[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
v Bot: Migrating 1 interwiki links, now provided by Wikidata on d:Q169160
vNo edit summary
Rreshti 84:
'''Skulpturat'''
 
Arti i skulptures dokumentohet me disa deshmi unikale. Me 1978, gjate germimeve arkeologjike ne mes te [[Xhamia e Selimijes|Katedrales se Shën Nikolles]] eshte gjetur nje bazament ne formen e nje drejtkendeshi ne permasat 1,98 x 2,86 m, mbi te cilen ka qene ngritur nje statuje, qe sot nuk ruhet. Gjithashtu eshte gjetur nje fragment skulpturor i nje trupi gruaje, te kohes helenistike. Me mire nga te gjithe ruhet nje altorelief, qe paraqet nje figure mitologjike : Erosin. Kjo gdhendje eshte mjeshterore dhe e realizuar ne mermer te bardhe. Erosi eshte hyu i dashurise, ka krahe gjysem te hapur dhe eshte i shtrire ne pozicion fjetjeje. Ka mundesi t'i takoje llojit te eroseve te karakterit memorial, qe zbukurojne monumentet perkujtimore. Kjo kryeveper artistike i takon shekullit II-III para Krishtit. Nje skulpture tjeter eshte figura e nje njeriu, gdhendur ne nje bllok guri me shtat mesatar dhe me nje kapele te "tipit pileus" ne koke. Kemi dhe deshmine e skulpturave te vogla prej balte te pjekur. Eshte gjetur nje kallep prej balte te pjekur (nje matrice), qe ka sherbyer per riprodhimin e figurimave te quajtura terrakota. Nga kallepi riprodhohet nje skene mitologjike ne miniature, qe paraqet tre figura te vendosura ne mes te nje sfondi me elemente zbukurimore, te imituar nga arkitektura monumentale e kohes helenistike.
 
'''Artizanati dhe zejtaria'''
Rreshti 162:
 
== Kultura dhe Etnografia ==
'''KatedraljaKisha-Xhami e Shen NikollesLezhes'''
:'''Artikulli kryesorë: [[KatedraljaXhamia e Shën NikollësSelimijes]]'''
Katedralja e Shën Nikollës ka një rëndësi të posaçme historike për shqiptarët, jo vetëm për Kuvendin e Lezhës, por edhe si vendvarrim i Gjergj Kastriot Skenderbeut. Kjo katedrale, ne shek. XVII, qe shndërruar ne xhami. Themelet e saj janë të shek. XIV, katedralja është e tipit bazilikë me gjatësi 17 m dhe gjërësi 8 m. Ruhet në muret e saj një afresk i Shën Nikollës. Sot rrënojat e [[Xhamia e Selimijes|Katedrales së Shen Nikolles]] (Xhamia e Selimijes) janë shruar në memorialin e Gjergj Kastriot Skenderbeut, padyshim një nga monumentet më të mëdha të historisë kombëtare të shqiptarëve në të gjitha kohërat.
Sipas studjuesit A. Mutjakoviç, mbështetur në disa dokumente shkrimore të arkivave të [[Raguza|Raguzës]], del se [[Andrea Aleks Durrsaku]], skulptor dhe arkitekt gjenial i të ashtuquajturës Rilindje Dalmatine është me origjinë e të pareve të tij nga Lezha. Në shumë dokumente të artistit ai e quan veten "'''Andrea De Alesio'''", që lidhet me emrin e Lezhës në Mesjetë. Ruhet kopja e testamentit të bërë nga dora e Andreas, i cili e quan veten "Duca Sinovicch", që interpretohet si formë e konvertuar e emrit të familjes së njohur shqiptare, [[Familja e Dukagjinëve]], që kanë qenë edhe zotërinj të Lezhës.
Në këtë klimë të begatë, që herët u shquan individë me emër në kulturën tonë kombëtare si [[Lekë Dukagjini]], [[Kanuni i Lekë Dukagjinit|Kanuni me emrin e tij]] (Shkodër 1933), që u mblodh në kapërcyll të shekujve XIX-XX nga At [[Shtjefën Gjeçovi]], është monumenti më i rëndësishëm i trashëgimisë kulturore të popullit shqiptar. Ndër shprehjet e tij, që kanë mbërritur si fjalë të urta deri në ditët e sotme, mund të përmendim: "'''Je i lirë me mbajtë burrëninë tënde, je i lirë me u zhburrnue'''". [[Frang Bardhi]] (1606-1643) nga Kallmeti, ipeshkëv i Sapës (Zadrimës), është autori i më të parit Fjalor latinisht-shqip (Romë,1635) me rreth 5 mijë fjalë dhe i Apologjisë për Skënderbeun (Venecia, 1936), shkruar në latinisht. [[Pjetër Zarishi]] (1806-1866) prift nga Blinishti i Zadrimës, i doktoruar për teologji, është ndër poetët nismëtarë të Rilindjes sonë Kombëtare së bashku me franceskanin [[Leonardo De Martino]]n (1830-1923). Ky i fundit ishte arbëresh nga Grecia e Pulies (Itali), por jetoi në Lezhë dhe rrethinat e saj për mëse 30 vjet ku shkroi edhe pjesën më të madhe të vargjeve që u përmblodhën në librin voluminoz Harpa e një italo-arbëreshi (Venecia,1881). Për Lezhën Zarishi shkruan se prodhon “''gjithçka asht nevoja e njeriut me jetue''”, ndërsa De Martino në gojën e Zogut në Kafaz jep figurativisht gjendjen e rëndë të shqiptarit në robëri: ”''Jo këtu s’muj me këndue/ Se kam zemren kah pelcet''”. Dëshmi kulturore është edhe vepra e èèAli Ulqinaku ++t (1855-1913). Ai ishte lindur në Ulqin dhe u caktua hoxhë në qytetin e Lezhës me të mbaruar Medresenë e Shkodrës. Shkroi dy vëllime me poezi me alfabet arab dhe la në dorëshkrim Fjalorët turqisht-shqip, shqip-turqisht, të parët e këtij lloji në leksikografinë shqiptare dhe turke. Zotëronte disa gjuhë orientale, por deklaronte se “''gjuha ime asht shqipja''”. Me leksikologji u muar edhe [[Nikollë Gazulli]] (1894-1946), lindur në Dajç të Zadrimës ku mori edhe mësimet e para prej Ndre Mjedës, ndërsa studimet e larta teologjike i kreu në [[Austri]]. Veprat: Fjalori i fjalëve të rralla të malësive veriore (1941) dhe Fjalorthi i ri (1941).