Historia e kompjuterit: Dallime mes rishikimesh

[redaktim i pashqyrtuar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
No edit summary
v U kthyen ndryshimet e 217.73.129.54 (diskutimet) në versionin e fundit nga AXRL.
Rreshti 1:
[[Skeda:Information processing system (english).svg|Sistemi i procesimit të informacionit|right|thumb|400px]]
'''[[Kompjuteri]]''' është një makinë llogaritëse e sofistikuar. Zanafillën e saj historia e makinave llogaritëse e ka kohë më parë. Si datë fillimi të shpikjes së kompjuterëve mund të përmendim vitin 1673. Në këtë vit matematikani i njohur Leibnic i shtyrë nga nevojat e atëhershme ushtarake arriti të ndërtojë një makinë të sofistikuar për atë kohë që u quajt arifmometër. Arifmometri ishte një makinë mekanike që bënte të mundur kryerjen e katër veprimeve bazë të matematikës dhe u përdor në shekullin XIX në fushën e artilerisë për llogaritjet balistike. Do të duheshin shumë vite e përpjekje për t’ju afruar koncepteve të sotme të kompjuterit dhe për të ndërtuar një makinë të tillë elektronike si ajo që përdorim ne sot. Ja disa data që meritojnë të përmenden në këtë vrapim të shpejtë nëpër këtë rrugë të gjatë.
 
Vitet 1940-‘50. Kostoja e kompjuterëve dhe përmasat e tyre ishin gjigante. Kompjuteri kushtonte dhjetëra mijëra dollarë dhe zinte volumin e dhomave të tëra të mbushura me pajisje elektrike e mekanike. Përveç kësaj duheshin një numër i madh njerëzish të kualifikuar për vënien në përdorim, mirëmbajtjen e remontin e tij. Viti 1949 Në këtë vit u shpik transistori i parë. Kjo pajisje zëvendësoi llambat elektronike në dy drejtime. Së pari përmasat dhe qëndrueshmëria në punë e transistorit zvogëluan shumë përmasat e kompjuterëve. Së dyti, konsumi Ii dhipitenergjisë është dhjetëra herë më i vogël. Kjo bëri të mundur uljen e kostove dhe hapjen e perspektivave të reja në vazhdim.
 
Viti 1960 Deri në këtë vit çdo transistor prodhohej e montohej në skemën elektronike më vete. Kjo kërkonte një punë të madhe, (mikroprocesori ose truri i kompjuterit të sotëm përmban deri ne 5 milionë transistorë). Në këtë vit u shpikën skemat integrale që lehtësuan prodhimin e kompjuterëve. Prodhimi i qarqeve të integruar të cilët përmbajnë në vetvete mijëra e miliona transistorë, jo vetëm zvogëloi si përmasat e paisjes ashtu edhe konsumin e energjisë, por i dha një hov të madh teknologjisë së zhvillimit të paisjeve të ndryshme duke bërë të mundur komandimin e shumë proceseve teknologjike. Ky vit shënon datëlindjen e minikompjuterit të parë. Ai kishte përmasat e një frigoriferi dhe kushtonte 20 mijë $.