Content deleted Content added
Faqe e re: Suela Piciri, ka lindur në Tiranë. Ka qenë violiniste soliste dhe koncertmaestër në Orkestrën Simfonike të TKOB, prej shumë vitesh. Në vitin 1999 diplomohet në Akademinë e A...
 
(Pa ndryshime)

Versioni aktual i datës 3 nëntor 2016 10:38

Suela Piciri, ka lindur në Tiranë. Ka qenë violiniste soliste dhe koncertmaestër në Orkestrën Simfonike të TKOB, prej shumë vitesh. Në vitin 1999 diplomohet në Akademinë e Arteve. Ka marrë pjesë në të gjitha prezantimet e TKOB jashtë vendit në cilësinë e koncertmaestrit si: Francë, Itali, Greqi, Maqedoni. Ka qenë një ndër violinistet më të aktivizuarat në formacionet e muzikës së dhomës, në vend dhe nëpër botë, me disa nga ansamblet më të njohura. Si soliste ka interpretuar në recitalet e saj të vlerësuara, të realizuara në vend si, stinët koncertore “Allegreto Albania” e shoqëruar nga pianisti Roberto Arossio, në “Klasik” si dhe në aktivitetet e “Nei suoni dei luoghi”, etj. Sot, Suela Piciri është bërë pjesë e Teatrit të Venecias, “La Scala-s”, Veronës dhe shumë arenave të tjera evropiane.