Lufta e Dytë Botërore: Dallime mes rishikimesh

[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
Skeda Omar_Nelson_Bradley.jpg u largua pasi që është shlyer nga Commons prej Ellin Beltz
v rregullim sintakse
Rreshti 4:
!colspan="2" align="center"| Tabela e përmbajtjes

|width=50%|'''Përmbledhje''':

# [[#Origjina e Luftës|Origjina e Luftës]]

# [[#Evropa|Evropa]]

# [[#Azia|Azia]]
|'''Shkaqet dhe Pasojat''':
# [[#Shkaqet në Evropë|Shkaqet në Evropë]]

# [[#Shkaqet në Azi|Shkaqet në Azi]]

# [[#Pasojat|Pasojat]]

|colspan="2"|'''Lëvizjet e Para''':

# [[#Idealet e Gjermanisë|Idealet e Gjermanisë]]

# [[#Lëvizjet dhe Aleancat para luftës|Lëvizjet dhe Aleancat para luftës]]

|colspan="2"|'''Periudha dhe Ngjarje të luftës''' :

''Evropa si Fushë-Betejë'':

# [[#Pushtimi i Polonisë|Pushtimi i Polonisë]]

# [[#Sitzkrieg|Sitzkrieg]]

# [[#Beteja për Atlantikun|Beteja për Atlantikun]]

# [[#Pushtimi i Danimarkës dhe Norvegjisë|Pushtimi i Danimarkës dhe Norvegjisë]]

# [[#Pushtimi i Francës|Pushtimi i Francës]]

# [[#Beteja e Britanisë|Beteja e Britanisë]]

# [[#Një sy mbi Italinë|Një sy mbi Italinë]]

# [[#Azia si Fushë-Betejë|Azia si Fushë-Betejë]]

# [[#Tërbim në Paqësor|Tërbim në Paqësor]]

# [[#Lufta e dytë midis Rusisë dhe Japonisë|Lufta e dytë midis Rusisë dhe Japonisë]]

# [[#Një shikim mbi Lutën Sino-Japoneze|Një shikim mbi Lutën Sino-Japoneze]]

''Vende të tjera'':

# [[#Afrika e Veriut|Afrika e Veriut]]

|colspan="2"|'''Gjithë Globi në Luftë 1941''':

# [[#Ndihma e ShBA-së|Ndihma e ShBA-së]]

# [[#Pushtimi i Jugosllavisë, Greqisë dhe Shqipërisë|Pushtimi i Jugosllavisë, Greqisë dhe Shqipërisë]]

# [[#Sovjetikët nën Sulm|Sovjetikët nën Sulm]]

# [[#Afrika Veriore dhe Lindja e Mesme|Afrika Veriore dhe Lindja e Mesme]]

# [[#Përsëri në Atlantik|Përsëri në Atlantik]]

# [[#ShBA dhe Japonia në Luftë|ShBA dhe Japonia në Luftë]]

|colspan="2"|'''Gjithë Globi në Luftë 1942''':

# [[#Luftë në Çekosllovaki dhe Francë|Luftë në Çekosllovaki dhe Francë]]

# [[#Ofensiva e Sovjetikëve|Ofensiva e Sovjetikëve]]

# [[#Forcat e Boshtit në Sulm|Forcat e Boshtit në Sulm]]

# [[#Beteja e Stalingradit|Beteja e Stalingradit]]

# [[#Betejat e Aleatëve në Paqësor|Betejat e Aleatëve në Paqësor]]

# [[#Ofensiva Japoneze në 1942|Ofensiva Japoneze në 1942]]

|colspan="2"|'''Gjithë Globi në Luftë 1943''':

# [[#Ofensiva e Sovjetikëve dhe Ofensiva Gjermane|Ofensiva sovjetike dhe gjermane]]

# [[#Kapitullimi i Italisë|Kapitullimi i Italisë]]

# [[#Betejat në Atlantik|Betejat në Atlantik]]

# [[#Oqeani Paqësor në 1943|Oqeani Paqësor - 1943]]

# [[#Lufta Japoneze dhe Azia Juglindore|Lufta Japoneze dhe Azia Juglindore]]

|colspan="2"|'''Gjithë Globi në Luftë 1944''':

# [[#Ushtria e Kuqe Përsëri në Ofensivë|Ushtria e Kuqe Përsëri në Ofensivë]]

# [[#Bombardimet Ajrore mbi Gjermani|Bombardimet Ajrore mbi Gjermani]]

# [[#Një sy mbi Italinë dhe Ballkanin|Një sy mbi Italinë dhe Ballkanin]]

# [[#Rreth Revoltës Polake|Revolta Polake]]

# [[#D-Day - Zbarkimi i Aleatëve në Normandi|D-Day - Zbarkimi i Aleatëve në Normandi]]

# [[#Ofensiva Gjermane dhe Kundër-ofensiva e Aleatëve|Ofensiva Gjermane dhe Kundër-ofensiva e Aleatëve]]

# [[#Lufta Sino-Japoneze dhe Azia Juglindore|Lufta Sino-Japoneze dhe Azia Juglindore]]

|colspan="2"|'''Gjithë Globi në Luftë 1945''':

# [[#Ofensiva e Madhe e Sovjetikëve; 60 KM larg Berlinit|Ofensiva e Madhe e Sovjetikëve; 60 KM larg Berlinit]]

# [[#Ofensiva e Dimrit, Aleatët në sulm|Ofensiva e Dimrit, Aleatët në sulm]]

# [[#Konferenca e Jaltës dhe Konferenca e Potsdam|Konferenca e Jaltës dhe Potsdamit]]

# [[#Beteja për Berlinin|Beteja për Berlinin]]

# [[#Aleatët në Perëndim|Aleatët në Perëndim]]

# [[#Kapitullim|Kapitulimi i Gjermanisë dhe Japonisë]]

# [[#Humbjet e Luftës|Humbjet e Luftës]]

|colspan="2"|'''Shtesë''' :

# [[#Referencat|Referencat]]

# [[#Shiko edhe|Shiko edhe]]

# [[#Lidhje të jashtme|Lidhje të jashtme]]

Rreshti 91:
Embargo që iu vendos Gjermanisë ishte me të vërtetë e rëndë. Gjermania u limitua në një ushtri defensive me 100.000 ushtarë si edhe nuk i'u lejua të prodhonte tanke, aeroplan, anije dhe nëndetëse. Kjo gjendje e rënduar dhe varfëria do të bënte më vonë të mundur hipjen në pushtet të forcave naziste në krye me Hitlerin.

Megjithatë kjo konferencë nuk pati suksesin e pritur. Presidenti i SHBA-së Wilson, u dërgua mbrapsht me të gjithë revoltimin e tij. Loyd George doli në pah me idenë se ShBA nuk kishte më vend aty dhe se [[Evropa]] i përkiste evropianëve, një mendim ky që ishte shprehur më parë nga vetë amerikanët në Doktrinën e Monrosë. Dokumenti i Wilsonit, i përbërë nga 14 pika, u pa si një cenim për Evropën. Pika e 12-të e këtij dokumenti kishte në përmbajtje material me rëndësi edhe për Shqipërinë dhe vendet e vogla të tjera, që sipas tij, duhet të merrnin pavarësinë ose të paktën autonominë (pra ishte një pikë që mbronte të drejtat e shteteve të vogla për të formuar shtetin e tyre). Me rëndësi është të përmendim edhe një tjetër synim të kësaj pike që ka lidhje me Perandorinë Osmane. Nga [[Perandoria Osmane]] kërkohej hapja e gjireve dhe ngushticave (pas Luftës së Dardaneleve) për të gjithë, nën vëzhgimin e Kombeve të Bashkuara (që do të ishte organizata ndërkombëtare që Wilsoni kërkonte formimin). Në pikën e 14, ai kërkonte formimin e një organizate ndërkombëtare që të mund të zgjidhte dhe njëkohësisht të parandalonte luftërat dhe konfliktet midis dy ose më shumë shteteve. Në këtë konferencë ai shprehet se dëshiron vetëm paqen dhe i jep një rëndësi të madhe formimit të kësaj organizate ndërkombëtare edhe pse pa rezultat.

Pas Luftës së Parë Botërore, shtetet arabe kishin parë mundësinë për të qenë të pavarur dhe për të formuar më në fund, shtetet arabe të pavarura. Megjithatë kjo gjë nuk do lejohej nga vendet evropiane sepse ato toka ishin të pasura me naftë, që mbas Luftës së Parë Botërore u pa si një lëndë shumë me vlerë. Marrëveshja e San Remos, do të ishte thjeshtë një modifikim i Marrëveshjes së Syces-Picot, e bërë pa dijeninë e SHBA-së duke mohuar marrëveshjen e bërë më parë të King-Crane. Me anë të kësaj marrëveshje, Francës i jepej [[Siria]] dhe [[Lubjana]], problemet e kësaj të fundit vazhdojnë edhe sot e kësaj dite.
Rreshti 99:
=== Evropa ===

Më [[1 shtator]] të vitit [[1939]], Gjermania e udhëhequr nga pushteti nazist me [[Adolf Hitler]]in në krye pushton Poloninë. Kjo ishte bërë e mundur me anë të një kontrate të fshehur me Bashkimin Sovjetik. Të dyja palët morën pjesë në sulmin e 17 shtatorit. Deklarata e vonuar e Francës dhe Anglisë kundër Gjermanisë, do të shpallej vetëm më 3 shtator të po atij viti. Me këtë deklaratë, flota angleze dhe franceze filluan manovrimin e gjerë në ujërat territoriale të Evropës. Në këto kushte, me anë të Sulmit Blitzz Creig (Sulm rrufe), Gjermania pushton dhe shtie në dorë shpejt [[Polonia|Poloninë]], [[Norvegjia|Norvegjinë]], [[Holanda|Holandën]], [[Belgjika|Belgjikën]] dhe [[Franca|Francën]] në 1940. Në 1941 do të merrte edhe Jugosllavinë, Greqinë si dhe Shqipërinë. Trupat italiane, në aleancë me boshtin nazist, do të sulmonin trupat britanike në Afrikën e Veriut. Deri në verë të 1941, Gjermania kishte arritur të shtinte në dorë të tërë Francën dhe pjesën më të madhe të Evropës. Britania e Bashkuar, tashmë qëndronte vetëm pa aleatë me sy nga ShBA-të, megjithatë pushtimi i saj u bë i pamundur për shkak të forcave ajrore (Royal Air Force) dhe detare (Royal Navy).

Duke e parë Britaninë si një armik të pashpresë dhe të dobët, Hitleri kthehet nga Bashkimi Sovjetik, me një sulm të befasishëm më 22 qershor 1941, duke prishur kështu marrëveshjen e mossulmimit që kishte bërë me të. Në fundin e vitit 1941, Gjermania kishte pushtuar një pjesë të konsiderueshme të Bashkimit Sovjetik, por hapi i tyre do të ndalej jashtë Moskës, në betejën e Stalingradit. Gjatë betejave të përgjakshme në Stalingrad, që për më tepër dukej si një luftë personale midis Hitlerit dhe Stalinit, rrethimi dhe kapja e Garnizonit të Gjashtë të trupave gjermane, e bëri Gjermaninë të mendonte se nuk do të ishte një nismë e lehtë marrja e Rusisë. Sulmi rrufe i Gjermanisë naziste, dukej sikur nuk kishte dobi në tokat e mbuluara me borë dhe të pa fundme të Rusisë. Beteja e Stalingradit u zhvillua në vitet 1942-1943 ku boshti nazist pati humbje të mëdha. Humbja tjetër në Betejën e Kursk dhe thyerja e Syrgjynosjes së Leningradit do t’i jepte luftës një pamje tjetër tashmë. Ushtria e kuqe duket e papërmbajtshme dhe tashmë nga një mbrojtje e fortë, kalon në ofensivë të përgjithshme, duke gjëmuar Wehrmacht deri në [[Berlin]]. Në Betejën e Berlinit, Ushtria e Kuqe merr lagjet e këtij qyteti një nga një, deri sa më 30 prill 1945, Hitleri kryen vetëvrasje në bunkerin ku strehohej, duke mos parë rrugë shpëtimi.

Ndërkohë, Italia fashiste me [[Benito Mussolini]]n në krye kapitulloi në 1943. Tashmë ajo kishte dalë kundra ish-aleates së saj Gjermanisë që vazhdonte luftën. Trupat e aleatëve u futën në Itali dhe më pas në 1944, ata do të lironin edhe Francën. Më pas, me rënien e Gjermanisë, aleatët dhe Sovjetikët do të takoheshin në qendrën e Gjermanisë, Berlin. Kjo vetëm pas Betejës së Bulge (Battle of the Bulge) në dhjetor.
Rreshti 109:
=== Azia ===

[[Japonia]] pushtoi [[Kinë]]n në [[7 korrik]] [[1937]] dhe planet e saj ishin të shtrinte pushtetin e saj në të gjithë Azinë si lindore ashtu edhe jugore. Më 7 dhjetor 1941, Japonia do të ndërmerrte një sërë sulmesh surprizë ndaj shumë vendeve duke përfshirë këtu edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në Pearl Harbor, Hawai, një gjë që bëri të pashmangshme futjen e ShBA-së në luftë.

Për gjashtë muaj rresht, Japonia kishte korrur vetëm fitore të bujshme, Beteja në Detin Koral (Battle of the Coral Sea) do të merrte pjesë, për t’u ndjekur më pas me Betejën e Midway (Battle of Midway), ku Japonia pati humbje të mëdha, ndër këto 4 avionmbajtëse. Duke ndaluar hapin e japonezëve, ishte radha e aleatëve të hidheshin në ofensivë tashmë. Kjo ofensivë u vërtetua me Betejën e Gjirit të Milne-s (Battle of Milne Bay) dhe Beteja e Guadalcanal (Battle of Guadalcanal), territore këto të pjesës jugperëndimore të Paqësorit.

Duke pasur dy fronte në këto zona, aleatët e panë të nevojshme hapjen e një fronti edhe në pjesën qendrore të Paqësorit. Aleatët korrën sukses në këto beteja ku për t’u përmendur është Beteja në detin e Filipineve (Battle of the Philippine Sea) dhe Beteja e Leyte Gulf (Battle of Leyte Gulf) në 1944. Gjithashtu pushtimi i ishujve, që ishte njëkohësisht edhe pikë kyçe për aleatët, ishin Iwo Jima dhe Okinawa në 1945. Gjatë këtyre betejave të shumta, një rol të madh luajtën edhe nëndetëset, të cilat prenë linjën e furnizimit të Japonisë me naftë dhe shumë materiale të tjera të nevojshme për luftën.

Në vitet e fundit të luftës, aleatët ndërmorën një fushatë masive bombardimi mbi Japoni. Më [[6 gusht]] [[1945]], ShBA hodhi më në fund bombën atomike në qytetin e Japonisë Hiroshima. Vetëm tre ditë më vonë, në [[9 gusht]] 1945, një tjetër do të hidhej në Nagasaki, duke detyruar më në fund, perandorin Hirohito të shpallte kapitullimin më [[15 gusht]] 1945.

Lufta kishte mbaruar.
Rreshti 123:
=== Shkaqet në Evropë ===

Ashtu si edhe Lufta e Parë Botërore, shkaqet dhe arsyet e Luftës së Dytë Botërore janë rritja e nacionalizmit dhe militarizmit. Arsye të tjera ishin edhe mos vendosja e saktë e kufijve. Më 1929 kur situata ishte akoma e tensionuar, në Gjermani dhe Itali, filluan të ngriheshin dhe të fuqizoheshin lëvizjet fashiste. Depresioni i Madh i viteve 1930 i kishte ulur moralin popullsisë gjermane, e cila për më tepër vuante edhe borxhin prej 65 miliard markave që i ishte imponuar për dëmet e shkaktuara në luftën e parë dhe kur ShBA vendosi që të ndalte kredinë e saj, situata u rëndua më shumë me Francën, që kur pa që Gjermania nuk mundi të paguante as këstin e parë dhe të dytë të borxhit, pretendoi territore nga shteti Gjerman.

Me të vërtetë Gjermania kishte firmosur Traktatin e Versajës, por ajo nuk e kishte pëlqyer kurrë këtë gjë, sidomos artikullin 231 që thoshte me pak fjalë që Gjermania pranonte të merrte për sipër të gjitha shpenzimet dhe humbjet e aleatëve, që ajo i kishte shkaktuar atyre kur forcat aleate përpiqeshin të mbroheshin. Besimi i përgjithshëm i popullit në Dolchstosslegende (një besim mitologjik i hershëm që në shqip do të thotë “thikë në shpinë”), si edhe Depresioni i Madh, solli në pushtet Partinë Socialiste Punëtore Gjermane (partia Naziste) me Adolf Hitlerin në krye.

Kur marrëveshja e Versajës po humbte vlerën e saj, shteti Anglez dhe Francez kanë një meritë në këtë mes. Franca lidhi me të vërtetë kontratë me Anglinë dhe Italinë, por të dy këta dolën nga fjala. Formimi i “Stresa”, ishte formimi i fronteve nga ana e Italisë dhe Anglisë kundra Gjermanisë, por Anglia nuk iu përmbajt kësaj marrëveshjeje. Në atë kohë në pushtet ishte Chamberlein. Ky i fundit, paraardhës i Çërçillit, ndjente simpati për partinë e re në Gjermani. Ai mendonte se ata kishin vepruar shumë rëndë mbi Gjermaninë. Gjithashtu frika e një France të gjithëpushtetshme në Evropë, ishte një arsye tjetër që këto dy vende nuk do vendosnin një marrëdhënie stabile midis njëri tjetrit. Italia do vepronte me të njëjtën mënyrë duke e lënë Francën vetëm dhe fronti “Stresa” tashmë përfshinte vetëm mbrojtjen e dobët franceze, të ndërtuar sipas stilit të Luftës së Parë Botërore, që nuk i bëri dot ballë teknologjisë së re gjermane.

Pakti Molotov-Ribbentrop midis gjermanëve dhe sovjetikëve, bëri që Gjermania të merrte e qetë Poloninë. Shtetet e bashkuara nuk arritën të vendosnin një lidhje të fortë me njëra tjetrën, duke i lënë Hitlerit kohë të fuqizohej. Më në fund Lufta e Dytë Botërore kishte filluar dhe tashmë nuk do të kishte më mundësi për negociata paqeje.
Rreshti 134:
[[Skeda:JapanGermanyToast.jpg|thumb|Yosuke Matsuoka (në qendër) festa e nënshkrimit të aleancës Japoneze-Gjermane-Italiane. Foto është shkrepur në Tokio, Japoni]]

Politika e Japonisë imperialiste në 1930, ishte sunduar nga militarist. Ushtarakët që ishin në krye të hierarkisë së shoqërisë japoneze, dëshironin të realizonin ëndrrën e tyre për ta bërë Japoninë një vend me fuqi botërore. Këto ide dhe të tjera shkaqe ishin përfshirja e Japonisë në luftë. Në vitin 1931, Japonia pushtoi Mançurian dhe Kinën në vitin 1937. Kina ishte një vend i pasur me burime natyrore si edhe një vend i mirë për të zgjeruar dhe fortifikuar pozitën ushtarake në Azi. Si Sh.B.A, ashtu edhe Anglia (kjo e fundit kishte interesat e veta në Kinë), reaguan duke dërguar ndihma ushtarake në Kinë, si instruktorë dhe avionë luftimi, të cilët u dërguan në Kuomintang. Një tjetër reagim ishte edhe embargo e materialeve të nevojshme lufte kundrejt Japonisë. Në se Japonia nuk do furnizohej së shpejti me këto materiale që i’u ndaluan, asaj padyshim që nuk do i mbeste gjë tjetër veç se tërheqja ose gjetja e burimeve të tjera që ishin të rëndësishme për ekonominë e saj. Pra zgjidhjet ishin të thjeshta, tërheqja, pushtimi i territoreve ku ndodheshin burimet si nafta e materiale të tjera ose marrja e këtyre burimeve nga Dutch East Indies (kompani Holandeze në Indonezi e formuar në shek. XIX), [[Malajzia]] dhe [[Filipinet]]. Duke besuar se vendet evropiane do të ishin shumë të zëna me njëra tjetrën dhe duke menduar se ShBA-ve do t’i duhej shumë vite para se të mund të organizohej në luftë (dhe edhe në se organizohej do i duhej shumë kohë në negociata), Japonia zgjodhi rrugën e pushtimit dhe kështu do të fillonte plani për pushtimin e Azisë.

Si rrjedhojë Lufta Aziatike do të fillonte dhe Paqësori do të lyhej me gjak. Megjithatë, shkaku më i fortë që detyroi Amerikën të futej në luftë, ishte sulmi i pabesë në Pearl Harbor, në Singapor dhe në Filipine në 7-8 dhjetor të vitit 1941. Kjo i dha shumë shpresë Gjermanisë, që kur pa se ShBA do të ishte shumë e zënë me fushatën në Paqësor, i shpalli luftë asaj në [[12 dhjetor]] [[1941]]. Por ShBA do të kishte më shumë burime se sa mendonte Hitleri.
Rreshti 143:

[[Skeda:638px-Two_young_German_soldiers.jpg|thumb|Dy të rinj gjermanë. Fotoja i përket datës mars 1945]]
Pasojat e Luftës së dytë Botërore ishin të shumta. Rreth 62 milion njerëz, që është ekuivalentja e 2.5% e popullsisë së planetit, humbën jetën. Lufta përfundoi me kapitullimin dhe pushtimin e Gjermanisë, humbjen e Japonisë dhe Koresë si edhe me dorëzimin e territoreve të Finlandës që ishin në dorë të Sovjetikëve. Globi tashmë do përballej me një ekonomi të shkatërruar, si të Evropës ashtu edhe të Azisë. Ushqimi i shfrytëzuar nga të dyja palët armike nuk do të ishte i mjaftueshëm për të gjithë popullsinë. Shumë persona që luftuan u zhgënjyen nga lufta duke humbur shpresën për një jetë më të mirë (është për t’u theksuar numri i madh i vetëvrasjeve në periudhën pas luftës e shkaktuar nga depresioni).

Përfundimi i Luftës së Dytë Botërore nuk shihej si ëndrra që më në fund të gjitha luftërat do të përfundonin, por duke ditur këtë vende të ndryshme do të merrnin masa. Aleatët do të formonin [[OKB]]-në (Kombet e Bashkuara) të udhëhequr nga ShBA në vitin 1945, kjo lidhje do t’u formonte në San Francisko, Kaliforni, me shpresën që konfliktet në të ardhmen nuk do të shkonin deri aty ku kishin shkuar deri tani.

Perandoritë që kishin ekzistuar deri atëherë si Perandoria e Holandës, Perandoria e Francës dhe Perandoria e Britanisë, nuk do të ekzistonin më. Aleanca të reja do të krijoheshin në shumë territore të ndryshme si në Azi dhe Afrikë. Filipinet kërkonin akoma pavarësinë e tyre të plotë duke i kujtuar ShBA-së fjalën e dhënë për pavarësi dhe në 1946 do e fitonin një gjë të tillë. Për Gjermaninë dhe Poloninë do të hartoheshin territore të reja. Gjermania e ndarë në katër zona të ndryshme do të vuante më shumë dënimin e pasluftës. Nga katër zonat që ajo u nda, tre pjesë ishin në dorë të aleatëve që vendosën edhe një sistem demokratik konstitucional. Pjesa tjetër e mbetur, ishte në dorë të Bashkimit Sovjetik. Ky i fundit shtiu nën kontroll edhe shumë vende të tjera të Evropës lindore. Frontet ishin të dukshëm tani. Në njërën anë qëndronin aleatët me ShBA në krye dhe në tjetrën anë qëndronte Bashkimi Sovjetik me shtetet satelite të tij. Furnizimi i Evropës me bombën atomike, do të rriste akoma më shumë tensionin dhe kjo do të shënonte fillimin e Luftës së Ftohtë.

Në Azi, dhe pikërisht në Japoni, Perandoria imperialiste Japoneze u shfuqizua nga gjenerali Amerikan në fuqi Douglas McArthur (Daglas Mek Artur), për t’u zëvendësuar me një Monarki Konstitucionale, ku Perandori Hiroito do të ishte akoma në krye. Ndryshe nga Wilhelmi II, që dha dorëheqjen dhe mori fajin për sipër kur Gjermania humbi në Luftën e Parë Botërore, Perandori japonez, nuk e bëri një gjë të tillë dhe trashëgimi e tij vazhdon edhe sot e kësaj dite.

Me kapitullimin e Japonisë, Koreja do të merrte pavarësinë. Koreja ishte e ndarë në dy pjesë atë kohë. Njëra pjesë ([[Koreja Veriore]]) kishte ndihmën dhe mbështetjen e Sovjetikëve, ndërsa pjesa tjetër ([[Koreja Jugore]]) kishte mbështetjen e trupave amerikane. Ndërkohë në Kinë, lufta civile nuk zgjati shumë deri sa Partia Popullore e Kinës hipi më në fund në pushtet në 1949. Anëtarët e Partisë Nacionaliste Kineze tërhiqen në Tajvan.
Rreshti 169:
=== Lëvizjet dhe Aleancat para luftës ===

Në fillimet e luftës, Britania dhe Franca ndoqën një politikë mos veprimi ndaj Gjermanisë duke dashur të ruanin paqen në Evropë. Ka mendime se kjo politikë u ndoq pasi këto dy fuqi të mëdha dyshonin në se popujt e tyre do të kishin dëshirën të luftonin një luftë tjetër madhore në kaq pak kohë.

Me Marrëveshjen e Mynihut (Munich Agreement) në vitin 1938, u kuptua qartë që tashmë lufta ishte e pashmangshme, pasi pikërisht Britania e Madhe dhe Franca, dhanë leje pushtimit të atyre tokave Çekosllovake, ku sipas Hitlerit jetonin popullsi gjermano-folëse. Çamberlain deklaroi se ky ishte një pakt që do të shënonte paqen në Evropë. Por në të vërtetë, Gjermania pas pushtimit të “tokave që i përkisnin”, në mars të 1939, do të pushtonte të gjithë Çekosllovakinë. Në më pak se një vit nga pushtimi i Çekosllovakisë, Britania e Madhe dhe Franca, do t’i deklaronin luftë Gjermanisë.

[[Skeda:ShembullMolotovRibbentropStalin.jpg|thumb|200px| Firmosja e Paktit Molotov-Ribbentrop në Moskë. Mbas Molotov nga e majta në të djathtë qëndrojnë Shaposhnikov, Ribbentrop dhe Stalin]]

Me pushtimin e Çekosllovakisë u pa qartë dështimi i Marrëveshjes së Munihut. Gjithashtu Britania e Madhe dhe Franca arritën në përfundimin se Hitlerit nuk i zihej besë dhe se ai kërkonte të shtrinte pushtetin në të gjithë Evropën, një gjë kjo që ata nuk mund ta toleronin. Polonia dhe Franca do të binin dakord të ndihmonin njëra tjetrën më 19 maj 1939, në rast sulmimi nga pala Gjermane. Britania e Madhe do të ofronte ndihmën e saj ndaj Polonisë me të njëjtin qëllim si Franca në Mars. Më [[23 gusht]] [[1939]], pakti Gjermano-Rus i Molotov-Ribbentrop do të firmosej nga të dyja palët. Ky pakt ishte i fshehtë dhe kishte si synim kryesisht formimin e një protokolli për të realizuar ndarjen e Evropës qendrore, ndërmjet Nazistëve dhe Sovjetikëve. Kjo ndarje do të bëhej sipas planeve të interesave dypalëshe dhe gjithashtu i premtonte Bashkimit Sovjetik një pjesë të Polonisë. Të dy palët arritën në një marrëveshje që lejonte si Gjermaninë dhe Rusinë të “bridhnin” të qeta dhe të mund të kryenin veprime ushtarake në tokat e njëri-tjetrit. Duke kujtuar Luftën e Parë Botërore ku Anglia i kishte bllokuar shumë gjëra asaj duke bërë që Gjermania të vuante urinë, Gjermania dëshironte një kontratë me Bashkimin Sovjetik, ku ky i fundit zotohej të shiste ushqimet, naftën dhe produkte të tjera Gjermanisë.

Gjermania tashmë nuk frikësohej dhe ishte gati t’i shpallte luftë Britanisë së Madhe, Polonisë dhe Francës. Hitleri në fillim qartësoi se ai donte thjeshtë të shtinte në dorë Qytetin e Danzing (do ishte më e saktë të thuash Qytet-Shtet) dhe Korridorin e Polonisë, por qëllimet e pushtimit të plotë të Polonisë ishin të qarta. Marrëveshja midis Britanisë së Madhe dhe Polonisë në 25 gusht, nuk do të ndryshonte planet e Hitlerit.
Rreshti 199:
[[Skeda:U-boat.jpg|thumb|250px|Shembull i një anije nëndetëse gjermane. Në sfond Luftanija Scharnhorst]]

Mbas 1943, Gjermania do e kuptonte se nuk kishte shumë shpresa të fitonte në det. Aleatët do të ndërtonin anije më të shpejta se ato që u fundosën. Plani i shoqërimit të çdo anije me anije të tjera luftarake do të ulte humbjet e trupave detare. Gjithashtu lufta kundra nëndetëseve do të bëhej shumë efektive. Këtu ka një meritë edhe shpikja e radarit, që arrinte të zbulonte nëndetëset Gjermane ku këto të fundit dilnin natën për t’u furnizuar me oksigjen ose për të bërë ndonjë riparim të mundshëm. Sulmi nga qelli do të ishte i befasishëm duke mos i lënë nëndetëses shumë mundësi për t’ia mbathur. Prodhimi në masë i Tipit 21 nëndetëse nuk pati shumë efektivitet përderisa lufta tashmë kishte ardhur në përfundimet e saj.

Në pjesën jugore të Atlantikut, admirali Graf Spee arriti të fundosë nëntë anije tregtare britanike. Kruiserat anglez si HMS Ajax, HMS Exeter dhe HMNZS Achilles do të angazhoheshin më vonë kundra admiralit Graf Spee, në atë që njihet me emrin Battle of the River Plate (Beteja e River Plate). Këto kruisera që i përkisnin divizionit të Zelandës së re, do të dëmtoheshin rëndë në të vërtetë, por edhe Graf Spee do të detyrohej të tërhiqej në ujërat neutrale të Uruguait, në Portin e Montevideo.

Në Betejën e Atlantikut, flota gjermane nuk do të vepronte sipas rregullave të pashkruara të luftës. Robërit që arrinin të shpëtonin nga fundosja e anijeve, kapeshin dhe i dorëzoheshin Gestapo-s që zakonisht i torturonte dhe ekzekutonte. Jo në pak raste është qëlluar nga anijet luftarake, kundrejt marinarëve të pambrojtur në det. Kjo gjë do të kritikoj më vonë, pas mbarimit të luftës.
Rreshti 223:
==== Beteja e Britanisë ====

Gjermania u përgatit të pushtonte Britaninë e Madhe në vitin 1940 në atë që u quajt Unternehmen Seelöwe nga gjermanët dhe Operation Sea Lion nga anglezët (Operacioni Luanët e Detit në shqip). Britania kishte humbur një pjesë të mirë të trupave të saj në Dunkirk. Megjithatë, Flota Britanike (Royal Navy) qëndronte solide dhe Nazistët e dinin që nuk kishin shpresa kundra saj. Kështu u mendua se veprimi më shpresëdhënës, ishte sulmi nga ajri. Por edhe Forcat Ajrore Britanike (Royal Air Force) nuk ishin mangët. Gjermanëve do t’ju duhej të ndesheshin me këto forca.

Në verën e vitit 1940, beteja midis këtyre dy Forcave Ajrore do të fillonte. Kjo betejë u pagëzua me emrin Beteja e Britanisë. Luftwaffe (Forcat Ajrore Gjermane) në fillim do të përqendronin sulmet e tyre mbi RAF Fighter Command (një nga tre qendrat komanduese të Britanisë së madhe). Pika të tjera do të ishin edhe aeroporte të ndryshëm si edhe stacionet e radarëve, që rezultonin shumë dëmtuese për nëndetëset Gjermane. Pasi Britanikët do të bombardonin Berlinin, Hitleri vendosi të kundërpërgjigjej duke bombarduar Londrën. Sulmi mbi Londrën njihet si The Blitz (Operacioni Rrufe nëse do e përshtatnim në shqip). Forcat Ajrore Gjermane u dëmtuan rëndë nga sulmet mbi Britaninë. Hurricanes dhe Spitfires do të bënin të mundur, që Hitleri ta rikonsideronte planin e tij të sulmit mbi Britaninë. Kanali i Lamashit, do të qëndronte në dorën e Flotës Angleze, por Hitleri kishte plane të tjera. Ai do të kthente sytë nga lindja, duke anuluar planet e tjera për pushtim.
Line 230 ⟶ 229:
==== Një sy mbi Italinë ====

Mbreti i Italisë Viktor Emanueli i Tretë në të vërtetë kishte kundërshtuar pushtimin e Shqipërisë, duke e konsideruar si një rrezik pa fitim. Por Musolini kishte planet e tij. Ultimatumi ndaj Shqipërisë për t’ju dorëzuar Italisë u bë më 25 mars 1939. Refuzimi i Shqipërisë për dorëzim, bëri që [[Benito Mussolini|Benito Musolini]] ta pushtonte atë në 7 prill të 1939. Rezistenca ishte e dobët (Rezistenca e Durrësit) dhe shumë shpejt, trupat ushtarake Italiane do të merrnin kontroll mbi Shqipërinë. Mbreti i Zog, arratiset me familjen e tij në vendin fqinj Greqinë dhe më pas në Londër. Pasi kishte pushtuar Shqipërinë, më 28 tetor të 1940 edhe Greqia do të binte në duar të Italianëve. Italia nuk provoi veten të denjë për të mbajtur nën kontroll këto dy vende.

Bombarduesit anglez do të ishin shumë eficient kundra anijeve Italiane. Një luftë-anije u fundos, ndërsa shumë të tjera do të dëmtoheshin rëndë duke dalë jashtë-përdorimit. Sulmi i avionëve bombardues ndaj Flotës Italiane do të bëhej e mundur në portin jugor të Tarantos, ku avionët do të përdornin torpedo për të fundosur dhe dëmtuar anijet Italiane. Torpedot do të konsideroheshin si shumë të rëndësishme dhe përdorimi i tyre do të bëhej i mundur më vonë në sulmin e Japonezëve në Pearl Harbor, kundra ShBA-së.
Line 238 ⟶ 237:
==== Tërbim në Paqësor ====

{{kryesor|Masakra e Nanjing}}

Luftërat Japoneze në Oqeanin Paqësor e njohur si Lufta Sino-Japoneze. Lufta Sino-Japoneze filloi në 1937 me sulmin e Japonisë ndaj Kinës. Që nga 1931, Japonia mbante të pushtuar Mançurian dhe me datë 7 korrik të 1937, ajo do lëshonte sulme të shumta ndaj Kinës në afërsi të Beiping (Bezhingu i sotëm). Japonezët avancuan të pathyeshëm deri në Betejën e Shangait, ku ndaluan hapin. Shangai do të binte në dhjetor 1937. Pak më vonë edhe kryeqyteti Nanzhing do të binte. Qeveria Kineze u largua nga aty duke shkuar në Çongqing.

Gjatë kësaj lufte, Japonia kreu masakra të shumta, duke mbjellur terror mbi popullsinë civile. Keqtrajtime të shumta u kryen edhe kundrejt robërve të luftës që u gjendën përballë torturash çnjerëzore. Për t’u përmendur është Masakra e Nanjing, ku vetëm brenda një muaji, do të masakroheshin më shumë se 300 mijë civilë.
Line 246 ⟶ 245:
==== Lufta e dytë midis Rusisë dhe Japonisë ====

Më 8 maj 1939, 700 kalorës (por numri i këtyre trupave mund të jetë i diskutueshëm) kaluan lumin Khalka. Kjo sipas japonezëve ishte kufiri i Mançurias. Si mongolët dhe sovjetikët, u justifikuan duke thënë se ata e dinin kufirin 20 milje më tutje në lindje. Kjo nuk ndaloi forcat e Mançurisë dhe forcat mongole të hapnin zjarr mbi njëra tjetrën. Nuk do kalonin shumë ditë dhe Japonia ashtu si edhe Bashkimi Sovjetik, do të dërgonin trupa të shumta në asistencë të këtyre vendeve që ishin nën kontrollin e tyre. Kontingjenti i madh i karvanëve do të ndeshej ashpër me kontingjentin tjetër armik, një luftë kjo që do të zgjaste deri në shtator të atij viti. Nuk pati fitimtarë në këtë luftë, por kjo luftë do të bënte më vonë të mundur firmosje e Paktit Molotov-Ribbentrop. Të frikësuar nga hapja e një lufte me dy fronte, Sovjetikët nënshkruan këtë marrëveshje të fshehtë me nazistët. Nuk ka të dhëna shumë të sakta, por mendohet se do të kishte 18 mijë humbje nga pala Japoneze dhe 9 mijë humbje nga pala Ruso-Mongole. Kjo ishte lufta e dytë që zhvillohej midis këtyre dy fuqive.

==== Një shikim mbi Luftën Sino-Japoneze ====
Line 268 ⟶ 267:
=== Ndihma e ShBA-së ===

Pas rënies së Francës në 1940, ShBA e pa si të domosdoshme të ndërhynte në këtë luftë që po përfshinte globin. Megjithatë në ato vite, ShBA nuk ishte në gjendje shumë të mirë dhe disa mendonin që ShBA, nuk kishte fonde të mjaftueshme për të ndihmuar në luftë. Pavarësisht nga kjo Frenklin Rusvelt ([[Franklin D. Roosevelt]]), do kërkonte nga kongresi të drejtën e “Lend-Lease act” (Ky është ai akt ku kongresi i jep të drejtë presidentit të ShBA-së të japë ndihmë ushtarake, armatime dhe fonde monetare atyre vendeve që Presidenti mendonte se po luftonin për të siguruar territoret e ShBA-së, një akt ky nga ku shumë vende si Anglia, Bashkimi Sovjetik, Kina e të tjerë do të përfitonin). Ky akt u aprovua nga kongresi më 11 mars 1941 dhe i siguroi kryesisht Britanisë dhe 37 vendeve të tjera rreth 50 bilion dollar në furnizime ushtarake dhe mjete të tjera të nevojshme për luftën. Nga ky fond, Britania dhe Komunuelthi (Commonwealth) do të përfitonin 31.4 bilion dollar.

Duke parë këtë lëvizje të ShBA-së, Kanadaja duke iu përshtatur të njëjtit plan, do të jepte një fond prej 4.7 bilion dollarësh (Dollar Amerikan), Britanisë së Madhe dhe Bashkimit Sovjetik.
Line 276 ⟶ 275:
:'''''Artikulli kryesor:''''' ''[[Shqipëria në luftën e dytë botërore]]''

Më 6 prill 1941, forcat Gjermane, Italiane dhe Bullgare, sulmuan dhe pushtuan Jugosllavinë. Lufta do mbaronte me datë 17 prill me dorëzimin e shpejtë të Jugosllavisë si edhe me krijimin e një qeverie kukull me qendër në [[Kroaci]]. Vetëm dy grupe do të vazhdonin luftimet. Grupi komunist AVNOJ, të udhëhequr nga [[Tito]], më vonë do të tregonte epërsi në forcë dhe influencë ndaj grupit tjetër të çetnikëve të udhëhequr nga Draža Mihailović. Gjithashtu, më 6 prill, Gjermania do të pushtonte Greqinë, duke futur trupat e saj nga Bullgaria.

Rezistenca Greke ishte e gatshme të luftonte, por pavarësisht nga kjo ata ishin shumë më të pakët në numër dhe detyrimisht humbën. Kështu me datë 27 prill, [[Athina]] do të bie edhe pse, me meritë të Britanisë së Madhe, më shumë se 50 000 trupa ushtarake greke mundën të tërhiqeshin diku tjetër, për të luftuar mbase më vonë. Shqipëria gjithashtu ra pre e pushtimit nazist. Me vendosjen e një qeverie-kukull në Shqipëri, Nazistët shprehën qartë se nuk do të ishin kalimthi aty. Lufta e shqiptarëve do të ishte një luftë partizane dhe u drejtua nga grupi komunist me në krye Enver Hoxhën.

Lufta në Ballkan, pavarësisht se nuk do të përbënte ndonjë problem për Gjermaninë, do të vononte sulmin e saj ndaj Bashkimit Sovjetik për një periudhë prej 6 javësh.
Line 295 ⟶ 294:
Trupat Gjermane filluan të demoralizohen nga luftimet e pafundme dhe ardhja e trupave të reja nga Siberia. Këto trupa ishin të shumtë dhe drejtoheshin nga Gjenerali Zhukov, një gjeneral ky me përvojë nga Lufta e Parë Botërore. Gjithashtu, këta ushtarë Sovjetik, ishin mësuar me ato kushte të ashpra.

Gjermania kishte avancuar shumë përpara, por kësaj radhe Sovjetikët do të “kthenin përgjigje”. Më 5 dhjetor, Sovjetikët kundërsulmuan dhe i detyruan trupat gjermane të ktheheshin mbrapa për kilometra të tëra (mendohet 150-250 kilometra). Kjo kishte qenë thyerja e parë e gjermanëve në luftë.

Më 25 qershor 1941, lufta e vazhdueshme e sovjetikëve me Finlandën, bëri që sovjetikët të ndërmerrnin një fushatë të gjerë bombardimesh ajrore kundra kësaj të fundit. Këto bombardime, filluan pak mbrapa fillimit të Operacionit Barbarosa.
Line 307 ⟶ 306:
=== Përsëri në Atlantik ===

Më 9 maj, Destroyer HMS Bulldog (tip anije e aleatëve ku “Destroyer” merr kuptimin e “Shkatarrues”) i Flotës Britanike do të kapte një U-Boat (tip nëndetëse gjermane) gjermane. Nga kjo nëndetëse, do të merrej e paprekur një makineri që u quajt nga Britanikët Enigma Machine. Ky mjet do të ishte me rëndësi jetësore për fitoren e aleatëve në Atlantik. Kjo makinë do dërgohej në Bletchley Park dhe do i lejonte aleatëve të thyenin dhe të kuptonin kodet e ushtrisë gjermane.

[[Skeda:Enigma.jpg|thumb|Makina Enigma]]

Më 24 maj, luftanija gjermane Bismark, do cenonte Flotën e Aleatëve në Oqeanin Atlantik. Luftanija Britanike Battlecruiser HMS Hood do të fundosej në betejën e Danimarkës (Battle of the Denmark Strait). Pas kësaj, flota e britanikëve, do të ndërmerrte një gjueti të përgjithshme kundra luftanijes Bismark në pjesën veriore të Oqeanit Atlantik. Kjo nismë nuk do të ishte edhe aq e thjeshtë për Britanikët. Njësia ajrore bombarduese Fairey Swordfish, e nisur nga aeroplanmbajtësja HMS Ark Royal, të pajisur me bomba torpedo, do të sulmonin Bismarkun. Këto avionë nuk rezultuan shumë efektivë ndaj saj dhe dëmet ishin minimale, por kjo do t’ia bënte punën Flotës Britanike më të thjeshtë.

Bismarku më në fund u fundos. Për fundosjen e saj do u donte një gjëmim prej 2 700 kilometrash dhe angazhimi i 8 luftanijeve dhe 8 anije Kruizer, 2 aeroplanmbajtëse, 11 Kruizerave, 21 Destroyer (Shkatërrues) dhe 6 nëndetëseve.
Line 319 ⟶ 318:
Në verën e 1941, ShBA, Britania e Madhe dhe Holanda vendosën embargo ndaj Japonisë. Kjo embargo kishte në qendër ndërprerjen e naftës, në mënyrë që Ushtria Japoneze të humbte superioritetin e saj në luftë. Japonia nuk u tërhoq nga lufta, madje vazhdoi të avanconte në territoret Kineze. Japonia do të planifikonte një sulm ndaj Flotës së ShBA-së në Pearl Harbor (Porti i Perlave). Ajo gjithashtu u përpoq të shtinte në dorë, zonat e pasura me naftë në dorë të kompanive holandeze (Dutch East Indies në Indonezi). Më 7 dhjetor 1941, flota japoneze e pajisur me anije aeroplanmbajtëse, do të sulmonte në mënyrë të papritur dhe të rrufeshme Portin Pearl Harbor, në Hawai. Ky sulm i pabesë, rezultoi i suksesshëm. Shumë avionë që qëndronin të qetë në bazë, do të shkatërroheshin dhe flota gjithashtu do të goditej rëndë. Gjashtë Luftanije do të përmbyteshin, por mendohet se këto të fundit, pas riparimeve të nevojshme, do të fillonin përsëri funksionimin e tyre. Megjithatë, katër Aeroplan-Mbajtëset që ishin planifikuar për t’u shkatërruar, për fatin e mirë të Aleatëve, nuk ndodheshin në port gjatë sulmit. Të gjitha ndërtesat dhe infrastrukturat e dëmtuara në Pearl Harbor do të riparoheshin shumë shpejt.

Ky sulm nuk u tolerua nga opinioni publik që kërkoi ndëshkim ndaj Japonisë. Një ditë më vonë, ShBA, më 8 dhjetor të po atij viti, deklaron luftë ndaj Japonisë. Në të njëjtën kohë, Kina gjithashtu do të shpallte zyrtarisht luftë ndaj Japonisë. Kjo e fundit do të pushtonte Malajzinë.

Ndërkohë edhe Britania do të përjetonte një tragjedi. Përmbytja e luftanijes HMS Prince of Wales dhe HMS Repulse në 10 dhjetor, do të shkaktonte shumë humbje për Britanikët. Këto anije ishin përmbytur nga 85 bombardues japonezë si edhe nga torpedo të lëshuara nga baza Saigon. Në këtë humbje të madhe ku 840 ushtarë britanikë do të humbnin jetën, Winston Çërçill do të shprehej se ky ishte lajmi më tronditës që ai kishte marrë që nga fillimi i luftës.

Gjermania ndërkohë, i shpall luftë ShBA-së edhe pse në të vërtetë nuk ishte i detyruar që ta bënte një gjë të tillë. Hitleri shpresonte që Japonia do të sulmonte Bashkimin Sovjetik, ndërkohë që Japonia dhe Bashkimi Sovjetik kishin lidhur një marrëveshje mossulmimi ndaj njëra tjetrës. Deklarata e Gjermanisë, e bindi edhe një herë ShBA-në, që nuk kishte asnjë arsye që mos përfshihej në luftimet në Evropë.
Line 349 ⟶ 348:
Më [[23 gusht]], [[1942]], Gjermanët arritën Vollgën, në veri të Stalingradit. Gjermanët pa humbur kohë, do të bombardonin qytetin duke shkatërruar shtëpitë prej druri. Shkatërrimi i këtyre të fundit u bë me qëllim që të dëmtoheshin uzinat moderne të sovjetikëve. Më 23 shtator, Ushtria Gjermane kishte marrë në dorë këto fabrika dhe rrezja e veprimit të Ushtrisë Gjermane, ishte aq i gjerë sa që kishte nën kontroll të gjithë lumin. Sovjetikët do të sillnin përforcime dhe tashmë do të fillonte ajo që në histori u njoh si Beteja e Stalingradit. Në rrugët e Stalingradit, do të zhvilloheshin beteja të ashpra guerirlase. Duke qenë se të dy palët luftonin brenda në qytet, mendohet se luftimet trup më trup nuk kanë munguar.

Lufta e egër, bëri që morali i trupave të të dyja palëve të binte. Edhe pse Gjermania po dëmtohej shumë nga kjo betejë, Hitleri nuk do të urdhëronte kurrë dorëheqjen. Von Paulus, i ndodhur në një gjendje të mjerueshme, do provonte edhe një herë një sulm kundra Sovjetikëve në fillimet e nëntorit. Tashmë Ushtria Gjermane kishte në dorë rreth 88% të qytetit, por me sa dukej, rezistenca e Ushtrisë së Kuqe, nuk do të binte bashkë me qytetin e shkatërruar. Ndërkohë që Ushtria Gjermane, futej akoma më thellë në qytet, Sovjetikët kishin forcuar krahët në rrethinat e Stalingradit. Në këtë mënyrë, Sovjetikët patën mundësi të rrethonin deri diku Ushtrinë Gjermane. Operacioni Uranus, në 19 nëntor, pati si bazë sulmimin e forcave gjermane nga të dyja krahët. Ky operacion korri sukses. Trupat Sovjetike do të takoheshin në Kalaç dhe 4 ditë më vonë, Divizioni i Gjashtë i Ushtrisë Gjermane, do të rrethohej i tëri. Kjo për ta ishte një grackë nga ku nuk do të ishte shumë e lehtë të dilnin.

Divizioni i Gjashtë, kërkoi leje për të dalë nga rrethimi, por Hitleri nuk i lejoi, duke i premtuar se ata do të furnizoheshin nga qelli me ushqime, deri sa të shpëtoheshin. Megjithatë Sovjetikët nuk do të bënin sehir ndërkohë që Hitleri të sillte ndihmat. Në atë kohë, Sovjetikët do të lëshonin një sulm kundra forcave të ndodhura në afërsi të Moskës. Ky sulm i quajtur Operacioni Mars, kishte si synim ndërprerjen e kontakteve ndërmjet divizionit qendror me atë të divizionit në jug të Stalingradit.
Line 361 ⟶ 360:
[[Skeda:Trupat Australiane ne Gjirin Milne, Guinea e re.jpg|thumb|250px|Trupat Australiane ne Gjirin Milne, Guineja e Re]]

Më 18 prill të 1942-it, bombardimi i parë ajrorë do të godiste Japoninë në zemër të saj. Ky operacion i quajtur Doolittle Raid, pavarësisht se do shkaktonte dëme të pakta ndaj Japonisë, do të bënte që kjo e fundit të rikonsideronte tërheqjen e disa njësive ushtarake në mbrojtjen e Japonisë. Ky sulm gjithashtu do të ngrehte lartë moralin e trupave Amerikane.

Në fillimet e majit, Trupat Ushtarake Japoneze, do të sulmonin Portin Moresby, Guinea e Re. Por kjo për ta nuk do të ishte edhe aq e thjeshtë sepse Flota e Aleatve do të kundërsulmonte në atë që njihet si Beteja në Detin Koral (Battle of the Coral Sea). Kjo ishte kundërpërgjigjja e parë e armatosur e Aleatëve kundra forcave japoneze. Taktikisht Japonezët do të fitonin, sepse ShBA do të humbiste anijen aeroplan-mbajtëse USS Lexington në këtë betejë. Por pavarësisht nga kjo humbje, beteja u konsiderua si sukses nga Aleatët. Kjo ishte beteja e parë që organizohej midis dy anijeve aeroplan-mbajtëse. Vetëm një muaj më vonë, më 5, Beteja e Midway do të fillonte. Në këtë betejë, bombarduesit nën ujorë do të sulmonin me sukses Flotën Japoneze, duke fundosur katër nga anijet aeroplan-mbajtëse më të rëndësishme të Flotës Japoneze. Kjo betejë ishte një sukses sepse tashmë Japonia nuk do zgjeronte më fuqinë e saj në Paqësor. Historianët e vlerësuan këtë betejë, si një kthesë të luftës nga ana e Aleatëve, edhe pse më vonë do të kishte shumë për të luftuar. Për t’u theksuar është se kjo betejë u fitua me anë të Kriptografisë. Pra Ushtria e ShBA-së, arriti të zbërthente kodet e Flotës Japoneze dhe rrjedhimisht e dinte se ku ata do të do të sulmonin.
Line 412 ⟶ 411:
Beteja e Çangade në Kinë do të konsiderohej si Stalingradi i Azisë. Gjithçka filloi me sulmin e japonezëve ndaj provincës Hunan më 2 nëntor të 1943. Askush nuk do të tregonte supremaci në këtë betejë. Beteja e Çangde-së do të ndryshonte herë në favor të Ushtrisë Kineze dhe herë në favor të Ushtrisë Japoneze edhe pse si përfundim, qyteti mbeti në duar të forcave kineze. Ushtria Kineze ndoqi një strategji defensive. Ata shpresonin për një kundër-ofensivë të Aleatëve ndërkohë që vetë organizoheshin për të ndërtuar një ushtri më të fuqishme. Për këtë betejë nga ana japoneze ishin mobilizuar 100 000 trupa.

Në të vërtetë Ushtria Kineze ishte e ndarë në dy ushtri. Njëra ushtri ishte Ushtria Nacionaliste Kineze Kuomintang nën urdhërat e Çiang Kai-shek dhe Ushtria Komuniste e Kinës nën urdhërat e Mao Cedunit. Të dy këto ushtri ishin kundra sundimit japonez, por duke qenë se ndanin ideale të ndryshme, nuk morën kurrë mundimin të bashkoheshin bashkë. Kuptohet që kishte bashkëpunim por ky bashkëpunim ishte i dobët dhe jo i mirëfilltë. Konfliktet midis nacionalistëve dhe komunistëve kishin filluar përpara se lufta të fillonte dhe do të vazhdonte edhe pas luftës.

Japonezët do të kapnin një pjesë të gjerë të Burmës dhe detyrimisht do të bllokonin Rrugën e Burmës që i shërbente Aleatëve për të furnizuar Ushtrinë Nacionaliste Kineze. Kjo detyroi Aleatët që të krijonin një rrugë të gjatë e të mundimshme transporti nga India. Kjo ishte arsye që trupat kineze, pas një tërheqje strategjike, do të furnizoheshin përsëri me armatime dhe nën komandën e Gjeneralit Joseph Stilwell, do të përpiqeshin të “hapnin” Rrugën Ledo, duke u përpjekur të zëvendësojnë rrugën e Burmës. Por kjo do të kërkonte përdorimin e shumë mekanizmave teknologjike dhe një punë inxhinierike të mirë.
Line 436 ⟶ 435:
[[Skeda:Peenemunde_Gusht_1943.jpg|thumb|250px|Test i Raketës V-2 në Peenemunde, Gusht 1943.]]

Britanikët u gjendën të papërgatitur ndaj këtyre raketave të reja, që për kohën zotonin një teknologji të nivelit të lartë. Megjithatë Forcat Ajrore të ShBA-së, Britanisë dhe Kanadasë, do të sulmonin rëndë Luftwaffe-in (Forcat Ajrore Gjermane). Kështu bombardimet ajrore masive do të fillonin. Këto bombardime zakonisht kishin për synim qytetet e mëdha në brendësi të Gjermanisë. Kjo nismë u mor nga komandanti në detyrë Marshall Herris (Air Chief Marshall Harris), që më pas do të merrte edhe nofkën “Bomber Haris”. Çërçilli do të urdhëronte “bombardimet e terrorit”, që synonin bombardime masive të tilla, sa që qyteti të mund të bëhej rrafsh me tokën. Në këtë mënyrë, fabrikat gjermane do të shkatërroheshin krejtësisht dhe punëtorët gjerman do të mbesnin pa strehë gjithashtu. Bombardimet masive zakonisht përfshinin angazhimin e 600 deri në 1000 bombarduesish të rëndë. Zakonisht objektivat ishin qendra të industrializuara, baza nëndetësesh, rrugë hekurudhore si edhe depozitat e naftës, edhe pse nga fundi i bombardimeve, njësitë që lëshonin Bomba Fluturuese V-1 dhe Raketa V-2 do të bëheshin objektive primare, pasi ata shkaktonin shumë dëme mbi Britani. Një gjë e tillë ishte shumë për Luftwaffe-n. Forcave Ajrore Gjermane nuk i kishin mbetur më shumë se disa avionë që nuk mund të bënin shumë përpara një force të tillë ajrore si ajo e aleatëve.

Duke mos dashur të dalim nga 1944, e rëndësishme është të themi se deri në 1945, që kur se këto bombardime kishin filluar, të gjithë qytetet e mëdha të Gjermanisë ishin kthyer në gërmadha.
Line 442 ⟶ 441:
=== Një sy mbi Italinë dhe Ballkanin ===

Me kapitullimin e Italisë, Trupat gjermane morën në dorë situatën dhe Linja Gustav do të formohej në pjesën jugore të Maleve Apenine (në jug të Romës). Aleatët nuk mundën ta thyenin këtë linjë dhe menduan se një zbarkim detar në Anzio do të ishte më e logjikshme. Zbarkimi u bë i mundur më 22 janar 1944 dhe operacioni u quajt Operacioni Shingle. Ky veprim nuk dha rezultatet e pritura pasi njësitë ushtarake në këtë zonë u rrethuan me shpejtësi nga gjermanët.

Të pa aftë të bëjnë shumë kundra Linjës së Gustavit me dështimin e operacionit Shingle, Aleatët vendosën ta thyenin këtë linjë me sulme qendrore. Më 15 shkurt manastiri i Monte Kassino (një manastir ky shumë i vjetër), u shkatërrua nga bombarduesit B-17 dhe B-26, pasi mendohej se godina po përdorej nga Trupat Gjermane për vendosje artilerie. Dy ditë pas bombardimeve, trupat parashutiste gjermane u dyndën në gërmadhat e ndërtesës për ta mbrojtur. Në luftë e sipër për këtë territor, pas plot katër bombardimesh nga ana e aleatve, aleatët do të humbnin 54 000 trupa ndërsa gjermanët 20 000 trupa.

Vetëm mbas shumë muajsh, Linja e Gustavit do të binte dhe Aleatët patën mundësi të marshonin për në veri. Më 4.6.1944, Roma do të çlirohej nga Aleatët, që më pas në gusht do të arrinin deri në Florencë. Më pas ata do të ndalonin përsëri në dimër dhe një linjë tjetër do të formohej. Kjo linjë u njoh me emrin Linja e Gotikës.
Line 460 ⟶ 459:
[[Skeda:1944_Normandi.jpg|thumb|250px|Zbarkimi i Aleatëve në Normandi më 6.6.1944]]

6.6.1944, D-Day (shqiptimi Di Dei – Dita D). Trupat Aleate të përbëra kryesisht nga ushtarë amerikanë, britanikë dhe kanadez, do të sulmonin Normandinë që ishte nën pushtimin e Gjermanisë Naziste. Rezistenca gjermane ishte e fortë dhe e mirë pozicionuar, sidomos në plazhin Omaha dhe qytetin e Caen (Kaen). Në muajin e parë, Aleatët do të fitonin terren. Luftime të ashpra do të ndodhnin në këto toka me pyje të dendur dhe fusha të gjera që pikërisht për këtë faunë do të merrnin emrin luftimet Bocage (fjalë në frëngjisht). Por në të vërtetë Aleatët hovin do ta merrnin vetëm gjatë Operacionit Kobra në Saint-Lô, një qytet në veri të Francës.

Gjatë gushtit, Armata e Shtatë Gjermane dhe Armata e Pestë e Panzerave ishin rrethuar gati krejtësisht në Falaise. 50 000 ushtarë u zunë rob por një pjesë e mirë e ushtrisë, arriti të dalë nga rrethimi dhe të iki. Forcat aleate që vepronin në Itali u detyruan të pushtonin Rivierën Franceze dhe më 15 gusht, bënë të mundur lidhjen me trupat në Normandi.
Line 518 ⟶ 517:
=== Aleatët në Perëndim ===

Vonë në janar, aleatët do të rifillonin marshimin e tyre në Gjermani. Pengesa e fundit që i ndante aleatët nga Gjermania, ishte lumi Rajn. Por edhe ky i fundit do të kalohej në mars të 1945-ës. Kalimi u bë i mundur vetëm pas kapjes së urës së Ludendorf në Remagen. Pasi aleatët kaluan Rajnin, britanikët do të shkonin në veri-lindje drejt Hamburgut, duke kaluar lumin Elbe për të lëvizur më tutje drejt Danimarkës dhe Detit Baltik. Njësia ushtarake e nëntë e amerikanëve do të drejtohej për nga jugu, ndërsa njësia ushtarake e parë amerikane do të drejtohej për nga veriu. Këto njësi ushtarake drejtoheshin nga gjenerali në fuqi Omar Bredli. Ky i fundit kishte nën komandë një numër të konsiderueshëm ushtarësh. Më 4 prill, rrethimi i Grupit B të trupave gjermane u bë i mundur. Gjermanët u izoluan bukur në xhepin e Ruhrit ku 300 000 prej tyre do të dorëzoheshin, duke u shpallur si të burgosur lufte. Aleatët atëherë (njësia ushtarake e nëntë e amerikanëve dhe njësia ushtarake e parë amerikane) do të drejtoheshin nga lindja. Ata do të ndalonin në Elbe, dhe në muajin prill aleatët perëndimorë do të përplaseshin me aleatët e tyre lindorë, sovjetikët.

Vonë në janar, aleatët do të rifillonin marshimin e tyre në Gjermani. Pengesa e fundit që i ndante aleatët nga Gjermania, ishte lumi Rajn. Por edhe ky i fundit do të kalohej në mars të 1945-ës. Kalimi u bë i mundur vetëm pas kapjes së urës së Ludendorf në Remagen. Pasi aleatët kaluan Rajnin, britanikët do të shkonin në veri-lindje drejt Hamburgut, duke kaluar lumin Elbe për të lëvizur më tutje drejt Danimarkës dhe Detit Baltik. Njësia ushtarake e nëntë e amerikanëve do të drejtohej për nga jugu, ndërsa njësia ushtarake e parë amerikane do të drejtohej për nga veriu. Këto njësi ushtarake drejtoheshin nga gjenerali në fuqi Omar Bredli. Ky i fundit kishte nën komandë një numër të konsiderueshëm ushtarësh. Më 4 prill, rrethimi i Grupit B të trupave gjermane u bë i mundur. Gjermanët u izoluan bukur në xhepin e Ruhrit ku 300 000 prej tyre do të dorëzoheshin, duke u shpallur si të burgosur lufte. Aleatët atëherë (njësia ushtarake e nëntë e amerikanëve dhe njësia ushtarake e parë amerikane) do të drejtoheshin nga lindja. Ata do të ndalonin në Elbe, dhe në muajin prill aleatët perëndimorë do të përplaseshin me aleatët e tyre lindorë, sovjetikët.

Mbase kjo është arsyeja që shumë historianë e pranojnë idenë se aleatët perëndimorë në të vërtetë po dyndeshin mbi Gjermaninë thjeshtë për të ndalur një rrezik sovjetik. Në librin e gjeneralit Zhukov (volumi i dytë i botuar edhe në shqip), Zhukovi hedh një mendim se me atë ritëm, Ushtria e Kuqe mund të kalonte në dorë të gjithë Evropën që nuk mbahej më në këmbë. Megjithatë, gjithmonë sipas librit, Zhukovi shprehet se Stalini kishte plane të tjera. Kuptohet që këto janë mendime që debatohen edhe sot e kësaj dite.
Line 527 ⟶ 525:
:'''Gjermania'''

Admirali Karl Dënic do të bëhej kryetari dhe udhëheqësi i Gjermanisë pas vetëvrasjes së Adolf Hitlerit. Tashmë ishte e qartë që lufta ishte e humbur. Trupat gjermane dorëzuan Berlinin në duart e sovjetikëve më 2 maj 1945.

[[Skeda:Bomba atomike mbi Hiroshima.jpg|thumb|250px|Shpërthimi i bombës atomike në Hiroshima.]]
Line 551 ⟶ 549:
Bota do të dilte e shkatërruar nga Lufta e Dytë Botërore. Mendohet se gjatë viteve të luftës, rreth 62 000 000 në mos më shumë njerëz do të humbnin jetën, duke përfshirë edhe civilë. Ky numër është i barabartë me 2.5% të popullsisë së globit (në kohën e luftës). Nga këto humbje, mendohet se 12 000 000 persona kanë humbur jetën vetëm gjatë holokaustit. Në një skemë të thjeshtë, aleatët do të kishin humbjet më të mëdha. Aleatët patën 80% të humbjeve dhe Forcat e Boshtit do të kishin 20%-shin tjetër. Civilët do të kishin qenë ata që do të vuanin më shumë nga lufta. Shumë civilë do të humbnin jetën si pasojë e sëmundjeve, urisë, gjenocidit, dhe eksperimenteve ushtarake të kryera kryesisht nga forcat e boshtit. Në ditët e sotme e vetmja gjë që mund të bëhet është mos harrimi i dëshmorëve dhe të rënëvë të luftës duke shpresuar se një luftë e tillë nuk do të përfshijë më njerëzimin. Më poshtë paraqitet një listë e shifrave të të humburve ushtarakë në Luftën e Dytë Botërore:

* [[Australia]] -- 40—40 400
* [[Belgjika]] -- 12—12 100
* [[Brazili]] -- 1—1 000
* [[Japonia]] -- 2—2 000 000
* [[Italia]] -- 306—306 400
* [[Zelanda e Re]] -- 11—11 900
* [[Bashkimi Sovjetik]] -- 10—10 700 000
* [[ShBA]] -- 407—407 300
* [[Britania e Madhe]] -- 382—382 600
* [[Franca]] -- 212—212 000
* [[Gjermania]] -- 5—5 500 000
* [[Shqipëria]] -- 28—28 000
* [[Kanadaja]] -- 45—45 300
* [[Greqia]] -- 20—20 000
* [[Kina]] -- 3—3 000 000
* Totali në të gjithë botën--24botën—24 456 700

* Totali në të gjithë botën--24 456 700

== Referencat ==
Line 583 ⟶ 580:
* Shaw, Anthony. World War II Day by Day (Dite pas Dite), fq. 35
* Japonia ka testuar arme kimike mbi te burgosurit e luftes: Provat e reja. The Japan Times (2007-07-27). Marre ne daten 2007-06-10.
* Georgi Zhukov (Shtypshkronja Ushtarake, gusht 2005) - Kujtimet e Gjeneralit Zhukov, volumi i dyte i botuar ne shqip. ISBN- ja nuk dihet, por mund te gjendet ne te gjitha biblotekat shteterore te RSH.
* Roger Ford - Armet Sekrete te Gjermanise - Lufta e Dyte Boterore - ISBN 0-7603-0847-0
* Yuki Tanaka - Krime te Fshehta, 1996, fq. 23.
* Myers, Ramon; Peattie, Mark. Perandoria Militariste Japoneze, 1895-1945, fq. 458
* http://www.un.org/aboutun/history.htm

Referenca dytesore:

* "Historia e Shtetit dhe se Drejtes ne Shqipëri" - Aleks Luarasi, fq 388. ISBN 978-99943-756-6-0 (Libri flet kryesisht per institucionet e shtetit Shqiptar gjate periudhes se monarkise, por prek lehtasi edhe fillimet e ekspansionit Italian mbi vendin tone).

* "E Drejta Publike" - Luan Omari, perkufizime te partise Naziste. Informacione te tjera rreth aneksimit te Shqipërise nga Italia fashiste.

* "Dear Stalin" - Korrenspondenca personale e Winston Cherchill me Josif Stalinin.

* http://www.spartacus.schoolnet.co.uk/2WWpotsdam.htm - Rreth Konferences se Potsdam (Burime jo zyrtare)
* [[Jakup Mato]] - "Misioni anglez ne Fterre", gazeta [[Fterra jone]] Nr [[2 Korrik]] [[2001]]