[Redaktim i kontrolluar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
No edit summary
Etiketat: Redaktim nga celulari Redaktim në versionin web nga celulari
Rreshti 3:
 
=== Ngjarja e jashtzakonshme ===
Sipas gazetës Dielli ngjarja e rëndë dhe "heroike" ndodhi [[14 Gusht]]in e vitit 2014 në [[Tiranë]], ku një nga ish- aktorët e Peshkopisë dhe inspektor skene në Teatrin Kombëtar, Pandi Toçe, ndërroi jetën teksa ka shpëtuar një djalë të ri i cili ishte duke u mbytur. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 06:00 të mëngjesit pranë Liqenit Artificial në Tiranë. "Si çdo mëngjes, Pandi Toçe ka qenë duke bërë vrap, ku rreth orës 06:00, papritur ka dëgjuar zërin e një fëmije, që ka thënë "ndihmë , ndihmë", pa u menduar dy herë aktori është hedhur në ujë, tek diga e liqenit ku ndodhej fëmija, i cili ishte në çastet e fundit të jetës. Duke qenë se praktikonte shpesh notin, dhe e kishe pasion atë edhe pse mbipesha ia kishte privuar vitet e fundit, Pandi ka shkuar menjëherë tek trupi i të miturit dhe e ka kapur prej rrobash, duke e ngritur lart. Fëmija ishte i shokuar saqë nuk ishte në gjendje të lëvizte asnjë gjymtyrë. Duke e venë sipër barkut të tij, me të shtyrë ai e ka nxjerrë deri afër dikës, por si duket copat e betonit dhe një gropë kanë bërë që ai të zhytet më tutje e të humbë ekulibrin e vet, teksa fëmija kishte dalë në breg. Në zhytjen e dytë, ka marrë një asfiksi nga pirja e ujit. Pra shkaku i humbjes ka qenë mbytja në gjendje asfiktike. Edhe pse kanë ardhur në ndihmë xhaxhai dhe të afërmit e djalit, tashmë për të shpëtuar Pandin, ai kishte mbaruar", ka qenë kjo dëshmia e vëllai dhe aktorit të njohur Vangjel Toçe në lidhje me ngjarjen e ndodhur ditën e djeshme. Ndërsa i ati i viktimës e quan hero dhe mik të parë, të ndjerin Pandi, duke thënë se i ka borxhë jetën e djalit. "Djemtë kanë qenë duke luajtur dhe djali im nuk dinte not, ka shkuar thellë dhe për pak desh është mbytur, ka qenë i ndjeri, që i shpëtoi jetën Ervisit. Unë i kam një jetë borxhë atij njeriu", u shpreh i ati i djalit të tronditur dhe këshilluar me një psikolog për lehtësuar gjendjen. O zot..
 
=== nga shkrimi i Fatos Baxhakut ===