Ndryshimi mes inspektimeve të "Talini"

945 bytes added ,  4 vjet më parë
ska përmbledhje të redaktimeve
 
Talini ka një port të madh pasagjerësh dhe një port kargo të mallrave. Porti i pasagjerëve operon tre terminale dhe ka dhe marinë (port të vogël të mbrojtur) për jahte gjithashtu. 9,79 milionë pasagjerë kaluan në portin e Talinit në vitin 2015. Talini gjithashtu ka dhe port jahtesh në grykëderdhjen e lumit Pirita, si dhe një port të vogël peshkimi i cili tashmë përdoret vetëm nga një anije që bën linjën qytet-ishulli Aegna.
 
==Arsimi==
Institucionet e arsimit të lartë në Talin janë:
 
* Akademia e Arteve e Estonisë
* Akademia Estoneze e Shkencave të Sigurisë
* Akademia Estoneze e Muzikës dhe Teatrit
* Shkolla Estoneze e Biznesit
* Akademia Estoneze e Detarisë
* Instituti i Teologjisë së Kishës Luterane Evangjelike në Estoni
* Instituti Kombëtar i Biofizikës dhe Fizikës Kimike
* Univeristeti i Talinit
* Universiteti Teknologjik i Talinit
 
== Demografia ==
 
== Kultura ==
Talini ka mbi 60 muzeume e galeri arti.
Talini është dhe qyteti ku çdo 5 vjet mbahet Festivali Estonez i Këngëve. Për t'u përmendur janë dhe ditët e qytetit të vjetër, të mbushura me aktivitete që rikrijojnë atmosferën e kohës së Mesjetës.
== Transporti ==
Transporti publik në Talin është falas për banorët e Talinit. Transporti publik përbëhet nga 5 linja tramvaji (një linjë e re pritet të shtohet në 2015-ën), 64 linja autobusësh, dhe 7 linja autobusësh elektrikë. Në 2017-ën do të përfundojë linja e tramvajit nga aeroporti për në qendër të qytetit.
[[Skeda:TTTK 502 in Pärnu highway.JPG|parapamje|Tramvajet e rinj në Talin]]
Gjithashtu Talini është dhe pikëtakimi i të gjitha linjave hekurudhore të Estonisë, dhe trenat mund të përdoren gjithashtu falas brenda kufirit administrative të Talinit. Transporti ujor përbëhet nga një anije që shkon nga Talini në ishullin Aegna, ishull pjesë e territorit administrativ të Talinit. Qyteti gjithashtu lidhet me rrugë biçikletash me fshatrat e qytezat rreth Talinit.
 
Transporti ujor ndërkombëtar operohet nga Viking Line, Linda Line Express, Tallink dhe Eckerö Line që lidhin Talinin me Helsinkin, Mariehamnin, Stokholmin, dhe Shën Pjetërsburgun. Udhëtimi Talin-Helsinki (83 km) zgjat 2–3 orë në varësi të anijes e motit.
Transporti ajror sigurohet nga Aeroporti i Talinit, "Lennart Meri". Aeroporti ndodhet 4 km nga qendra e qytetit,
Qyteti gjithashtu lidhet me rrugë biçikletash me fshatrat e qytezat rreth Talinit.
== Politika ==
Kryetari i bashkisë së Talinit është Edgar Savisaar i Partisë së Qendrës.