[Redaktim i kontrolluar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
No edit summary
Rreshti 7:
Pas vitit 194qr, me vendosjen e regjimit komunist në Shqipëri u formësua një farë emigrimi me karakter politik në më të shumtën, gjithnjë i përmasave të vogla. Qeveria shqiptare iu kundërvu me forcë dhe me të gjitha mjetet ç'këshilluese dhe ndëshkuese, duke vënë në jetë masa të rrepta politike dhe ligjore, madje duke e cilësuar si krim largimin nga vendi. Kjo do të ishte edhe faza e dytë.
 
Faza e tretë nis pas vitit 1990, duke e ndarë në disa nën faza: i1) flukse emigruese të harkut kohor 1991-92, tërësisht të pakontrolluara. Aso kohe, afërsisht 300 mijë qr shtetas shqiptarë u larguan nga atdheu me çdo rrugë dhe mjet; ii2) flukset 1992-96, kur u larguan afërsisht po aq shtetas, shpesh në rrugë të paligjshme, pavarësisht përmirësimit të përkohshëm të ekonomisë, stabilizimit politik të vendit, kontrolleve më të mira të kufijve dhe, hera-herë, politikave më të “buta” të disa shteteve; iii3) flukset e pas 1996-07, menjëherë pas kolapsit të skemave të ndryshme piramidale dhe trazirave politike-sociale që përcollën këtë kolaps. Disa faktorë të kombinuar si, papunësia, pasiguria, varfëria, përkeqësimet e përgjithshme ekonomike bënë që afro 100 mijë njerëz të largoheshin brenda pak muajve; iv) së fundi, që nga viti 1998 ka pasur një përmirësim të dora-dorshëm të kushteve politiko-ekonomike-sociale; këto së bashku me disa politika të favorshme të kohës të dy shteteve fqinje, Itali dhe Greqi bënë që të rriteshin flukset e emigrimit të ligjshëm dhe të uleshin ato të paligjshme.
 
Sipas regjistrimit të popullsisë kryer nga INSTAT, në vitin [[2001]] popullsia shqiptare është 3,07 milion banorë dhe, nëse nuk do të kishte migracion, kjo shifër do të ishte 3,78 milion. Diferenca ndërmjet këtyre dy shifrave është numri i përafërt i emigrantëve, pra 710 000 persona nga të cilët 390 000 meshkuj dhe 320 000 femra.