Ndryshimi mes inspektimeve të "Miti"

3.141 bytes removed ,  3 vjet më parë
Etiketat: Redaktim nga celulari Redaktim në versionin web nga celulari
Në fushat akademike si [[Mitologjia|mitologji]], [[Mitografia|mitografi]], apo [[Folkloristika|folkloristikë]], miti është [[Tregimi|tregim]] i cili përmban [[Simboli|simbole]] të cilat zakonisht kanë shumë kuptime. Miti në kulturat e caktuara zakonisht trajton çështjet që kanë të bëjnë me origjinën e botës apo se si bota dhe krijesat e saj erdhën në ekzistencë. Qeniet mitike aktive zakonisht janë perënditë dhe perëndeshat, heronjtë dhe heroinat, apo kafshët. Shumica e miteve merren se kanë ekzistuar në të kaluarën e pafund, para fillimit të numërimit të kohës.
 
[[Kategoria:Mitologji]]
Miti konsiderohet tregim i shenjtë për shkak se ai përmban rëndësi spirituale apo [[Religjioni|religjioze]] për atë që e tregon, si dhe kontribon dhe shpreh sistemet e mendimeve dhe të vlerave. Përdorimi i termit nga studiuesit nuk implikon as të vërtetën e as jo-të-vërtetën e tregimit. Sidoqoftë, në kulturat përkatëse nga vjen miti, ai merret si "[[E vërteta|i vërtetë]]", për shkak se ai përmban bindjet, konceptet dhe mënyrat e pyetjeve dhe kuptimit të botës.
 
== Përdorimi popullor ==
Në përdorimin popullor, miti është bindje apo besim kolektiv që nuk bazohet në fakte. Ky përdorim, që zakonisht është përçmues, erdhi nga emërtimi i miteve dhe besimeve religjioze të kulturave tjera si jo-korrekt, por më vonë u zgjerua dhe përfshiu edhe besime të tjera jo-religjioze. Për shkak të këtij përdorimi të famshëm dhe subjektiv, shumë persona e marrin si ofendim kur tregimiet në të cilat ata besojnë quhen mite. Ky përdorim i termit zakonisht shoqërohet me [[Legjenda|legjendën]], [[Fantazia|fantazinë]], [[Folklori|folklorin]], të dhënat konfuze, dëshirat personale, dhe [[Legjenda urbane|legjendat urbane]].[[Kategoria:Mitologji]]Thelbi i mitit nuk qëndron në anën e përrallës narrative, por në “porosinë strukturore”, që ana narrative mitit i shërben vetëm për paraqitjen simbolike të porosisë së tij apo të vetë logjikës së caktuar. Miti etimologjikisht rrjedh nga greqishtja që ka një kuptim si gojëdhënë, legjendë, pra ka të bëjë më shumë me të ashquajturën “oral histori,, apo histori gojore, që të gjitha këto janë të bartura brezë pas brezi nëpër traditën familjare. Madje, sipas Platonit miti është një mënyrë e posaçme e kallëzimit, e të folurit, që e spikat sidomos në analizën e tij “tregimi apo biseda për mitin”. Andaj, mitet janë pjesë e një populli që pasqyrojnë një traditë të lashtë, një kulturë, një prejardhje të etnogjenezës, pastaj mënyrën në të cilën ka jetuar ai popull, vlerat që janë bartur stad pas sdadi, pavarësisht nga ndryshimet dhe zhvillimet sociale të cilat i ka përjetuar ai popull. Mitet paraqesin një botëkuptim të një populli që janë formuar apo kanë lindur në rrethana të caktuar historike, dhe shoqërore, andaj edhe janë pjesë e memories kolektive të atij populli. Sociologët mitin e shohin si një produkt shoqëror dhe shprehje fantastike, simbolike e personalizuar e jetës shoqërore të njerëzve, ndërsa psikologët mitet i shpjegojnë si dukuri psikike, ku baza e burimi kryesor i tyre është vetë psikika e njeriut. Çdo popull, ka mitet e tij, ka pjesën e mitologjisë që tregojnë historinë e stërgjyshërve të tyre heroikë, duke ilustruar dhe pasqyruar në mënyra të ndryshme një të lavdishme të tyre. Kështu, që edhe mitet shqiptare janë të shumta si: Gjergj Elez Alia, Muja e Halili, Skenderbeu (edhe pse ende është i diskutueshëm ky problem)? A është mit apo jo?, etj, të gjitha këto na pasqyrohen me një karakteristikë të veçantë që tregojnë një të lashtë historike e të lavdishme të popullit shqiptarë.
Anonymous user