Ndryshimi mes inspektimeve të "Kulla e Asllan Tupellës"

ska përmbledhje të redaktimeve
v
}}
'''Kulla e Asllan Tupellës''' është një monument i trashëgimisë kulturore në [[Kçiqi i Vogël|Kqiq i Vogël]], [[Mitrovicë]], [[Kosovë]].<ref name="mei-ks">{{cite book|title=LISTA E TRASHËGIMISË KULTURORE PËR MBROJTJE TË PËRKOHSHME|publisher=Republika e Kosovës, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit|url=http://www.mkrs-ks.org/repository/docs/LISTA_E_TRASHEGIMISE_KULTURORE_NEN_MBROJTJE_TE_PERKOSHME_2015.pdf|accessdate=17 gusht 2016|ref=mei-ks}}</ref> Ky monument është i kategorisë "Arkitekturor", i miratuar me numër.
 
==Historiku==
Në lagjen e '''Tupellëve''' të fshatit Kçiq i Vogël, komuna e [[Mitrovicës]], gjendet kulla (sipas njësimit në popull) e Asllan Tupellës.Sipas të dhënave të marra nga Ferat Asllan Tupella (1947) thuhet se kullën e ka ndërtuar [[Ahmet Tupella]] (babai i Asllanit), në gjysmën e dytë të shek. XIX. Kulla me etazhe P+1 ka funksion banimi. Ka shërbyer si shkollë për edukimin dhe arsimimin e brezave. Kati përdhese ka shërbyer si mësonjëtore. Hapësira e katit është e pandarë në krahasim me kullat e tjera. Më vonë kati i parë ka shërbyer edhe për lënien e kuajve të mysafirëve, ndërsa në kat gjendet oda që ka qenë enkas për mysafirë. Që nga ndërtimi në kullë nuk ka pasur intervenime, në përjashtim të çardakut, që i është larguar në vitin 1990. Gjendja në të cilën gjendet kulla është shumë e rëndë, saqë rrezikon edhe familjarët me shembjen e saj. Kulla e ndërtuar mbi themel guri me etazh P+1 është e ndërtuar me blloqe guri të vendosura njëra mbi tjetrën, pa hatulla. Në balloren lindore, perëndimore dhe jugore vërehen të hapurat e dritareve në formë të frëngjive me hark, ndërsa në balloren veriore shihen dy hapësira të rrumbullakëta, që kanë shërbyer si pika vrojtuese, të cilat shërbenin edhe për vendosjen e tytës në rast mbrojtjeje. Të gjitha konstruksionet e meskatit, shkallëve, tavanit dhe kulmit janë nga druri. Kulmi katër faqësor është i mbuluar me qeramidhe tradicionale.
 
==Referencat==
{{Kosova-hist-cung}} [[Kategoria:Mitrovicë]]
[[Kategoria:Trashëgimi kulturore në Kosovë]]
 
==Galeria==
 
https://dtk.rks-gov.net/files/1655/1/3.JPG
https://dtk.rks-gov.net/files/1655/1/2.JPG
https://dtk.rks-gov.net/files/1655/1/6.JPG
38

edits