Çarls Dikens: Dallime mes rishikimesh

[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
Rreshti 29:
 
=== Oliver Twist ===
{{Kryesor|Oliver Twist}} oliver twist esht veqse nje idiot e ngathet dhe jetim
Oliver Tuist është protagonisti kryesor i novelës së Çarls Dikensit me po të njëjtin emër; Oliver Tuisti njihet të jetë protagonisti i parë fëmijë në novelat angleze. Ndërsa vepra “Oliver Tuist” vepra e parë e cila ka si protagonist të ngjarjeve një fëmijë. Kjo vepër është vepra e dytë e Çarls Dikensit e cila u botua në një revistë mujore me titull origjinal “Bentley’s Miscellany”. Ky roman është një roman social i cili synon të paraqes jetën e mijëra fëmijëve të pastrehë e pa të ardhme. Dikensi, tallet me hipokrizinë e kohës, duke goditur tema serioze me një sarkazëm dhe humor të zi. Thuhet se Dikensi u frymzua për këtë vëpër nga ngjarja e vitit 1830, ku një jetim me emrin Robert Blionce po si Oliver Tuisti përballej me jetën e vështirë: pastrehën, punën e rëndë dhe të ardhmën jo të sigurt. Me këtë vepër Dikensi sfidon epokën e tij duke venë në lojë tërë shtetin anglez të asaj kohe, një shtet pa ligje dhe pa mbrojtje për të varfërit, një shtet në të cilin mbizotron krimi dhe padrjetësia.
Me “Oliver Tuist”-in Dikensi na sjell një vepër realiste, një vepër pa hijeshi të ngjarjeve, të paraqituara ashtu siç janë, një vëpër reale pa përdorim të ndonjë lloji të romantizmit.