[Redaktim i kontrolluar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
rregullim i sintaksës
v clean up, përmirësime tipografike: dmth → do të thotë, Europë → Evropë, europiane → evropiane, mjeshtra → mjeshtër (2), nje → një duke përdorur AWB
Rreshti 6:
=== Rinia (1484-1504) ===
==== Origjina (1484-1493) ====
[[File:Sanzio 01 Raphael.jpg|thumb|left|autoportret i Raffaellos (majtas) ne njenjë cep te Shkolles se Athines]]
Raffaello-ja lindi në Urbino në «vitin 1483, në të premten e shenjtë,<ref>Që në 1483 përputhej me ditën e 28 marsit</ref> në tre të natës, nga Giovanni Santi, piktor jo pak i shkëlqyer, por duke qen njeri me intelekt të lart dhe i prirur në drejtimin e fëmijve në atë rrugë të mbarë, që për fatin e tij të keq, nuk ishte shfaqur në rininë e tij»<ref name=V>Giorgio Vasari, 'Le vite de' più eccellenti pittori, scultori e architettori'', ''Vita di Raffaello da Urbino'', Firenze 1568.</ref>. Rrëfimi i Vasarit konsideron se Raffaello-ja lindi më [[28 Mars|28 mars]] (të premten e shenjtë). Megjithatë ekziston një tjetër version sipas të cilit dita e lindjes së mjeshtrit urbinas duhet të jetë [[6 Prill|6 prilli]], dhe kjo e bazuar në letrën e Marcantonio Michiel-it drejtuar Antonio Marsilio-s (e konfirmuar nga epitafi i njohur, për një kohë i konsideruar i Pietro Bembo-s ndërsa sot i atribuar poetit Antonio Tebaldeo) që nënvizon se data e ditës dhe orës së vdekjes së Raffaello-s, përputheshin dukshëm me atë të [[Krishti]]-it - ora 3 e [[6 Prill|6 prillit]], e premte para Pashkëve – përputhen saktësisht me datën e lindjes së tij. Natyrisht, gjithë kjo ka shijen e legjendës dhe nëse do të konsiderohej mjaftueshmërisht e sigurtë dita e vdekjes së tij, nuk mund të jetë kështu për atë të lindjes së tij.
 
Rreshti 12:
[[File:Raffaello Madonna col Bambino 1498.jpg|thumb|''Madonna me Femijën'' (1498), Casa Santi, Urbino]]
 
Në formimin e Raffaello-s qe përcaktues fakti i që lindi dhe u rrit në Urbino, që në atë periudhë ishte qendër artistike me rëndësi primare që rrezatonte në Itali dhe në [[Evropa|EuropëEvropë]] idealet e [[Rilindja|rilindjes]]. Këtu Raffaello-ja, duke pasur akses nëpërmjet të atit në sallat e Palazzo Ducale, pati mundësi të studionte veprat e Piero della Francesca, Luciano Laurana, Francesco di Giorgio Martini, Pedro Berruguete, Giusto di Gand, Antonio del Pollaiolo, Melozzo da Forlì dhe të tjerë<ref name=F10/>.
 
Raffaello-ja, me gjasa, mësimet e para të vizatimit dhe pikturës i mori nga i ati<ref name=V/>, që të paktën nga vitet tetëdhjetë të [[Shekulli XV|kuatroçentos]] ishte në krye të një punishteje (botege) në lulëzim, e angazhuar në krijimin e veprave për aristokracinë vendore dhe për familjen dukale, si seria e muzave për tempietto-n e pallatit, si dhe për pregatitjen e spektakleve teatror<ref name=F10/>. Giovanni Santi për më tepër kishte njohje të drejtpërdrejtë dhe të përditësuar të pikturës bashkëkohëse jo vetëm italiane, siç tregon ''Chronaca rimata'' e tij, e shkruar me rastin e martesës së Guidobaldo-s me Elisabetta Gonzaga-n<ref name=F10/>.
Rreshti 168:
==== Punishtja ====
[[File:Giovanni da Udine Venus, Ceres and Juno 01.jpg|thumb|''Tre perëndeshat'' te Loggia di Psiche, atribuar Giovanni da Udine-s me vizatimin e Raffaello-s|326x326px]]
Për ti bërë ball popullaritetit të tij në rritje dhe numrit të madh pasues të punimeve të kërkuara, Raffaello-ja ngriti një punishte të madhe, të strukturuar si një ndërmarrje e mirëfilltë e aftë ti dedikohej detyrave gjithmonë e më kërkuese dhe në kohën më të shkurtër të mundshme, duke garantuar megjithatë një nivel të lartë cilësor. Mori kështu për formimin artistik jo vetëm djaloshë dhe artistë të rinj, por edhe mjeshtramjeshtër tashmë të afirmuar dhe me talent<ref name="F142">Franzese, cit., fq. 142.</ref>.
 
Afërsisht tridhjetëvjeçar, Raffaello-ja ishte titullari i punishtes më aktive të pikturës në [[Roma|Romë]], me një grup ndihmësish që fillimisht i dedikoheshin thelbësisht punimeve pregatitëse dhe përfundonin piktura dhe afreske<ref name=F26/>. Me kalimin e kohës, në vitet e përparuara të periudhës romane, gati tërësia e punimeve të Raffaello-s pati një kontribut gjithmonë e më të madh të punishtes në hedhjen e pikturave, ndërkohë që pregatitja e vizatimeve dhe kartonëve mbetej prerogativë vetëm e mjeshtrit. Integrimi midis figurave të ndryshme ishte i tillë që rezultonte e vështirë të dalloje atësinë e veprave dhe vizatimeve, sa më shumë që artistë të ndryshëm të shkollës së tij qenë ngarkuar individualisht me kompletimin e veprave të ndryshme piktorike dhe arkitektonike të lëna pa-mbaruara. Sistemi i punës së punishtes, për një periudhë e strehuar në vetë shtëpinë e Raffaello-s (Palazzo Caprini), ishte strukturuar me efikasitet dhe formoi një gjeneratë të tërë artistësh<ref name=F26/>.
Rreshti 220:
Themelet e kullave duken të pamjaftueshme; për këtë arsye u vendos të vendoseshin faqet e murit (ato më të ngarkuarat) më afër kullave të kupolës. Rendi gjigand i kroçerës vazhdonte te shtyllat e transetit dhe kollonat mes shtyllave formonin një rend minor.
 
Raffaello-ja nuk kishte asnjë qëllim të modifikonte kupolën e Bramante-s: pamja e jashtme e kishës do të dominohej nga sistemi i trabeacionit alla antik, dmthdo të thotë. të përbërë nga mbështetje vertikale dhe arkitrarë horizontal pa përdorimin e harqeve. Qoftë në korridore qoftë në façata, kollona të lira ose gjysëmkollona të mbështetura në mur duke mbajtur trabeacionin e rendit dorik.
 
Antonio da Sangallo i Riu, pasues i Raffaello-s ([[1520]]), i shfaqi difektet e Raffaello-s në një memorial të famshëm.
Rreshti 300:
 
== Ndikimi ==
Raffaello-ja qe një nga piktorët më ndikues në historinë e artit perëndimor. Rimarja nga ai i temave mikelanxholeske, të ndërmjetësuara nga vizioni i tij solemn dhe i qetë, qe një nga ''input-et'' thelbësore të manierizmit. Nxënësit e punishtes së tij patën shpesh karriera të pavarura në shumë oborre italiane dhe europianeevropiane, që përhapën kudo manierën dhe arritjet e tij.
 
Pa veprat monumentale të fazës romane është i pamendueshëm "klasicizmi" i shekullit pasues, në të njëjtën kohë elegant dhe madhështor, i Karraçëve, Guido Reni-t, Caravaggio-s, Rubens-it dhe Velázquez-it. Model i pashmangshëm edhe në fazën e akademive të shtatëqintës dhe tetëqintës, u bë burim frymëzimi për mjeshtramjeshtër shumë të ndryshëm si Jean-Auguste-Dominique Ingres dhe [[Eugène Delacroix|Delacroix]], që, nga ai morën shtysa të ndryshme. Përgjatë shekullit të XIX vepra e tij frymëzoi lëvizje të rëndësishme, si ajo e Nazareni dhe ajo e Pre-rafaelitëve, këto të fundit të interesuara për estetikën e tij rinore, të lidhur me një rievokim arkadik katërqintës dhe fillimit të pesëqintës italiane, pikërisht para "Raffaello-s klasicist"<ref>Franzese, cit., pag. 149.</ref>.
[[Skeda:Raphael - Bindo Altoviti - Google Art Project.jpg|thumb|357x357px|Portreti i Bindo Altovitit]]