Ndryshimi mes inspektimeve të "Talini"

455 bytes added ,  4 vjet më parë
Talini përbën zemrën e ekonomisë estoneze, duke kontribuar në më shumë se gjysmën e tatimeve të mbledhura në Estoni, dhe në më shumë se gjysmën e sipërmarrjeve e firmave të regjistruara në Estoni. Sektor që ka marrë hov shumë vitet e fundit është sektori i informatikës, sektor që punëson me mijëra specialistë në informatikë e shkenca kompjuterike, dhe gjithashtu ka dhe pagat më të larta në treg. Duhet të përmendim që Skype ka zyrat qendrore në Talin.
 
Industria ushqimore, veshmbathje, ndërtimi i pjesëve mekanike e elektronike janë po ashtu sektorë të rëndësishëm të ekonomisë së qytetit. Turizmi gjeneron një pjesë të mirë të të ardhurave në qytet, sidomos për njësinë bashkiake të qytetit të vjetër, ku shumica e klientëve janë turistë të huaj, të cilët kanë bërë që në Talin të hapen me qindra restorante dhe gjithashtu hotelet kryesore të famshëm si Hilton, Meriton, Swiss Hotel, Radisson etj. Zemra e turizmit në Talin është qyteti i vjetër, i cili është ndër qytetet e vjetra mesjetare më të ruajtura në Evropë, me mure rrethues e kulla roje të ngurta, ndërtesën e vjetër të Bashkisë të stilit gotik dhe me barnatoren/farmacinë më të vjetër në Evropë, e hapur në vitin 1422-shin.
 
Talini ka një port të madh pasagjerësh dhe një port kargo të mallrave. Porti i pasagjerëve operon tre terminale dhe ka dhe marinë (port të vogël të mbrojtur) për jahte gjithashtu. 9,79 milionë pasagjerë kaluan në portin e Talinit në vitin 2015. Talini gjithashtu ka dhe port jahtesh në grykëderdhjen e lumit Pirita, si dhe një port të vogël peshkimi i cili tashmë përdoret vetëm nga një anije që bën linjën qytet-ishulli Aegna.
 
== Demografia ==
Talini ka një popullsi prej 444 085 banorësh, duke e bërë kështu qytetin më të populluar të Estonisë, ku banon 1/3-ta e popullsisë së Estonisë. Popullsia e Talinit përbëhet nga 53% estonezë, 38% rusë, 4% ukrainas dhe pjesa tjetër finlandezë e të huaj nga vende të ndryshme.