[redaktim i pashqyrtuar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
No edit summary
Rreshti 3:
'''Eda Zari''' lindi në [[Tirana|Tiranë]]. me [[21]] [[Nëntor]] [[1974]] Është një këngëtare, producente, kompozitore nga [[Shqipëria]].
 
==Jeta ==
Prej më tepër se një dekadë të tërë Eda Zari jeton në Gjermani. Me 4 vjet filloi të këndoj në gjirin e familjes (nga ana e nenës) Familja Lela nga Përmeti, me 6 vjet dalja për herë te parë në skenë, me 16 vjet prezantohet profesionalisht, në festivalet nacionale të RTSH, ku pasojnë gjithashtu prezantimet si anoncuese në TVSH në bashkëpunim me Regjisorët: L. Gjata, O. Mula. Kryen Habiturën dega Kanto në Liceun Artistik "Jordan Misja" në Tiranë. Fillon studimet në Konservatorin "Akademia e Arteve" - Tiranë. Pasi i hiqet e drejta e studimit (që me dramën politike që familja pësoi në fund të viteve 80-ta) i vazhdon studimet në Gjermani në Konservatorin e Kölnit "Musikhochschule" Köln-Gjermani, me kurorëzimin e marrjes së Diplomës si "State Graduated Diplome Oper Singer". Gjate kësaj kohe është soliste në projekte të ndryshme duke përfshirë: Opera, Musical, Opereta dhe shumë prezantime recitale të formës koncertante me formacione Orkestrale, WDR -Rundfunk Orchestra (West German Radio), orkestra e dhomës Dresden, WDR TV. etj. Gjate kësaj kohe Zari është mjaft e kërkuar për shumë aktivitete e projekte internacionale. Ajo tashmë ka realizuar Tetë albume me diverse stilesh muzikore Klasik-Jaz, Pop-Soul, dhe World Muzik, ku në të cilat nuk mund të lihen pa përmendur Co-produksionet me një sërë bands dhe artistë të mirënjohur internacional, midis tyre Kitaristi i mirënjohur amerikan Mike Stern ( L.A), superstari nga NY. City James Smith, musical star nga Londra John Cashmore, perkusionisti i shquar nga Persia Ramesh Shotam dhe stari i mirënjohur i gjeneratës së ( "Një nga Tarabuka perkusionist më virtuozë që mund të ndodhet në këtë planet" shkruan Times) Ben Aámara Abdelrhani Krija nga Casablanca (Marroko), producentët Hans Lüdemann, M.Joggerst, R.Pretschner, star Jaz Pianisti nga Italia Melo Mafali, dirigjenti i mirënjohur Sir Froschauer dhe kështu lista vazhdon ....