Wikipedia:Wiki Weekend Tirana 2016/Programi/Editathoni i Monumenteve të Kulturës: Dallime mes rishikimesh

Content deleted Content added
Rreshti 63:
*Info kryesore: Nr = LU004 | Kisha e Shën Mërisë (Bishqethëm, Lushnjë) | Lokacioni = Bishqethëm | Bashkia = Lushnje | Qarku = Fier | Kategoria = I | Fusha = Arkitekture | Tipologjia = Kishë tipit sallë | lat = 40.860556 | lon = 19.663333
*IMK : [http://imk.gov.al/site/?page_id=379 Kisha e Shën Mërisë]
 
'''Kisha e Shën Mërisë''' është shpallur [[Lista e objekteve fetare në Shqipëri që janë monumente kulture|monument kulute]] në vitin 1963. Ajo gjendet në qytetin e [[Elbasani]]t dhe shquhet për vlerat e saj etnokulturore e arkitekturore të rralla në rajon. E ndërtuar rreth vitit [[1830]] nga komuniteti kristian, mbi themelet e një kishe më të vjetër, ajo zëvendësoi katedralen e stilit roman, që mendohet të ketë ekzistuar në vendin ku sot ndodhet [[Xhamia e mbretit (Elbasan)|xhamia Mbret]] në qendër të lagjes "Kala" të qytetit.
 
Kisha e Shën Mërisë është një ndërtim me arkitekture të stilit të vonë bizantin, ku janë përdorur gurë të gdhendur nga mjeshtrit dibranë. Nga të dhënat historike, mësohet se brenda mureve të kalasë kanë qenë ndërtuar tunele me skema të caktuara për shërbime të rëndësishme. Në brendësi të kishës gjenden katakombet, ku vendoseshin trupat e të vdekurve, si dhe kanalet e brendshëm të saj, të drejtuar për në pjesën e poshtme të qytetit, jashtë në male.
 
Kisha e Shën Marisë renditet krah kishave të tjera ortodokse të trevës se [[Elbasani]]t qe nga [[Shekulli XVII|shek. XVII]] e deri në [[Shekulli XIX|shek. XIX]], qe janë dhe monumente kulture si kisha e Amelit, qe i përket shek. XVII, ajo e Shën Kollit në Shelcan, e ndërtuar në vitin [[1554]], kisha e Shën Kollit në Valësh e vitit [[1604]], kisha e Shën Kozmait dhe Damianoit në Sterstan e shek. XVIII, ajo e Shën Mehillit në Shalës e shek. XVII, kisha e Shën Mërisë në Dragat e shek. XVII, kisha e Shën Kollit e shek. XVII dhe ajo e Shën Thanësit në Elbasan e vitit 1554.
 
== Historia ==
 
Historianet pohojnë se kisha ka një historik interesant te ndërtimit dhe ekzistencës se saj. Sipas tyre, në vitin [[458]], qyteti i [[Elbasani]]t, i quajtur [[Skampini]], u bë qendër peshkopate. Në ketë kohe, këtu ka gatur një katedrale në qendër të lagjes Kala, si dhe një tjetër në Jugperëndim të Kalasë.
 
Në arkivat e Vatikanit janë gjetur dy letra drejtuar Papës se Romes, ku flitet për mikpritjen e banoreve të Skampinit për të dërguarit e Papës në qytet. "Po ashtu, në vitin [[519]] është ndërtuar Bazilika e Tepes, si një kishe e thjeshte, ku mungesa e luksit të kujton stilin ushtarak të kështjellës se Skampinit. Por, në [[Shekulli V|shekullin V]] ajo pësoi ndryshime themelore".
 
Sipas të dhënave, dyshemeja e kishës, ku salla qendrore veçohet nga absida, u shtrua me mozaikë të ndare në katër panel me pllaka mermeri, një ikonostas i gurtë dhe pllaka të zbukuruara me motive kristiane. në krah të saj, nga pjesa Veriore u shtua një kapele e vogël me dy vende varrimi, mbi njërin prej të çileve u gjet pllaka me mbishkrimin latin të emrit Ika Abus dhe në varrin tjetër me emrin Stefan, qe është emri i peshkopit qe drejtonte peshkopatën e Butrintit në vitin [[458]].
Pikërisht, në gjurmët e kishave paleokristiane, u ngrit kisha e Shën Marisë e kalasë, qe i përket një ndërtimi relativisht të ri.
 
== Rindërtimi ==
 
Me 11 nëntor të vitit 1819, kisha u dogj plotësisht, ndërsa punimet për rikonstruksionin e saj, të cilat filluan në vitin 1826, përfunduan në 1833. Persë i përket planimetrisë, vihen në dukje disa veçori, ku me tipikja është një salle qendrore, e mbuluar me kupole mbi tambur dhe kapele qe mbështetet në harqet e mureve anësore. në arkitekturën e veçante të ristrukturimit të saj me blloqe guri të gdhendur, me trashësi 1.2 metra, vihet re ndërtimi me rreze dhe kënd, me qellim qe t'i rezistoje çdo fenomeni.
 
Çdo gjë në ikonostas është tërheqëse, deri në detajimet e përdorura, të lyera me llak ngjyre floriri. Ikonostasi ka tërhequr vëmendjen e shume vizitoreve, mes tyre dhe ambasadoreve të huaj të akredituar në vend, të çilet kane lëne kujtimet e tyre në bllokun e kësaj kishe. Sipas burimeve historike, djegia e pjesës se brendshme të kishës në vitin 1819 thuhet se shkaktoi një dhimbje të madhe tek banoret e qytetit të Elbasanit, jo vetëm tek besimtaret ortodokse të tij, por dhe ata myslimane. Këta, me një thirrje të përbashkët, mblodhën bizhuteri të vyera dhe para për rindërtimin e pjesës se djegur.
 
Pikturat janë të tipit afreske dhe flasin dhe për vlerat etnokulturore. Ato janë restauruar nga [[David Selenica]] dhe [[Kostandin Shelcani]] dhe u punuan nga i madhi piktor i kohës, [[Onufri]], qe përdori portrete shqiptaresh për t'i dhëne jetë shenjtoreve.
Kultura bizantine, e aplikuar në arkitekturën e kishës, është e shprehur dhe me një bazilike mesjetare të veçantë, të punuar nga gjeshtrat e asaj kohe me ndërthurjen e elementëve vendas, duke e kthyer atë në autoktone shqiptare.
 
== Rilindja kombëtare ==
 
Kjo kishe ka shërbyer jo vetëm si objekt kulti, por dhe qendër arsimore. {{Cn|Ndërtesa pranë saj shërbeu si shkolla e pare shqipe në Elbasan në vitin 1908.}} Këtu kane ushtruar veprimtarinë e tyre për shkrimin e gjuhës shqipe dhe deklarimin e psalmeve në gjuhen shqipe shume atdhetare, si [[Dhaskal Tori]], [[Teodor Haxhifilipi]], [[Konstandin Kristoforidhi]], [[Aleksandër Xhuvani]], etj.
 
== Kisha në ditët tona ==
 
Kisha u rihap pas viteve [[1990]] me iniciativën e famullitarit me të vjetër të saj, At Spiro Veli, dhe besimtareve ortodokse të lagjes "Kala". Rimëkëmbja e saj u realizua me fonde të vetë komunitetit elbasanas, si dhe nga familje atdhetaresh qe jetojnë në Amerike dhe me ndihmësen e veçantë të shoqërisë "Vatra". Hapja i dha një hop ruajtjes dhe identitetit të saj, duke marre dhe emërtimin e pare Kisha Ortodokse Autoqefale Kombëtare Shqiptare, e sanksionuar në certifikatën e 82 vjetëve me parë.
 
Kohët e fundit kisha e Shën Mërisë është rikonstruktuar duke u kthyer në identitet pas një fondi të akorduar nga Instituti i Monumenteve të Kulturës.<ref>[http://www.turizmi.com/blog/rikonstruktohet-kisha-e-shen-merise-ne-elbasan.html Nga turizmi.com]</ref> Famulltari aktual i kishës është At [[Nikolla Marku]], kundështues i rreptë i politikave të ndekura nga [[Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë]] nën drejtimin e kryepiskopit [[Anastasi Janullatos]].<ref>[http://www.forumishqiptar.com/showthread.php?t=100949 Forumishqiptar.com] Kreu u Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare,Hirësia e Tij, Anastas Janullatos, kishte kundërshtuar me forcë dhënien e fondit për rikonstruksionin e kishës sonë, por, fatmirësisht, qeveria me fondet e çelura po e kthen këtë në identitet", ka deklaruar, At Nikolla Marku, kryetar i Kishës Autoqefale Shën Mëria në lagjen "Kala" të qytetit të Elbasanit.</ref>
 
== Referenca ==
<references/>
 
[[Kategoria:Kisha në Elbasan]]
 
===[[Kisha e Shën Mërisë (Kala, Elbasan)]]===