Shahin Kolonja: Dallime mes rishikimesh

[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
v Bot: Migrating 1 interwiki links, now provided by Wikidata on d:q7461777 (translate me)
vNo edit summary
Rreshti 1:
'''Shahin Kolonja''' ishte një patriot i shquar shqiptar, aktivist i përpjesëtimeve kombëtare, me kontribut të jashtëzakonshëm për Rilindjen shqiptare. Ka lindur në vitin 1865 në fshatin Starje, të [[Qarku i Kolonjës|rrethit të Kolonjës]]. Ka mbaruar arsim fillestar në [[Korçë]] arsim të mesëm dhe shkencë juridike në [[Stamboll]] në vitin 1895. Merita më e madhe e Shahin Kolonjës për Rilindjen shqiptare ishte puna e tij si botues dhe kryeredaktor i gazetës “Drita” nga viti 1901 deri në vitin 1908, që dilte nën moton “Shqipëria e shqiptarëve”. Ajo ishte një gazetë demokratike dhe patriotike dhe luajti një rol të madh për aktivizimin e lëvizjes nacional-çlirimtare shqiptare. Duke mbajtur lidhje me aktivistë të shquar në Shqipëri dhe në kolonitë shqiptare në vende të ndryshme Shahin Kolonja në faqet e gazetës “Drita” pasqyronte luftën dhe përvijonte detyrat që qëndronin para patriotëve shqiptarë. Jepte shumë ide dhe propozime të reja. Personalisht Shahin Kolonja mori pjesë në veprimtarinë e patriotëve shqiptarë në Shqipëri ose në vendet fqinje. Ai luajti një rol udhëheqës në klubin “Bashkimi” në Manastir, krahas Gjergj Kirijazit. Bashkë me [[Vëllezërit Topulli]] dhe patriotë të tjerë shkoi në Shkup “për ta propaganduar idenë kombëtare”. Gjatë vitit 1905 Shahin Kolonja merrte pjesë aktive në themelimin e komitetit “Për lirinë e Shqipërisë”. Ai vizitoi Bukureshtin, Kjustenxhën dhe Egjiptin për t’i bindur bashkatdhetarët e tij që të hyjnë në këtë komitet ose ta ndihmojnë veprimtarinë e tij. Jo rastësisht gazeta “Drita”, të importuar në mënyrë ilegale në Shqipëri, kishte një ndikim të veçantë mbi patriotët shqiptarë atje. Mbi çështjet më të rëndësishme të lëvizjes nacional-çlirimtare ai zinte pozitë të drejtë – luftë kundër armikut kryesor – pushtuesit turk dhe mbështetësve të tij.
 
{{DEFAULTSORT:Kolonja, Shahin}}
[[Kategoria:Biografi shqiptarësh]]
[[Kategoria:Shkrimtarë shqiptarë]]
[[Kategoria:Lindje 1865]]