi prej tyre.