Ndryshimi mes inspektimeve të "Talini"

498 bytes added ,  4 vjet më parë
Talini është dhe qyteti ku çdo 5 vjet mbahet Festivali Estonez i Këngëve. Për t'u përmendur janë dhe ditët e qytetit të vjetër, të mbushura me aktivitete që rikrijojnë atmosferën e kohës së Mesjetës.
== Transporti ==
Transporti publik në Talin është falas për banorët e Talinit. Transporti publik përbëhet nga 5 linja tramvaji (një linjë e re pritet të shtohet në 2015-ën), 64 linja autobusësh, dhe 7 linja autobusësh elektrikë. Në 2017-ën do të përfundojë linja e tramvajit nga aeroporti për në qendër të qytetit.
Gjithashtu Talini është dhe pikëtakimi i të gjitha linjave hekurudhore të Estonisë, dhe trenat mund të përdoren gjithashtu falas brenda kufirit administrative të Talinit. Transporti ujor përbëhet nga një anije që shkon nga Talini në ishullin Aegna, ishull pjesë e territorit administrativ të Talinit. Qyteti gjithashtu lidhet me rrugë biçikletash me fshatrat e qytezat rreth Talinit.
 
== Politika ==
Kryetari i bashkisë së Talinit është Edgar Savisaar i Partisë së Qendrës.