Ndryshimi mes inspektimeve të "Emigrimi"
→Tri periudhat e emigrimit modern shqiptar
{{pa referenca}}
=== Tri periudhat e emigrimit modern shqiptar ===
Ky emigrim mund të ndahet në tre periudha:
Para vitit 1944, drejtimet kryesore ishin SHBA-ja dhe disa vende të Amerikës Latine. Mungojnë të dhëna të sakta të përmasave të këtyre flukseve, megjithëse janë të përmasave të vogla dhe kryesisht me motivim ekonomik, sikurse qerja e kohës thuajse ishte indiferente ndaj këtyre flukseve.
Pas vitit
Faza e tretë nis pas vitit 1990, duke e ndarë në disa nën faza: 1) flukse emigruese të harkut kohor 1991-92, tërësisht të pakontrolluara. Aso kohe, afërsisht 300 mijë shtetas shqiptarë u larguan nga atdheu me çdo rrugë dhe mjet; 2) flukset 1992-96, kur u larguan afërsisht po aq shtetas, shpesh në rrugë të paligjshme, pavarësisht përmirësimit të përkohshëm të ekonomisë, stabilizimit politik të vendit, kontrolleve më të mira të kufijve dhe, hera-herë, politikave më të “buta” të disa shteteve; 3) flukset e pas 1996-07, menjëherë pas kolapsit të skemave të ndryshme piramidale dhe trazirave politike-sociale që përcollën këtë kolaps. Disa faktorë të kombinuar si, papunësia, pasiguria, varfëria, përkeqësimet e përgjithshme ekonomike bënë që afro 100 mijë njerëz të largoheshin brenda pak muajve; iv) së fundi, që nga viti 1998 ka pasur një përmirësim të dora-dorshëm të kushteve politiko-ekonomike-sociale; këto së bashku me disa politika të favorshme të kohës të dy shteteve fqinje, Itali dhe Greqi bënë që të rriteshin flukset e emigrimit të ligjshëm dhe të uleshin ato të paligjshme.
|