[redaktim i pashqyrtuar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
Rregullova gabimet drejtshkrimore; Rregollova gabimet gramatikore
Etiketat: Redaktim nga celulari Redaktim nga aplikacioni për celular
Materiali në këtë redaktim vjen nga artikulli ekzistues i Wikipedias angleze në en:Linguistics; shikoni historinë e tij për kontributet. Formatimi ndiqet...
Rreshti 1:
'''Gjuhësia''' është studimi shkencor i gjuhës, më hollësisht formës së gjuhës, kuptimit të gjuhës dhe gjuhës në kontekst. Veprimtaria më e hershme në përshkrimin e gjuhës i përket gramatikanit indian të shekullit IV p.e.s. Pāṇini, i cili ishte një student i hershëm i gjuhësisë dhe shkroi një përshkrim formal të gjuhës sanskrite në veprën e tij ''Aṣṭādhyāyī''.
"Linguistika" apo "Gjuhësia" është shkenca që studion gjuhën njerëzore. Shkencëtari që merret me të quhet "linguist" ose "[[Gjuhëtari|gjuhëtar]]".
Ajo ndahet në degë të shumta. Disa nga degët më të rëndësishmë janë:
 
Gjuhësia analizon gjuhën njerëzore si një sistem për të lidhur tingujt (ose shenjat në gjuhët e shenjave) dhe kuptimin. Fonetika studion karakteristikat dëgjimore dhe shqiptimore të prodhimit dhe perceptimit të tingujve ligjërimorë dhe jo-ligjërimorë. Studimi i kuptimit të gjuhës, nga ana tjetër, merret me mënyrën se si gjuhët kodojnë lidhjet ndërmjet elementeve, karakteristikave, dhe aspekte të tjera të botës për të shprehur, përpunuar dhe përcaktuar kuptimin, si dhe për të menaxhuar dhe zgjidhur shumëkuptimësinë. Ndërsa studimi i semantikës zakonisht merret me kushtet e vërtetësisë, pragmatika merret me mënyrën se si konteksti ndikon te kuptimet.
* [[Fonetika]] studion tingujt që prodhon aparati i të folurit;
* [[Fonologjia]] studion sistemin dhe rregullat e fonetikës së një gjuhe;
* [[Morfologjia]] studion strukturën e brendshme të fjalëve;
* [[Leksikologjia]] studion fjalorin e një gjuhe;
* [[Sintaksa]] studion kombinimin e fjalëve në fjali;
* [[Semantika]] studion kuptimin dhe domethënien e fjalëve dhe fjalive;
* [[Stilistika]] studion zhvillimin e diskursit në raport me kontekstin;
* Metrika studion metrin e vargjeve brenda nje vepre.
 
Gramatika është një sistem rregullash që merret me formën e ligjërimit të një gjuhe të caktuar. Ajo përfshin si tingullin edhe kuptimin, dhe përfshin fonologjinë (mënyrën si funksionojnë tingujt dhe gjestet), morfologjinë (formimin dhe përbërjen e fjalëve), dhe sintaksën (formimin dhe përbërjen e frazave dhe fjalive nga fjalët).
{{Gjuhësi-cung}}
 
Në fillim të shekullit XX, Ferdinand dë Sosyr bëri dallimin ndërmjet kuptimeve të ''gjuhës'' dhe ''të folmes'' në formulimin e gjuhësisë strukturore. Sipas tij, e folmja është shprehja e një ligjërate specifike, ndërsa gjuha ka të bëjë me një fenomen abstrakt që përkufizon nga ana teorike parimet dhe sistemin e rregullave që caktojnë një gjuhë. Dallimi ngjan me atë të Noam Çomskit ndërmjet kompetencës dhe performancës, ku kompetenca është zotërimi ideal i një gjuhe nga individi, ndërsa performanca është mënyra specifike me të cilën përdoret.
 
Studimi formal i gjuhës i ka hapur rrugë edhe formimit të degëve si psikolinguistika, e cila studion përfaqësimin dhe funksionin e gjuhës në mendje; neurolinguistika, që studion përpunimin e gjuhës në tru; dhe zotërimi i gjuhës, që merret me mënyrën se si fëmijët e të rriturit e zotërojnë një gjuhë të caktuar.
 
Gjuhësia gjithashtu përfshin qasje jo-formale në studimin e aspekteve të gjuhës njerëzore, të tilla si faktorët shoqërorë, kulturorë, historikë dhe politikë. Studimi i ligjërimeve dhe dialekteve kulturore i përket sferës së sociolinguistikës, e cila merret me lidhjen ndërmjet variacionit gjuhësor dhe strukturave shoqërore, si dhe me lidhjen e analizës ligjërimore, që shqyrton strukturën e teksteve dhe bisedave. Studimi i gjuhës me anë të gjuhësisë historike dhe evolucionare përqendrohet mbi mënyrën si ndryshojnë gjuhët, dhe mbi origjinën dhe zhvillimin e tyre, veçanërisht gjatë një periudhë të tejzgjatur kohe.
 
Gjuhësia e korpusit merr tekstet natyrale të një korpusi gjuhësor dhe studion variacionin e karakteristikave gramatikore, ose të fushave të tjera, bazuar në këtë korpus. Stilistika përfshin studimin e modeleve të stilit; në gjuhën e shkruar, të shenjave, e të folur. Dokumentimi i gjuhës ndërthur studimin antropologjik me atë gjuhësor për të përshkruar gjuhët dhe gramatikat e tyre. Leksikografia mbulon studimin dhe ndërtimin e fjalorëve. Gjuhësia kompjuterike shfrytëzon teknologjinë e kompjuterit për t’u marrë me çështje të gjuhësisë teorike, si dhe të krijojë aplikacione që përdoren për analiza morfo-sintaksore, shfrytëzimin e të dhënave, përkthimin kompjuterik, dhe fusha të tjera. Njohuritë mbi një gjuhë mund të shfrytëzohen në përkthim dhe interpretim, si dhe në mësimdhënie gjuhësore, të tillë si mësimdhënia e një gjuhe të dytë apo të huaj. Politikëbërësit punojnë me qeveritë për të zbatuar plane të reja në arsim dhe mësimdhënie që bazohen në studimet gjuhësore.
 
Fushat e studimit të lidhura me gjuhësinë përfshijnë semiotikën (studimi i shenjave dhe simboleve si brenda gjuhës edhe jashtë), kritikën letrare, përkthimin dhe patologjinë ligjërim-gjuhë.{{Gjuhësi-cung}}
 
[[Kategoria:Gjuhësi| ]]