[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
Josif Papagjoni
v →‎Jeta: rregullim sintakse
Rreshti 15:
 
== Jeta ==
Shkollën fillore e mbaroi në [[Fterra|Fterrë]]. Shkollën shtatëvjeçare dhe të mesme i kreu në [[Gjirokastra|Gjirokastër]] dhe më pas bëhet mësues e drejtor [[Shkolla|shkolle]] në [[Kuçi i Kurveleshit|Kuçi]] të [[Vlora|Vlorës]]. Pas përfundimit të studimeve të larta në [[Universiteti i Tiranës|Universitetin e Tiranës]] pranë [[Fakulteti i Histori-Filologji|Fakultetit të Histori-Filologji]] [[1959]], punoi në [[Instituti i Studimeve Pedagogjike|Institutin e Studimeve Pedagogjike]]. Me pas punoi në [[Ministria e Arsimit dhe e Kulturës|Ministrinë e Arsimit dhe të Kulturës]], (sot [[Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Shqipërisë]]) në fillim si specialist i letërsisë, dhe pastaj si kryeredaktor i gazetës "[[Mësuesi (gazetë)|Mësuesi]]" dhe drejtor i arteve [[1970]].
 
Prof. Dr. Jakup Mato ka kryer detyra që lidheshin me artet. Midis të tjerave ka qenë drejtor i [[Instituti i Lartë i Arteve|Institutit të Lartë të Arteve]] (sot: [[Akademia e Arteve]]) . Nga 1991 deri 1993 dhe nga 1997 deri 1998 drejtor i [[Qendra për Studimin e Arteve|Qendrës për Studimin e Arteve]] të Akademisë së Shkencave. Për shumë vite ka dhënë leksionet e Estetikës në [[Universiteti i Tiranës|Universitetin e Tiranës]] dhe në [[Instituti i Lartë i Arteve|Institutin e Lartë të Arteve]]. Anëtar i bordit të [[Enciklopedia e artit shqiptar|Enciklopedisë së Artit Shqiptar]]. Sekretar shkencor i redaksisë së artit dhe kulturës të [[Fjalori enciklopedik shqiptar(botimi i ri-2008)|Fjalorit enciklopedik shqiptar]].