Nelson Çabej: Dallime mes rishikimesh

Content deleted Content added
Faqe e re: Nelson R.Çabej ka lindur në Gjirokastër, aty mbaroi shkollën e mesme. Aty u diplomua si mjek veteriner. Filloi punën në Milot e më pas në kooperativat bujqësore Qerekë e Nik...
(Pa ndryshime)

Versioni i datës 31 tetor 2016 11:43

Nelson R.Çabej ka lindur në Gjirokastër, aty mbaroi shkollën e mesme. Aty u diplomua si mjek veteriner. Filloi punën në Milot e më pas në kooperativat bujqësore Qerekë e Nikël të rrethit të Krujës. Më vonë (1968) arriti të regjistrohej “ilegalisht” (specialistët e bujqësisë nuk kishin të drejtë të vazhdonin fakultet të dytë) për të vazhduar studimet me korrespondencë në degën biologji-kimi. Kur filloi punën në Institutin e Higjienës dhe Epidemiologjisë iu kërkua që ta linte degën biologji-kimi dhe të vazhdonte natën fakultetin e Kimisë Industriale me që vendi i punës kërkonte njohuri më të thella në fushën e kimisë. Kur do të mbronte diplomën në degën e kimisë, i thanë se duhej të shkonte përsëri në kooperativë. Pas 5 vjetësh të tjera në kooperativë filloi punën si redaktor biologjie në redaksinë kulturore-enciklopedike në Shtëpinë Botuese "8 Nëntori". Në vitin 1986 mbrojti Doktoratën në fushën e biologjisë. Nelson R. Çabej është autori i shumë librave në fusha të ndryshme të biologjisë (gjenetike, biologjia teorike, filozofia e evolucionit, biologjisë dhe zhvillimit etj). Ai jeton me gruan, Nikoletën dhe djalin, Redonin, në pjesën veriore të New Jersey, USA.