Kostandin Kristoforidhi: Dallime mes rishikimesh

[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
No edit summary
Rreshti 22:
'''Kostandin Ndelka'''<ref name=":0">Nergjoni B., ''Dritë e re mbi Konstandin Kristoforidhin : letërkëmbimi i të birit hedh dritë mbi shtëpinë e lindjes dhe ku jetoi rilindasi i madh,'' [[Shekulli (gazetë)|Shekulli]]. - Nr. 3493, 31 tetor, 2011, f. 20 - 21.</ref>, i njohur si '''Kostandin Kristoforidhi''' ([[Elbasani|Elbasan]], [[22 Maj|22 maj]] [[1827]] <sup>1830?</sup> - [[7 mars]] [[1895]]) qe përkthyes i [[Bibla|Biblës]], filolog, studiues i [[Gjuha shqipe|gjuhës shqipe]] dhe veprimtar thelbësor i [[Rilindja Kombëtare|Rilindjes Kombëtare]].
== Jeta ==
LeuLindi Ne Elbasan 1827<ref name=":1">[[Robert Elsie|Elsie R]]., ''A Biographical Dictionary of Albanian History'', I.B.Tauris, Dec 24, 2012, fq. 257.</ref>, ndër burime të tjera figuron më 1830<ref name=":0" /><ref name=":2">[[Abas Ermenji|Ermenji A]]., ''[http://www.ermenji.org/?f=artikuj&id=kristoforidhi.html&ctitle=Kostandin+Kristoforidhi Kostandin Kristoforidhi punëtori i parë i gjuhës shqipe]'', Flamuri, prill 1950.</ref>, i biri i tregtarit e kujunxhiut Anastas Ndelkas/Nelkos. Kur ishte 14 vjeç, mbaroi mësimet e shkollës qytetëse greqishte të qytetit dhe i ati e dërgoi në gjimnazin [[Zosimea]] të [[Janina|Janinës]]<ref name=":2" /> prej 1847 deri më 1850.
 
Në Janinë u njoh me zv/konsullin austro-hungarez [[Johann Georg von Hahn|J. G. Hahn]], i cili merrej me studimin e gjuhës shqipe dhe muar mësime për një kohë të gjatë prej tij për të studiuar shqipen mbi tekstin e Dhiatës së përkthyer nga [[Vangjel Meksi]] e të redaktuar prej [[Grigor Gjirokastriti]]t<ref name=":3">Lloshi Xh., ''[http://telegraf.al/dosier/xhevat-lloshi-enigmat-dhe-befasite-e-kristoforidhit-ne-malte Enigmat dhe befasitë e Kristoforidhit në Maltë]'', telegraf.al, 26 shkurt 2016.</ref>. Ndihmoi po ashtu për "[[Studime Shqiptare|Studimet Shqiptare]]" të konsullit të përmendur<ref name=":1" />. Vitet që vijuan e gjetën mësues në shkollat greke në [[Tirana|Tiranë]] më 1852, Elbasan e [[Berati|Berat]]. Më 1853 i vdesin prindët, detyrohet të shesë gjithçka dhe u vendos në [[Durrësi|Durrës]] ku punoi te nuni i tij Mimi Xhufka. Udhëtoi mbarë Shqipërinë për tregti dhe në fillimin e 1857 e gjejmë në [[Smirnë|Izmir]] ku me gjasë u poq për herë të parë me misionarët protestantë amerikanë, ku u rekrutua nga filologu dr. Rigzi, mbrapa më 1 mars në [[Stambolli|Stamboll]] ku nisi punë si përkthyes për Shoqërinë Angleze dhe të Huaj Biblike. Ndoqi për katër muaj kurse në Robert College në lagjen Babek të Stambollit. Mbasandej duke parë se qe premtues e shpunë në [[Malta|Maltë]] (fund korriku 1857-1860) në kolegjin protestant, ku përfundoi përkthimin e [[Besëlidhja e Re|Dhjatës së Re]] në të dy dialektet e shqipes. Dorëshkrimet e tij u dërguan në Londër më 15 mars 1860, por nga Londra nuk erdhi ndonjë përgjigje inkurajuese<ref name=":3" />. U hodh në [[Tunis]] ku u martua me Eleninë dhe mësoi greqishte në një shkollë nga 1861 deri më 1865<ref name=":1" />. Në fund të majit 1865 u gjend në Stamboll me përkthimin e kryer të Dhiatës së Re në [[Gegë|gegnishte]]. Aleksandër Tomson i Shoqërisë Biblike përmes një njohtësie me një riosh shkodran të shkolluar, Nikollë Serreqin, i cili me të shkuar në Stamboll e ndihmoi Kristoforidhin me redaktimin dhe sugjeron alfabetin latin me të cilin qe shkruar gegnishtja në Shkodër si traditë e autorëve të vjetër. Në nëntor të 1869 zgjedhet anëtar i Komisionit për Alfabetin e Shqipes<ref>Lloshi Xh., Rreth alfabetit të shqipes: me rastin e 100-vjetorit të Kongresit të Manastirit, Shkup: Logos-A, 2008, fq. 14-15.</ref>. Me Eleninë pati shtatë fëmijë: Anastasin, Poliksenin, Anastasian, Kleopatrën, Aleksandrin, Stefanin dhe Filipin<ref name=":0" />.