Krevati i perandorit: Dallime mes rishikimesh

[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
rregullim i sintaksës
Rreshti 47:
 
Filmi bazohet në poemën me fabul të Dritëro Agollit mbi hyrjen e partizanit Meke ditën e parë të çlirimit në pallatin ku më parë ka jetuar mbreti i ikur dhe më pas njerëzit e regjencave pushtuese.
 
« Jemi në ditët e fundit të çlirimit të Tiranës gjatë Luftës së Dytë Botërore. Forcat partizane janë grumbulluar fillimisht në rrethinat e kryeqytetit dhe më pas kanë depërtuar në Pallatin Mbretëror, dikur vendbanimi i familjes mbretërore, përpara ekzilit të saj të sforcuar nën kërcënimin e pushtimit fashist. Pallati tashmë është kthyer në selinë e shtabit partizan duke u shndërruar në atë që ne e njohim nën emrin e Pallatit të Brigadave, në të dalë të Tiranës, pranë Saukut, në brendësi të na ish njëherë-parku i liqenit artificial. »
 
« Personazhi Meke është një bari pa punë, i privuar nga popullata e tij i deleve si dhe nga populizmi shtazor i ushtruar mbi to. Larg natyrës dhe habitatit familjar, është i shtrënguar të ndryshojë zanat, t’i përshtatet kushteve të reja njerëzore. Statusi i tij i ri është ende para-modern sepse në administratën e re totalitare ai do të reduktohet në modelin e bariut kooperativist, ku natyra, toka, kafshët dhe mjetet e punës i përkasin Shtetit-bari.»
 
« Oborri tashmë është në duart e bariut. Oborr që duhet ri-bërë, duhet tjetërsuar si qendër e fuqisë së një shoqërie tjetër oborri, e një absolutizmi të ri që po lind aty e gjetiu. I tronditur dhe i habitur, personazhi i Mekes zhytet përherë e më tepër në turbullirën e botës së zbuluar. Sytë nuk mund të besojnë se ku ndodhet i shkreti njeri që sodit absurdin përmes tyre, lëmshin më të madh të jetës së tij. Ky vend çoroditës, prodhon iluzione e shfuqizon vizione në mendjen e Mekes dhe të kujtdo tjetër që për ndonjë shaka të hidhur pa kripë, fati do i jepte mundësinë e njohjes të së ndaluarës, pallatin çudibërës apo bllokun e hekurt të zbuluar më vonë nga shqiptari që shëtiste sy-shqyer pas rënies së diktaturës.»
 
I tronditur dhe i habitur, personazhi i Mekes zhytet përherë e më tepër në turbullirën e botës së zbuluar. Sytë nuk mund të besojnë se ku ndodhet i shkreti njeri që sodit absurdin përmes tyre, lëmshin më të madh të jetës së tij. Ky vend çoroditës, prodhon iluzione e shfuqizon vizione në mendjen e Mekes dhe të kujtdo tjetër që për ndonjë shaka të hidhur pa kripë, fati do i jepte mundësinë e njohjes të së ndaluarës, pallatin çudibërës apo bllokun e hekurt të zbuluar më vonë nga shqiptari që shëtiste sy-shqyer pas rënies së diktaturës.»
Marrë nga:
 
Julian Bejko, Shoqëria e Kinemasë, I, Regjimi i Vjetër dhe Lufta e Popullit, Edlora, 2012, Tiranë.
« Pasi kritikoi Hitlerin dhe Duçen në foltoret e tyre respektive, tashmë është radha e tij t’i shfaqet popullit e t’i tregojë pushtetin e ri. « Tani jam vetë perandor ! » E në këto çaste regjisori ia nis menjëherë nga puna e montazhit. Kalojmë nga figura e partizanit Meke tek filmime origjinale të çlirimit të Shqipërisë në të cilat shfaqet populli fitues që feston arritjet e luftës. Bariu para popullit, i pari në dritaren e Pallatit, kurse populli brohorit para-poshtë tij, fundin e robërisë dhe hapjen e një epoke të re. Populli që admiron bariun si shef suprem pas metamorfozës së Pallatit kafkian. Forcat fillojnë të ndryshojnë raportet e tyre. Mekja në dritare është simboli i pushtetit të ri që prodhon një formë populiste ku populli nis të nënshtrohet deri në shtypjen dhe fshirjen e tij të plotë. Tekefundit, populli sovran tjetërsohet në imazhin dhe ligjërimin populist të pushtetit e nuk i mbetet veçse të festojë shfuqizimin e vetvetes.»
 
{{film-cung}}