Dallime mes rishikimeve të "Hernia diskale"

54 bytes added ,  4 vjet më parë
v
Sistemim kategorish
v (Sistemim kategorish)
Disqet ndërvertebrorë funksionojnë si absorbues të trysnisë mes vertebrave, duke bërë të mundur përkuljen e trupit në të gjitha drejtimet, si dhe kombinimin e përkuljes së trupit me rrotullimin. Dëmtimi i këtyre disqeve, i cili mund të vijë për një sërë arsyesh, krijon ato që në gjuhën mjekësore quhen '''hernie diskale''', të cilat mund të jenë të niveleve të ndryshme të dëmtimit.
 
Herniet diskale kryesisht ndodhin në zonën e qafës, të shpatullave, dhe të mesit, ku kjo e fundit quhet [[Hernia diskale lumbare|hernie diskale lumbare]]. Një nga episodet më të shpeshta të kësaj sëmundjeje ndodh kur shtylla kurrizore sforcohet nëpërmjet qëndrimeve për orë të zgjatura në pozicione të papërshtatshme, qoftë përpara televizorit ose kompjuterit në shtëpi ose gjatë aktiviteteve të përditshme të punës, periudhë e cila nuk shkakton dhimbje ose i ka ato të pakta, e më pas në arritjen e pikës kritike, zakonisht prej një lëvizjeje të beftë (si përkulje para ose ngritje e një peshe të rëndë) ku pacienti ndjen dhimbje të forta që vijnë nga [[shtylla kurrizore]]. Fakti që disqet ndërverterbrore nuk kanë nerva të tyre ndijorë, shpesh bën që hernia diskale të zbulohet vetëm në momentin kritik të cënimit të nervave rrethues, që preken nga disku i fryrë kur ato dalin nga shtylla kurrizore.
 
== Shkaktarët e hernies diskale ==
====== Pozicionet e papërshtatshme të trupit gjatë punës ======
Disa profesione janë më të prirur për të shkaktuar dëmtim tëdiskut ndërvertebror sesa të tjerët. P.sh., ato që shkaktohen nga orët e gjata të drejtimit të automjetit ose puna për një kohë të gjatë dhe pa ndërprerje në kompjuter.
 
== Llojet e hernies diskale ==
 
== Nivelet e hernies diskale ==
 
Përcaktimi i diagnozës së dhimbjeve të qafës, të mesit ose të shpinës si "hernie diskale" nuk e përshkruan në mënyrë të saktë problemin. Herniet diskale kategorizohen në katër faza përkeqësimi:
 
 
3. Nëpërmjet vetëdiagnostikimit, duke vëzhguar shfaqjet e dhimbjes tek pacienti: shenjat treguese kryesore të vetëdiagnostikimit janë kollitja, teshtima dhe shtrëngimi gjatë daljes jashtë. Në të tre këto momente pacienti ndjen dhembje ose intensifikim të saj, duke kuptuar kështu se bëhet fjalë për probleme me disqet ndërvertebrore.
== Masat parandaluese dhe shëruese të hernies diskale ==
 
== Masat parandaluese dhe shëruese të hernies diskale ==
Masat për t'u përkujdesur për hernien diskale ndahen ne tri faza. a) Kryerja siç duhet e aktiviteteve të përditshme, b) Kryerja e ushtrimeve të specifikuara për të rikthyer diskun e dalë në vend, dhe c) Kryerja e ushtrimeve për të stabilizuar dhe rritur aftësinë e shpinës për të përballuar aktivitetet e përditshme, kjo si masë parandaluese qoftë për daljet e diskut në të ardhmen, ashtu dhe për ridaljen e tij si problem i përsëritur.
 
 
====== Ushqimet që duhen kufizuar ======
 
== Shih edhe ==
[[Hernia diskale lumbare]]
 
== Referenca ==
 
[[Kategoria:Patologji]]
[[Kategoria:Sëmundje]]