Urdhëri Sovran Ushtarak i Maltës: Dallime mes rishikimesh

[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
No edit summary
v →‎Historia: përmirësime teknike, përmirësime tipografike: kristiane → e krishterë (2) duke përdorur AWB
Rreshti 57:
Mjeshtri i parë i madh i Urdhërit ishte fra Raimondo de Pui dhe pikërisht atij i njihet merita e transformimit të Urdhërit në një organizatë të vërtetë ushtarake. Përveç tre manastirëve të dëlirësisë, varfërisë dhe bindjes, de Pui futi edhe detyrimin ushtarak: kavalierët do të duhej të vishnin armaturën dhe të vringëllonin shpatën. Vetëm ndihma, në Tokën e Shenjtë nuk është aspak e mjaftueshme në vitet e kryqëzatave dhe pelegrinët kishin nevojë për mbrojtje të armatosur. Kishin nevojë për murgj luftëtarë.
 
Pushteti, paraja dhe dija i vinin urdhërat fetarë të asaj kohe me një mbështjellë misteri. Por nëse templarët kërkonin praktika të vërteta misterioze atyre që synonin të bashkoheshin me ta, për të qenë pjesë e Kalorësve të Maltës ishte i domsodoshëm vetëm pranimi i parimeve të bamirësisë kristianee krishterë. Përveç vijës së fisnikërisë.
 
Motoja e tyre ishte: "Tuitio Fidei et Obsequium Pauperum": mbrojtje e fesë dhe shërbim për të varfërit. Në spitalet e tyre, pacientët quheshin "Zotërinj të Sëmurë" dhe kalorësit u shërbenin atyre me pjata argjendi. Por angazhimi ushtarak ishte gjithashtu i thellë. Në dy shekujt e parë të jetës, Kalorësit e Maltës morën pjesë aktivisht në kryqëzata, sulme, beteja dhe aksione të paharrueshëm. Ishin luftëtarë shumë të respektuar që shumëkush ua kish frikën. Arabët i quanin "djajtë e zinj". Më pas, për Kalorësit erdhi ora që të linin Palestinën: mbrojtja e Kishës katolike do të zhvendosej në det. Kalorësit u ndalën fillimisht në Qipro bashkë me templarët dhe më pas pushtuan Ishullin e Rodit në 15 gusht të vitit 1310. Në këtë periudhë, urdhëri do të merrte emrin nga ishulli grek.
Rreshti 67:
Në vitin 1607, një piktor i ri në arrati nga shtetet Papnorë nën akuzën e vrasjes mbërriti në Maltë, gjeti mikpritje tek Urdhëri. Ai piktor i ri quhej Mikelanxhelo Merisi, me emrin e artit Karavaxho. Por Karavaxho do të arrestohej sërish në rrethana pak të qarta dhe do të arrinte të largohej nga ishulli. Gjatë kohës së shkurtër të qëndrimit në Maltë do të realizonte dy piktura të jashtëzakonshme: ekzekutimin e Shën Xhovanit dhe Shën Xhirolamon. Dy vjet më vonë do të vdiste në rrethana misterioze. Çështja e Karavaxhos është një ndër të paktat pika të errëta në historinë e Kalorësve të Maltës. Një tjetër është raporti mes Kalorësve të Maltës dhe templarëve. Eshtë e mundur në fakt që nga Kalorësit e Tempullit, urdhëri i Maltës të ketë trashëguar një bagazh të pasur thesarësh, njerëzish dhe dijesh? Sipas disa studiuesve, e famshmja Kullë e Djallit në Ishullin e Maltës mund të ketë qenë një shkollë për mësimin e sekreteve të alkimisë. Figura e referimit për këtë është ajo e Mjeshtrit të Madh Pinto de Fonseka, nga i cili Xhuzepe Balsamo, Konti i Kaliostros, kishte një prejardhje direkte.
 
Sekreti që i mundësoi Urdhërit të Maltës të mbijetonin nëpër shekuj të trazuar të historisë mund të jetë thjeshtë fakti që nuk tradhtuan parimet fillestarë të bamirësisë kristianee krishterë dhe të shërbimit ndaj nevojtarëve. Po çfarë kuptimi ka sot kjo trashëgimi? Urdhëri është një shtet sovran që ka marrëdhënie diplomatike me më shumë se 90 shtete. Ka qenë në vijën e parë në zonat e luftës: nga Vietnami në Kosovë. Ka më shumë se 47 spitale të shpërndarë nëpër botë dhe shumë shkolla për të varfërit. E kaluara e Kalorësve ka tonet epikë të legjendës që megjithatë merr me vete, pashmangshmërisht, edhe dyshime në lidhje me sekretet që mund të ndodhen në faqet më të fshehta të historisë së Urdhërit. E tashmja, ndërkohë është në sytë e të gjithëve: një e tashme e njerëzve në shërbim të paqes dhe popujve më të varfër. Tamam ashtu si duhet të jetë shpirti i një Kalorësi të vërtetë. Sot, ashtu sikurse një mijë vjet më parë.
 
== Lidhje të jashtme ==