[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
v U kthyen ndryshimet e AIbot (diskutimet) në versionin e fundit nga AXRL.
v clean up, përmirësime tipografike: dmth → do të thotë, islamik → islam (3), islamike → islame duke përdorur AWB
Rreshti 4:
Emri 'Allah' përdoret në fenë islame për të cilësuar zotin, i cili konceptohet si unik dhe absolut duke qenë kështu ''de facto'' një emër i përveçëm, megjithëse ka shumë mundësi që të jetë zhvilluar nga një emër i përgjithshëm si pasojë e elipsës (''bashkimit'') së rrokjeve të nyjes ''al'' (arabisht ال ) dhe ''ilāh'' (arabisht إله = zot, perëndi) duke i dhënë kësaj trajtën e shquar, pra „''zoti''“.
 
Sidomos në vendet perëndimore, fjala ''allah'' konceptohet pothuaj vetëm si emërtim për zotin në botëkuptimin e [[feja Islame|fesë islame]]. Por kjo fjalë përdoret edhe nga [[çifutët]] dhe [[Arabët e krishterë|të krishterët]] arabofolës në fetë e tyre për të përcaktuar zotin dhe përdoret edhe në [[Bibla|biblën]] në arabisht.
 
== Prejardhja e fjalës ==
Rreshti 11:
Termat ''zot,'' ''allah'', ''elohim'' janë kështu në shqip, arabisht dhe hebreisht [[Sinonimi|sinonime]].
 
Trashëgimia letrare islamikeislame shkruan se emri ''allah'' njihej edhe nga politeistët dhe se i ati i [[Muhammedi|Muhametit]] e ka pasur emrin [[Abdullah ibn Abd al-Muttalib-i|Abdullah]], emër i cili përbëhet nga kjo fjalë. I dëshmueshëm arkeologjikisht është në të kundërt përdorimi paraislamik i fjalës ''allah'' nga ana e të krishterëve ([[Historia e shkrimit arab#Mbishkrimet paraislamike|Umm al-xhimal]]).
 
Ka dy hipoteza alternative historiko-gjuhësore; sipas njërës prej tyre fjala ''allah'' është formuar nga [[elipsa]] e rrokjeve arabe الإله = al-ilāh = perëndia. Sipas tjetrës, nëpërmjet përvetësimit të termit arameik ''alaha''. E para është shpjegimi me akceptancën (''njohjen'') shkencore më të gjerë sot.
Rreshti 27:
Allāhu (zoti) është i vetmi emër (gati) i përveçëm i zotit në fenë islame. ''[[99 emrat e All-llahut|99 emrat e allahut]]'' të bërë tashmë proverbialë, janë [[Atributi|atribute]] (''mbiemra'') por nuk janë veç të gjitha nga kurani. Disa emra të kësaj liste e kanë prejardhjen nga [[hadithi|hadith-i]], trashëgimia e fjalëve të profetit [[Muhammedi|Muhamet]]. Për shembull emri i 91-të ''ad-dārr'' („plagosësi, rrezikuesi“) gjendet vetëm tek hadithet. Në kuran ka në të vërtetë më tepër se 99 atribute. Janë gjithësej rreth 114. Lista e 99 emrave përshkruhet me „emrat më të bukur“ ''(asma’ul husna)''. Nga të gjithë këto atribute rrjedhin edhe emrat e përhapur arabë si psh. Abdullah („shërbyes i allahut“) ose edhe Abdul Hayy („shërbyes i të gjallit“), Abdul Maxhid („shërbyes i të lavdishmit“). Duhet pasur parasysh këtu se bëhet fjalë për shkallën sipërore të vetive të përmendura („më i mëshirëshmi“, „më i plotëfuqishmi“, „gjithë-shikuesi“ etj.)
 
Vetitë ose definimet [[Teologjia|teologjike]] të zotit në fenë islame përmenden si në kuran ashtu edhe në ''hadith''. Cilësia kryesore aty e zotit është që ai është i pavarur nga krijesat e tij. Ai është i pavarur nga koha (sipas tyre, zoti ka ekzistuar përpara kohës dhe do të mbesë edhe pas mbarimit të saj). Zoti është krijuesi i botës por jo pjesë e botës materiale. Zoti, sipas përcaktimit islamikislam nuk ka as gjini, as fëmijë dhe as partnerë. Gjithashtu nuk ekziston asnjë qenie e barazvlefshme me të. Përveç kësaj zoti është i pranishëm kudo, i plotfuqishëm dhe në dijeni të gjithçkaje, dmthdo të thotë. ai e di në çdo moment se ç'ndodh, ç'ka ndodhur dhe ç'do të ndodhë në çdo vend si dhe ç'do të kishte ndodhur sikur një ngjarje (që pritej) të mos kishte ndodhur.
 
Kurani e përcakton allahun kështu:
Rreshti 35:
: — (59:22-24)
 
Për të kuptuar unicitetin (''të qënit një'') e allahut në kontekstin islamikislam duhet pasur parasysh termi i ''[[Teuhidi|tauhīd-it]]''. Shqyrtimi i kuptimit të allahut sipas konceptimit islamikislam është i pamundur pa ''tauhīd''-in.
 
== Allahu si term fetar kristian ==
Rreshti 63:
== Literaturë ==
* The Encyclopaedia of Islam. ''(Enciklopedia e fesë islame)''. New Edition. Brill, Leiden. Vol. 1, f. 406 (Allāh). Në lidhje me [[Etimologjia|etimologjinë]] e fjalës allah dhe ilāh shih vol. 3, f. 1120 (Ilāh).
 
 
 
== Shih edhe ==