Ndryshimi mes inspektimeve të "Talini"

451 bytes added ,  4 vjet më parë
== Gjeografia ==
{{Wide image|TallinnPan.jpg|900px|Panorama e qendrës së Talinit}}
Talini ka një sipërfaqe prej 159.2 km². Talini gjendet në buzë të Gjirit të Finlandës, në veriperëndim të Estonisë. Talini ka dy liqene brenda vijës administative të qytetit, [[Liqeni Ülemiste]] ([[Gjuha shqipe|sq.]]Liqeni i Sipërm) dhe Liqeni Harku, si dhe ishullin Aegna. Talini furnizohet me ujë të pijshëm nga Liqeni Ülemiste i cili ka një sipërfaqe prej 9.6 km². Talini përshkohet nga Lumi Pirita në pjesën veriore të qytetit. Pika më e lartë e qytetit është 64 m mbi nivelin e detit dhe gjendet në pjesën jugore të qytetit, në Nõmme. Nõmme është dhe pjesa më e gjelbëruar e qytetit, me kodra të veshura dendur me pisha, mështekna e panja.
Talini ka një numër të madh parqesh, dhe është një ndër kryeqytetet me ajrin më të pastër në Evropë. Parqe për të përmendur janë Kadriorg, ku gjendet dhe kopshti japonez dhe pallati veror i careshës Katerina, kopshti botanik, dhe Muzeumi i hapur estonez. Qyteti ka një mori parqesh më të vegjël të shpërndarë në të gjithë qytetin. Në plazhin publik të Stroomit gjendet Merimets (Pylli i detit), një pyll prej 2 km i gjatë e 1,5 km i gjerë. Bregdeti i Talinit ka një sërë gjiresh, gadishujsh dhe plazhesh me rërë. Talini ka 3 plazhe publike brenda vijës administrative të qytetit.
 
== Ekonomia ==