Njësia administrative Cakran: Dallime mes rishikimesh

[Redaktim i kontrolluar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
No edit summary
Rreshti 17:
=== Gjeografia ===
Cakrani ka nje pozite te mire gjeografike. Ka nje klime shume te mire. Cakrani është një nga vendbanimet e hershme ilire.
Cakrani, komuna e qytetit të Fierit, fsheh në tokat e veta thesare të Ilirisë së lashtë.
Ky është zbulimi më i ri që ka bërë një ekspeditë e kryer në këtë komunë nga arkeologët shqiptarë.
Sipas vëzhgimeve të bëra në këtë zonë, arkeologët kanë hedhur hipotezën se në fshatin Gurzezë të kësaj komune, mbretërit e Ilirisë jugore mund të kenë patur rezidencat e tyre, ku sigurisht kishin edhe thesaret e mbretërisë. Gurzeza, një qendër e lashtë dhe e zhvilluar ilire gjendet në Fier në një hapësirë prej 23 hektarësh.
 
Pak ditë më parë, ajo ka pritur arkeologë nga Tirana, për të treguar të fshehtat që ka në gjirin e saj,
të fshehta që vijnë në ditët tona që nga thellësia e shekujve para Krishtit. E financuar nga Komuna e Cakranit, kjo, në fakt një risi në financim, ekspedita nxori në pah mjaft fakte të veçanta e të panjohura më parë për zonën. Sipas profesor Skënder Muçajt, arkeolog që mori pjesë në ekspeditë, një ndër këto fakte të reja janë edhe gjurmët e periudhës mesjetare që vijnë përmes një kalaje të shekujve 13-14-të. Një tjetër zbulim i arritur gjatë kësaj ekspedite ishte zbulimi i vitit, kur qyteti është shkatërruar, që sipas specialistëve është ai 167 para Krishtit. Ndër të tjera, në këtë zonë janë vërejtur edhe dy shtëpi, të cilat brenda tyre kanë mozaikë mjaft të rrallë që i përkasin shekullit të tretë. Të njëjtës periudhës i përket edhe mozaiku i njohur i Bukuroshes së Durrësit. Por një problem që u përpoq të zgjidhte kjo ekspeditë, ka të bëjë me ndërhyrjet klandestine të objekteve arkeologjike. Ka zëra që e çojnë këtë problem deri në ekzistencën e një rrjeti trafikimi të mirorganizuar, që i çon objektet nëpër muze por edhe jashtë vendit.
 
=== Shkolla ===