Dallime mes rishikimeve të "Republika Çeke"

1.476 bytes added ,  4 vjet më parë
ska përmbledhje të redaktimeve
Fundi i Perandorisë së Shenjtë Romake në 1806 çoi në degradimin e statusit politik të Mbretërisë së Bohemisë. Bohemia humbi pozitën e saj të një elektorati të Perandorisë së Shenjtë Romake, si dhe përfaqësimin e vet politik në Asamblenë Perandorake. Tokat boheme u bënë pjesë e Perandorisë Austriake dhe më vonë e Austro-Hungarisë. Gjatë shekullit të 18-të dhe 19-të Rigjallërimi Kombëtar Çek filloi rritjen e tij, me qëllim për të ringjallur gjuhën, kulturën dhe identitetin kombëtar çek. Revolucioni i vitit 1848 në Pragë, që luftoi për reformat liberale dhe autonominë e Kurorës bohemiane brenda Perandorisë Austriake, u shtyp. Në 1866 Austria u mund nga Prusia në Luftën Austro-Prusiane. Perandorisë Austriake i nevojitesh të ripërcaktonte veten për të ruajtur unitetin përballë nacionalizmit. Në fillim u duk se disa lëshime do të bëheshin edhe në Bohemi, por në fund perandori Franz Joseph I kreu një kompromis vetëm me Hungarinë. Kompromisi austro-hungarez i 1867 dhe moskurorëzimi i Franz Jozefit si Mbret i Bohemisë çoi në një zhgënjim të madh të politikanëve çekë. Tokat e Kurorës Bohemiane u bënë pjesë e të ashtuquajturit Cisleithania (zyrtarisht "Mbretëritë dhe Tokat e përfaqësuara në Këshillin Perandorak"). Zgjedhjet e para sipas votimit të përgjithshëm të meshkujve u mbajtën në vitin 1907. Mbreti i fundit i Bohemisë ishte Karli Bekuar i Austrisë i cili sundoi në vitet 1916-1918.
 
=== Çekosllovakia ===
Rreth 1.4 milionë ushtarë çekë luftuan në Luftën e Parë Botërore, nga të cilët rreth 150.000 u vranë. Edhe pse shumica e ushtarëve çekë luftoi për Perandorinë Austro-Hungareze, më shumë se 90.000 vullnetarë Çeke formuan Legjionet Çekosllovake në Francë, Itali dhe Rusi, ku ata luftuan kundër Fuqive Qendrore dhe më vonë kundër trupave bolshevike. Në vitin 1918, gjatë rënies së Perandorisë së Habsburgëve në fund të Luftës së Parë Botërore, u krijua republika e pavarur të Çekosllovakisë, që iu bashkuan fuqive aleate fituese. Shteti i ri përfshiu Kurorën Bohemiane (Bohemia, Moravia dhe Silezia) dhe pjesë të Mbretërisë së Hungarisë (Sllovakia dhe Ruthenia Karpate) me pakicat, të rëndësishme gjermane, hungareze polake dhe ruthenisht folëse.
 
Në vitin 1929 në krahasim me vitin 1913, produkti i brendshëm bruto u rrit me 52% dhe prodhimi industrial me 41%. Në vitin 1938 Çekosllovakia mbante vendin e 10-të në prodhimin industrial në botë.
 
Megjithëse Çekosllovakia ishte një shtet unitar, ajo siguronte në atë kohë të drejta të gjera për pakicat e saj dhe ishte e demokracia e vetme në këtë pjesë të Europës në periudhën midis dy luftërave. Efektet e Depresionit të Madh, duke përfshirë papunësinë e lartë dhe propaganda masive nga Gjermania naziste, rezultoi megjithatë, në pakënaqësinë dhe mbështetjen e fortë ndër e gjermanët etnikë për një ndarje nga Çekosllovakia.