Dallime mes rishikimeve të "Calvin Coolidge"

ska përmbledhje të redaktimeve
[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
No edit summary
No edit summary
 
[[Skeda:Calvin Coolidge cph.3g10777.jpg|parapamje|Calvin Coolidge]]
'''John Calvin Coolidge Jr.''' ([[4 korrik]] [[1872]] - [[5 janar]] [[1933]]) (shqip: ''Kalvin Kullixh'') ishte [[Lista e Presidentëve të ShBA|presidenti]] i 30-të i Shteteve të Bashkuara (1923-29). Një avokat republikan nga [[Vermont]]i, Kullixh i ngjiti shkallë e politikës së shtetit [[Massachusetts|Masaçusets]], duke u bërë përfundimisht guvernator i atij shteti. Përgjigja e tij ndaj Grevës së Policisë në Boston në vitit 1919 e vuri atë në qendër të vëmendjes kombëtare dhe i dha atij një reputacion si një njeri i vendosur. Menjëherë pas kësaj, ai u zgjodh si zëvendëspresidenti i 29-të në vitin 1920 dhe arriti të bëhej presidencëpresident pas vdekjes së papritur të presidentit [[Warren G. Harding]] në vitin 1923. I zgjedhur president në vitin 1924, ai fitoi një reputacion si një konservator që mbështeste një rol më të vogël të qeverisë.
 
Kullixh riktheu besimin e publikut në Shtëpinë e Bardhë, pas skandaleve të administratës së paraardhësit të tij, dhe e la detyrën me popullaritet të konsiderueshëm. Biografi i Kullixhit, Claude M. Fuess, shkruan për të:<blockquote>''"Ai mishëroi frymën dhe shpresat e klasës së mesme, mundi të interpretojë dëshirat e saj dhe të shprehë mendimet e saj. Prova më bindëse e fuqisë së tij ishte se ai përfaqësoi gjeniun e njerëzve mesatarë."'' </blockquote>