Albert Ajnshtajni: Dallime mes rishikimesh

[redaktim i pashqyrtuar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
v U kthyen ndryshimet e 185.30.145.217 (diskutimet) në versionin e fundit nga Magioladitis.
Rreshti 19:
== Biografia ==
 
Kur mbushi pesë vjeç, ai qin pill per here te pare ,i ati i dha një [[busull]], që menjëherë i ngjalli djalit një interes të paparë për gjilpërën magnetike dhe [[fenomenet natyrore]] që shkaktonin lëvizjen e saj në të njëjtin drejtim. I ati i shpjegoi se kjo shkaktohej nga fusha magnetike dhe forca e rëndesës. Ajnshtajni e kishte të vështirë të kuptonte koncepte të tilla në atë moshë.
 
Në komentet e tij për vitet e fëmijërisë, Albert Ajnshtajn kujtonte se nuk e kishte me qejf shkollën. Metoda e prerë mësimore, ku nxënësve nuk u lejohej të bënin pyetje e bënte atë të ndjehej si i burgosur.
 
Por me kalimin e viteve, fizikani i ardhshëm zhvilloi një dashuri të madhe për [[matematika|matematikë]]. Ai filloi të mësonte logaritmet dhe pjesë të tjera të vështira të matematikës, ndërkohë që moshatarët e tij ende mësonin aritmetikën e thjeshtë.
Albert Ajnshtajn ndoqi më pas Institutin Politeknik në [[Cyrihu|Zyrih]] të Zvicrës, ku studioi [[fizika|fizikë]] dhe [[matematika|matematikë]]. Pas diplomimit ai punoi për qeverinë zzvicerane si inspektor patentash për shpikjet e reja. Gjatë kësaj periudhe ai filloi punën për teoritë e tij të ardhshme shkencore.
 
Në një nga punimet e tij shkencore ai shpjegon se drita lëviz përmes valëve dhe pjesëzave, një nga elementët e rëndësishëm të teorisë së tij kuantike.