[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
No edit summary
v →‎Morfologjia: clean up, përmirësime tipografike: përqëndrohemi → përqendrohemi duke përdorur AWB
Rreshti 23:
* 3. Micetizmi- konsumi i toksinës së preformuar (helmimi me kërpudha).
* 4. Infeksioni
Ne do të përqëndrohemipërqendrohemi vetëm në tipin e fundit të sëmundjeve mikotike – në fungjet patogjene që shkaktojnë sëmundje te njerëzit. Shumica e fungjeve patogjene nuk prodhojnë toksina, por ato tregojnë modifikime fiziologjike gjatë infeksionit parazitues (p.sh. vlera të shtuara metabolike, rrugë alternative të metabolizmit dhe strukturat e modifikuara të murit qelizor). Shumica e fungjeve patogjene janë aerotolerante dhe mund t’i rezistojnë efekteve të radikaleve aktive të oksigjenit gjatë zbërthimit respirator të fagociteve. Prandaj, fungjet mund t’i rezistojnë shumë faktorëve mbrojtës të organizmit. Fungjet janë të kudondodhura në natyrë dhe shumica e njerëzve iu ekspozohen këtyre mikroorganizmave. Shfaqja e infeksionit mikotik zakonisht varet nga madhësia e inokulumit të fungjeve dhe nga rezistenca e strehuesit ndaj infeksionit. Kurse shkalla e manifestimit klinik të infeksionit varet kryesiht nga statusi imunologjik i strehuesit. Nëse fungjet janë izoluar nga gjaku që është marrë prej një kateteri brendavenoz, atëherë kjo mund të jetë rezultat i kolonizimit të kateterit, fungemisë kalimtare ose infeksionit të vërtetë. Mjeku duhet të marrë vendim për interpretimin diagnostik duke u bazuar në të gjitë faktorët relevantë siç janë: gjendja klinike e pacientit, parametrat klinikë, statusi i përgjithshëm, rezultatet e analizave të tjera laboratorike etj. Vendimi është shumë i rëndësishëm në menaxhimin klinik të pacientit, pasiqë trajtimi i infeksioneve sistemike të shaktuara nga fungjet kërkon përdorim agresiv të medikamenteve të cilat zakonisht kanë edhe toksicitet të konsiderueshëm. Shumica e agjensëve mikotikë janë saprofitë të tokës dhe sëmundjet mikotike; ato nuk janë infektivë dhe nuk përhapen nga njeriu në njeri (me përjashtime të rralla: kandidozat dhe disa dermatofite). Mund të shfaqen edhe epidemi me këto mikrobe, por ato nuk janë pasojë e infekciozitetit, por e ekspozimit mjedisor. Shumica e fungjeve që shkaktojnë infeksione sistemike kanë ciklin e veçantë të ekzistencës ekologjike në natyrë. Vendqëndrimi i tyre është specifik për disa fungje dhe do të diskutohet më vonë. Në këto mjedise, mikroorganizmat saprofitë rriten dhe zhvillohen. Vendbanimi i fungjeve, është po ashtu burim i elementeve të fungjeve dhe sporeve, ku njerëzit dhe kafshët, strehuesit e rastësishëm, ekspozohen ndaj thërmizave infektive. Prandaj gjatë diagnozës së sëmundjeve mikotike duhet marrë parasysh këto ndërlidhje. Mjeku duhet të jetë i aftë për të nxjerrë anamnezën komplete nga pacienti, përfshirë profesionin dhe të dhënat mbi udhëtimet eventuale. Kjo informatë kërkohet për të rritur ose vërtetuar diagnozën diferenciale. Incidenca e sëmundjeve mikotike është në rritje e sipër për shkak të rritjes së ndjeshëmërisë ndaj këtyre infeksioneve. Kjo dukuri vërehet sidomos te pacientët që vuajnë nga AIDS, pacientët në terapi imunosupresive dhe si rrjedhojë e përdorimit të metodave invazive në diagnozë dhe terapinë kirurgjike (implantet prostetike). Në Karolinën Jugore sëmundjet mikotike kanë qenë të raportueshme në autoritetet përkatëse të shëndetësisë publike.
 
== Shiko edhe ==