Kadri Prishtina: Dallime mes rishikimesh

[Redaktim i kontrolluar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
rregullim i sintaksës
Rreshti 45:
Lindi në vitin [[1878]] në Prishtinë, ishte një nga nëntë fëmijët e Lutfullah Halimit<ref>Skëndi E., Hoxhë Kadriu, Prishtinë: Rilindja 1992, fq. 10</ref>. Mësimet fillore i kreu në [[Prishtina|Prishtinë]], në gjuhën turke, ndërsa ato të mesme në [[Shkupi|Shkup]], në shkollën e njohur “Dar ul-Mualimin”. Studimet i vazhdoi në Stamboll, në shkollën e quejtur “Dar-ut-Tedris”, që ishte Shkollë e Lartë Pedagogjike. Më pas u regjistrua në Medresenë e famshme “Fatih”, ku edhe aty diplomoi me rezultat të shkëlqyeshëm<ref>100 personalitete shqiptare të kulturës Islame, K.M.SH., Tiranë 2012, fq.127-129.</ref>.
 
Në vitin [[1904]], në moshën 26 vjeçare, Hoxha Kadri Prishtina jo vetëm që ishte jurist, por ai tashmë kishte fituar titullin Myderriz (ProfesorDijetar) dhe titullin Hoxha, (DijetarMesues). Vijonte studimet në shkollën e lartë të së drejtës fetare "Mekteb'i Nyvvâb"<ref name="eb">[[Eqrem Bej Vlora|Vlora E. b.]], ''Kujtime 1885-1925'', Botime IDK, 2010</ref>.
Po në këtë vit, me 1904, Kadri Prishtina, duke qenë jurist, profesor e hoxhë, në moshën 26 vjeçare, u arrestua në Stamboll për arsye se nuk pranoi të tregonte autorin e dorëshkrimit "Fitret ul-Islâm" - dorëshkrim i [[Syrja bej Vlora|Syrja bej Vlorës]] - një dorëshkrim shumë problematik në lëmë të fesë Islame dhe të drejtës fetare.