Lufta e Dytë Botërore: Dallime mes rishikimesh

[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
v removed Category:Histori using HotCat
Skeda Omar_Nelson_Bradley.jpg u largua pasi që është shlyer nga Commons prej Ellin Beltz
Rreshti 517:
 
=== Aleatët në Perëndim ===
 
[[Skeda:Omar_Nelson_Bradley.jpg|thumb|250px|Gjenerali Omar Bredli.]]
 
Vonë në janar, aleatët do të rifillonin marshimin e tyre në Gjermani. Pengesa e fundit që i ndante aleatët nga Gjermania, ishte lumi Rajn. Por edhe ky i fundit do të kalohej në mars të 1945-ës. Kalimi u bë i mundur vetëm pas kapjes së urës së Ludendorf në Remagen. Pasi aleatët kaluan Rajnin, britanikët do të shkonin në veri-lindje drejt Hamburgut, duke kaluar lumin Elbe për të lëvizur më tutje drejt Danimarkës dhe Detit Baltik. Njësia ushtarake e nëntë e amerikanëve do të drejtohej për nga jugu, ndërsa njësia ushtarake e parë amerikane do të drejtohej për nga veriu. Këto njësi ushtarake drejtoheshin nga gjenerali në fuqi Omar Bredli. Ky i fundit kishte nën komandë një numër të konsiderueshëm ushtarësh. Më 4 prill, rrethimi i Grupit B të trupave gjermane u bë i mundur. Gjermanët u izoluan bukur në xhepin e Ruhrit ku 300 000 prej tyre do të dorëzoheshin, duke u shpallur si të burgosur lufte. Aleatët atëherë (njësia ushtarake e nëntë e amerikanëve dhe njësia ushtarake e parë amerikane) do të drejtoheshin nga lindja. Ata do të ndalonin në Elbe, dhe në muajin prill aleatët perëndimorë do të përplaseshin me aleatët e tyre lindorë, sovjetikët.