[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
v →‎Kritikë/Eseistikë/Studime: eshte shtuar libri me i ri i Sabri Hamitit
→‎Mbi veprën letrare: janë shtuar referencat
Rreshti 40:
 
Katër monografi letrare për autorët e njohur të letërsisë bashkëkohore shqipe: dy të hullisë së shkrimit tradicional, një të nismës moderne e një të shkrimit modern. Njëri i futur në kodifikimin moral dhe i rebeluar fort ([[Hivzi Sulejmani]]); tjetri i bërë popullor nëpërmjet humanitetit e moralitetit të letërsisë ([[Nazmi Rrahmani]]); një poet i nemun e i ndjekur nga talenti i vet ([[Bilal Xhaferri]]) dhe autori emblematik i letërsisë moderne shqipe në gjysmën e dytë të shekullit XX ([[Anton Pashku]]).
 
''Sympathia: testamente për Urtakun'' (2004), përmbledhje poetike me frymë personale e metafizike përnjëherësh, e lidhur pandërmjetshëm me ''Melankolinë'' (1999) e vitit të tmerrit e të mrekullisë për shkrimtarin e Kosovën. Poezi e elementaritetit fizik e shpirtëror që dëfton frymë bashkëndjenjeje (sympathia e titullit).
Librat sistematizues për fenomene letrare e kufitare me letërsinë: ''Bioletra'' (2000), ''Tematologjia'' (2005) dhe ''Albanizma'' (2009) bëjnë trininë ''Poetika shqipe'', siç është mbiquajtur në një botim tërësor të triave në vitin 2010. Studimi i temave, shkollave, kodeve, ligjërimeve, formave, figurave e shkallëve të letërsisë, evoluon në një poetikë historike të shqipes..
''Utopia letrare'' (2013) studion veprat përfaqësuese utopike dhe distopike shqiptare në përqasje me letërsinë e përgjithshme utopike dhe distopike, prej traktateve sociale te letërsia fiksionale. Një vepër e re në ngrehinën poetiko-historiko-letrare shqipe në përthyerje me veten dhe me botën perëndimore në gjirin e të cilës ka lindur dhe gjallon.
Librat monografikë për dy figura të mëdha kombëtare, shkrimtarë e misionarë: ''Presidenti Ibrahim Rugova: Memento për Rugovën'' (2007) dhe ''Zef Pllumi'' (2013) për Rugovën shkrimtar, prijës politik e njeri dhe Pllumin misionar i besimit me rrnue për me tregue, që bëhet besim letrar.<ref> Sipas tekstit "NJË JETË DHE NJË VEPËR LETRARE: SABRI HAMITI" në Muhamet Hamiti "Besimi letrar", Parnas, Prishtinë, 2016, ff. 280-287/ref>
''Ndre Mjedja'' (2016) përvijon portretin letrar të shkrimtarit të madh në 150-vjetorin e lindjes, i cili kaloi nëpër tri formacione stilistike letrare për të mbetur përgjithmonë liriku klasik i shqipes.
 
== Veprat letrare ==