Demonstratat e `81-shit: Dallime mes rishikimesh

[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
v U kthyen ndryshimet e 82.114.69.16 (diskutimet) në versionin e fundit nga Klein Muci.
Rreshti 10:
I gjithë zinxhiri i demostratave është përcjellur nga lufta speciale e [[Doktrina e shenjt serbe]]. Që nga fillimi i revoltes në mence deri te marrja në dorë e forcës së armatosur, kjo doktrinë ka vepruar me metodat e saja pasive dhe aktive nga prapavija. Katër vitet e para pas demostratave, nga organet e sigurimi janë dënuar 4 mijë veta. Gjatë periudhës 1981-1990 si rrjedhë e zinxhirit të demostratave janë vrarë 183 qytetarë civil dhe 63 ushtarë shqiptarë në armatën Jugosllave. Janë dënuar 1346 ushtarë dhe 10000 civil për kundërvajtje politike. 3500 persona kanë vuajtur dënimin mesatar me burg prej 7,1 vjetëve. Çdo i treti shqiptarë në Kosovë është keqtrajtuar nga policia, kurse më 1990 janë helmuar mbi 7000 nxënsë dhe student kryesisht femra. Ne kete rast u fol edhe per sterilizim te femrave shqiptare me qellim uljen e popullsise shqipatre ne Kosove.Nga kjo pikepamje shteti jugosllav barazohet me veprimet e sadam Huseinit kundra kurdeve.
 
{{poli-cung|Demonstrat e vitit 1981 = ORGANIZAT PËR REPUBLIKË - PKMLSHJ
{{poli-cung}}
 
Nga mesi i viteve të 70-ta, disa kuadro shqiptare në Ushtri, Sigurim, Polici, në Politikë, në Universitet, në Shkolla, në Ekonomi etj., që i njohshim pikëpamjet e njëri-tjetrit, ngase i takonim kryesisht një gjenerate që demonstratat e vitit 1968 i përjetoi në rininë e hershme dhe që i kishin të freskëta kërkesat që vetëm pjesërisht u realizuan, nuk ishim të kënaqur me pozitën politike të popullit shqiptar në ish- RSFJ.
Përfundimisht ideja për krijimin e PKMLSHJ erdhi menjëherë pas Kongresit të 10 të LKJ ku pritej të shtrohet për zgjedhje edhe kërkesa e fundit e parealizuar e demonstratave të vitit 1968 për krijimin e Republikës së Kosovës.
Pasi populli shqiptar në ish- RSFJ nuk kishte një Organizatë Politike unike që këtë çështje të trajtonte si unike u pa si e domosdoshme se Kosovës i duhej një Parti Politike e pavarur dhe e barabartë me Partitë Politike të Popujve tjerë në ish- RSFJ dhe të pavarur e të barabartë edhe me Partinë e Punës së Shqipërisë (PPSH). PPSH e kufizonte aktivitetin e vet politik brenda kufijve të Republikës së Shqipërisë dhe çfarëdo angazhimi i saj rreth çështjes së Kosovës para bashkësisë ndërkombëtare ishte përzierje në punët e brendshme të një shteti tjetër. Angazhimi i Shqipërisë ndaj çështjes së Kosovës kufizohej vetëm ne të drejtat e minoriteteve që ishte tepër pak për të shëruar plagën e madhe të Kosovës, e cila ishte gjysma e Shqipërisë. Nuk durohej ndarja e dyfishtë e Kosovës: një herë e ndarë nga shteti amë dhe pastaj e ndarë dhe nën sundimin e Serbisë, Maqedonisë e Malit të Zi. Kjo jo vetëm se shkaktonte diskriminim nacional e politikë por ky diskriminim e mundësonte edhe diskriminimin e vazhdueshëm ekonomik.
 
BËRTHAMA E PARË
Bërthama që i parapriu Organizatës së PKMLSHJ ishte e përbërë nga njerëz të pa kënaqur me pozitën politike të popullit shqiptar në ish-RSFJ. Populli shqiptar në ish-RSFJ edhe pse paraqiste një tërësi kompakte kombëtare e që jetonte po ashtu në një territor kompakt etnik në një numër i cili përkah madhësia ishte i treti në ish-RSFJ, ai gjendej i ndarë dhe nën sundimin e tri republikave sllave. Sundim ky, i cili edhe në aspektin ekonomik edhe atë politik ishte i përcjellë me tërë karakteristikat që e përbëjnë një okupim klasik kolonialist, i cili ushtrohej përmes të autonomistëve të korruptuar e të mbuluar me demagogjinë e internacionalizmit proletar.
Ata që duhej të vepronin në këtë drejtim: LK e Kosovës, Akademia e Shkencave e Kosovës, institucionet dhe përfaqësuesit e Kosovës në Federatë nuk vepronin, prandaj u vendosë që të veprohet në këtë drejtim me mundësitë ekzistuese dhe në formë dhe me mjete që do të i caktoheshin vet.
Ky rrymim mësojë nga përvoja e hidhur grupeve ilegale të gjeneratave të mëparme se si nuk duhet vepruar, dhe si duhet vepruar. Besojmë se nga gabimet e kësaj gjenerate do të mësojnë gjeneratat e më pasme dhe çdo gjeneratë do të bëjë një hapë përpara dhe do të arrijë një sukses më shumë se gjenerata e më parme.
 
MËSIMET NGA PËRVOJA E ILEGALES
 
Edhe themeluesit e bërthamës së parë organizative të PKMLSHJ rrjedhin nga familjet që i takonin rretheve të përafërta me qarqet patriotike të Kosovës. Kjo mundësoi që para se të bëhen hapat e publikimit të Organizatës dhe të qëllimeve të saja, të:
• analizohen veprimet e grupeve ilegale,
• arsyet pse ato zbuloheshin aq shpejtë?
• pse nuk ishin në gjendje që të ruajnë kontiunitetin e veprimit për kohë ma të gjatë?
• pse vazhdimisht krijoheshin grupe ilegale me emra të ri e me program të njëjtë?
• e pikëpyetje të tjera.
Së pari këto analiza vërtetuan se grupet ilegale shqiptare udhëhiqeshin nga patriot e atdhetarë të mirë, por profesionalisht të papërgatitur për të hyrë në konflikt me një shtet, i cili deri në perfeksion i kishte arsimuar profesionalisht njerëzit e shtetit që do të luftonin ilegalen. Mekanizmat profesional të policisë publike, të shërbimeve sekrete, të shërbimeve të propagandës speciale dhe asaj publike, organet politike, organet gjyqësore, perfeksionimi i metodës, taktikës dhe të teknikës së zbulimit, etj. Pushtuesi me këto përparësi e kishte të lehtë të hidhte njerëzit e vet brenda organizatave ilegale dhe të godiste ilegalen edhe nga brenda edhe nga jashtë. Pra grupet amatore ilegale të Kosovës po ndesheshin vazhdimisht me mekanizma profesional shtetëror dhe ishte e logjikshme pse ato beteja ishin të humbura akoma pa filluar. Pra përfundimi se puna e organizatës PKMLSHJ duhet të ketë sa më shumë profesionalist dhe ata të veprojnë në prapavijë të armikut, duke i përdorur kundër tij, gjegjësisht duke përdorur metodat që armiku përdorte kundër ilegales. Qëllimet nuk mendohej të arriheshin shpejtë, por synohej që të veprohet vite me radhë në ilegale dhe që brenda organeve shtetërore të krijohen pozicione të fuqishme. Në këtë drejtim orientimi ishte, depërtimi i kuadrove të organizuara ose indoktrinimin e kuadrove që veç ishin duke punuar në kuadër të organeve shtetërore e politike, e që kishin sjellje të mira njerëzore dhe patriotike.
Si kriter i angazhimit në PKMLSHJ ishte edhe kushti i konspiracionit total. Për t’u arritur kjo organizata e PKMLSHJ u përcaktua të zgjerohej vetëm me njerëz që mes veti njiheshim ma shumë se 10 vite ose që ishin në mes veti në lidhje familjare, farefisnore e miqësore. Bie fjala nga familja e Mqedoncëve, 4 veta ishin anëtar të PKMLSHJ, ndërsa e tërë familja e mbështeste dhe e përkrahte PKMLSHJ me të gjitha mjetet. Kështu ishte me familjen e Bahtir Ahmetit, me familjen e Abdullah Prapashticës, Faton Topallit, Vahedin Azemit e të shumë aktivistëve të tjerë. Pos tjerash kjo metodë e punës mundësonte krijimin e kushteve për të marr apo për të rrënuar kalanë nga brenda.
Pasi që ndërtimi i një organizate masovike në kushte të ilegalitetit nuk ishte i mundshëm, PKMLSHJ fillimisht arriti t‘i plotësonte vetëm kushtet minimale për veprim. Bërthama e saj u krijua në vitin 1975. Nga ky organizim u kalua nëpër rrugën normale të krijimit të organizatave politike që nga bërthama e parë organizative, përmes krijimit të degëve dhe resorëve deri në nivel qe ajo të mund të filloi të veproi si organizatë.
Kështu pas vemjes së themeleve organizative, Partia Komuniste marksiste – leniniste Shqiptare në Jugosllavi (PKMLSHJ) u themelua në vitin 1978 në Prishtinë. PKMLSHJ nxori Dokumentet e Partisë në një përmbledhje e cila titullohej TEORIA DHE PRAKTIKA E REVOLUCIONIT. Në përmbajtje të këtij materiali ishte edhe Programi, Statuti dhe Instruksionet për punë praktike. Ato si tërësi përbënin Platformën Politike për Republikën e Kosovës, sepse qëllimi kryesor i ekzistimit të PKMLSHJ ishte krijimi i kushteve për arritjen e pavarësisë të popullit shqiptar në RSFJ-në e atëhershme. Pra pavarësinë nga Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia, si dhe krijimi i Republikës Shqiptare, të barabartë me Republikat tjera në RSFJ. Dalja publikisht me Programin e PKMLSHJ-së, përgatiti popullit që të mobilizohet rreth kërkesës për Republikë, kurorëzoi përpjekjet për bashkimin e rrymave politike rreth kësaj kërkese dhe fillojë ushtrimit të presionit politikë ndaj federatës dhe të njësive që e përbënin atë me qëllim të nisjes së procesit në drejtim të realizimit të statutit të Republikës për popullin shqiptar në ish-RSFJ.
 
BARTËSIT KRYESORË TË AKTIVITETIT
 
Ndër bartësit kryesor të aktivitetit të PKMLSHJ-ës, ishin: Abullah Prapashtica, Rexhep Maqedonci, Osman Osmani, Faton Topalli, Fatmir Bajrami, Osman Maqedonci, Mr. Halil Alidema, Adem Prapashtica, Skender Ibishi, Lumnije Azemi, Kadri Cakiqi, Nysret Ahmeti, Skender Vardari, Fatmir Grajqevci, Vahedin Azemi, Skender Hajdari, Shyqeri Gjinolli, Nazim Azemi, Kadrije Gashi, Afrim Abazi (dëshmor), Arban Hoxha, Martin Quni, Bahtir Ahmeti, Lutfi Maqedonci, Fahrije Osmani, Zyrafete Krasniqi, e shumë të tjerë.
PKMLSHJ ishte e organizuar në sistemin e dhjetësheve. PKMLSHJ angazhohej për ngritjen e statusit të shqiptarëve nga pakica kombëtare në komb, bashkimin e krahinave shqiptare në RSFJ dhe krijimin e republikës në kuadër të kësaj federate. Sistemi i brendshëm shtetërorë, do të rregullohej përmes kombinimit të kushtetutë së RSFJ dhe RPSSH-ës. Realizimi i këtij qëllimi parashihej përmes tri fazave: 1. Përmes kërkesave drejtuar udhëheqjes legale të Kosovës, dhe udhëheqjes federale të kërkohej në rrugë paqësore arritja e pavarësisë dhe barazisë ekonomike, politike dhe territoriale përmes krijimit të republikës shqiptare në kuadër të federatës; 2 me presion publik si demonstratat, grevat, e tubimet e ndryshme; 3. Përmes luftës së armatosur e cila nuk do ta kishte më për qëllim republikën në kuadër të federatës. PKMLSHJ në periudhën prej 01.03.1979 deri me 5 mai 1980, kërkoi disa herë me shkrim para organeve krahinore dhe atyre federale realizimin e kërkesës demokratike për republikë. Me 10.12.1980 organet e Kosovës dhe ato federale u paralajmëruan se nëse nuk do zgjidhnin çështjen e Republikës së Kosovës, PKMLSHJ brenda 6 muajve do të organizonte demonstrata. Njëkohësisht, përmes dekretit u dha urdhri që brenda vitit 1981 të kryheshin detyrat programore në drejtim të organizimit të demonstratave.
TRI FAZAT E AKTIVITETIT
Në parashikimet dhe përpjekjet e saja, PKMLSHJ mendonte që ngjarjet ti zhvillojë në formë të shkallëzuar të tri fazave:
1. Faza e parë përbëhej nga veprimtaria politike e shtruarjes teorike të kërkesës për Republikën e Kosovës përpara organeve federative dhe përpara LKJ me theks që të bëhet presion që LK e Kosovës të shtrojë këtë kërkesë në rrugë zyrtare dhe në rrugë legale;
2. Faza e dytë përbëhej nga organizimi i kombinuar i presionit politikë për mes të peticioneve, memorandumeve, shkresave nga meset e ndryshme dhe organizmi i marshimeve, grevave dhe demonstratave me kërkesën për Republikën e Kosovës në suaza kombëtare, federative dhe ndërkombëtare dhe së fundi;
3. Faza e tretë në të cilën parashihej shtruarja e ultimatumeve që të njihet Republika e Kosovës në kuadër të federatës jugosllave dhe nëse edhe atëherë nuk vjen përgjigjja pozitive atëherë të shpallet pavarësia e Kosovës nga ish-RSFJ dhe të shpallet bashkimi me Shqipërinë, me paramendimin që kjo të bëhet edhe me përdorimin e mjeteve përkatëse.
Mosrespektimi i këtyre fazave u bë për shkak se pushteti e kishte parasysh programin e PKMLSHJ dhe se ai donte konfliktin menjëherë, sepse e dinte se kur ishte fjala për përdorimin e dhunës raporti i forcave ishte në anën e tij, ndërsa në rrafshin politik do të pësonte disfatë deri në kapitullim.
 
PKMLSHJ - ORGANIZATORE E KËRKESËS PËR REPUBLIKË
 
Në demonstratat 11 dhe 26 marsit, si dhe ato të 1,2 e 3 prillit të vitit 1981 pjesëtarët e PKMLSH morën pjesë aktive në organizimin e tyre dhe plasimin e platformës dhe kërkesave të PKMLSHJ-ës. PKMLSHJ ishte e vetmja organizatë politike që përmes programit të saj shtronte çështjen e republikës. Programi i saj partiak u përkrah nga populli dhe u shndërrua në program gjithë popullor. Me 14 prill 1981 PKMLSH i dërgon një Notë KQ të LKJ-ës dhe qeverisë jugosllave me ç‘rastë morri përsipër përgjegjësinë për organizimin e demonstratave. Me 14 gusht 1981 PKMLSHJ i dërgoi një letër KQ LKJ-ës dhe qeverisë jugosllave duke ftuar LKJ-ën për bisedime si partner dhe parti të barabarta. Ajo publikoi shumë materiale propagandistike si „Teoria dhe praktika e revolucionit“, „Instruksione për veprim praktik“, Revistat “Revolucioni” dhe “Zëri i Atdheut”, etj.
MAJTIZMI I PKMLSHJ
Përcaktimi për konceptim e majtë ideologjik u bë për disa arsye. Së pari Kosova gjendej brenda zonës gjeografike ku të gjitha shtetet për rreth saj ishin me sistem socialist, duke e përfshirë edhe RSFJ, brenda së cilës ajo ishte dhe edhe shteti amë kishte rendin socialist. Pos kësaj në disa vende të Evropës perëndimore partitë socialiste ishin ose në pozitë ose ishin opozita me e fuqishme në ato vende. Edhe sikur shqiptarët dhe organizatat e tyre kombëtare të ishin me orientime të djathta dhe të provonin që të veprojnë nga ato pozita, nuk do të hasnin në mirëkuptim e përkrahje te populli në Kosovë dhe shteti shqiptar. Këtë e vërteton fakti se shteti shqiptar nuk mbështeste organizatat e djathta. Mirëpo, përcaktimi për të vepruar nga pozitat politike të majta nuk ishte vetëm çështje taktike, por edhe rezultat i bindjeve politike të krijuara në ato rrethana që u rritën dhe u shkolluan protagonistët dhe aktorët e këtij organizimi. PKMLSHJ e ndjente veten si një parti e cila nuk identifikohet me Partitë Komuniste të kohës për shkak të „modës„ e ku e „gjithë Partia dhe gjithë populli ishin vu në shërbim të marksizëm – leninizmit„ por përkundrazi PKMLSHJ synonte që marksizëm – leninizmin të vejë në shërbim të popullit punonjës sepse kështu e kuptonte idenë e lëvizjes punëtore të njohur si majtizëm. Për PKMLSHJ ekzistonte një ligjshmëri e marrëdhënieve dhe të zhvillimit shoqëror, e cila duhej të kalonte pa tjetër nëpër faza e etapa të caktuara për të arritur qëllimi i caktuar.
 
FORMIMI I ORGANIZATËS SË RINISË SHQIPTARE NË KUADËR TË PKMLSHJ
 
Në vitin 1979 nga të rinjtë në radhët e PKMLSHJ në Prishtine nën drejtimin e Faton Topallit dhe Fatmir Bajramit bashke me Fatmit Grajqevcin, Selatin Zenelin dhe Lutfi Maqedoncin u themelua Organizata e Rinisë Shqiptare të Kosovës, me qendrat ne Prishtine dhe Ferizaj e cila më pas ka vepruar intenzivisht në propagandimin e kërkesës për Republikë brenda radhëve të rinisë shkollore.
Disa nga aktivitetet konkrete
Fakte dokumentuese mbi aktivitetin e PKMLSHJ gjatë një periudhe të caktuar, pa përfshirë të gjitha aktivitetet tjera ilegale të aktiveve dhe qendrave tjera të veprimit të PKMLSHJ
Aksionet konkrete të PKMLSHJ:
 shpërndarja e trakteve dhe pamfleteve
 shkrimin e parullave
 dërgimin e letrave politike
Materialet e PKMLSHJ:
 Programi dhe Platforma e PKMLSHJ
 gazeta „Revolucioni“
 gazeta „Zëri i Atdheut“
 Teoria dhe Praktika e Revolucionit
 Shtojca speciale
 Lista e parullave revolucionare të nënshkruara nga Shtabi i demonstratave, që u shpërndanë më 28 mars, si dhe më 1, 2 dhe 3 prill 1981
 Dekreti Nr. 1 dhe Nr. 2
 NOTA
 Vërejtja
Veprimet dhe aktivitetet tjera
Përmes rrugës zyrtare postare që nga fillimi i vitit 1979 PKMLSHJ ndër të tjera kreu edhe këto veprime:
 me 1 Mars 1979, Shkresën e përpiluar më herët „Informata e grupit nga Obiliqi“ ia dërgojë Kryetarit të Komitet Krahinorë të LK të Kosovës
 më 27 mars 1979, „Informata mbi situatën politike dhe ekonomike“ drejtuar Kryesisë të KK të LKK
 më 15. mars 1980, „Telegrami“ ia drejtojë Kryesisë së KQ të LKJ
 më 1 nëntor 1980, Letra e KQ të PKMLSHJ drejtuar Kryetarit të Kryesisë së KSA të Kosovës
 më 30 nëntor 1980, Letra e Komitetit Qarkor të PKMLSHJ për krahinën shqiptare nën pushtetin e Malit të Zi, drejtuar Kryetarit të Kryesisë së KSA të Kosovës
 Në gjysmën e dytë të Nëntorit 1980, në formë Broshure u dërgua „Programi dhe Statuti PKMLSHJ“ në 147 faqe
 Në dhjetor të vitit 1980, po e njëjta u dërgua në adresë të Kryesisë të KK të LK të Kosovës.
 
VEÇANTIA NË PLATFORMËN PËR REPUBLIKË
 
Është për t’u theksuar dhe me këtë rast vërtetohet edhe njëherë se PKMLSHJ ishte e vetmja forcë politike në këtë kohë që vepronte në formë të organizuar për shtruarjen e kërkesës për Republikën e Kosovës, dhe se me 10 dhjetor 1980 në kuadër të Udhëheqjes së PKMLSHJ u morr vendim që të formohet Shtabi për Organizmin e Demonstratave gjatë vitit 1981. Me këtë rast u hartua një letër e cila iu drejtua Udhëheqjes së LK të Kosovës ku atyre ju bë me dije se po që se ndodh që ata nuk marrin iniciativën që të shtrohet kërkesa për Republikën e Kosovës përpara organeve federale, PKMLSHJ do të i organizoi demonstratat me këtë kërkesë. Pos kësaj në këtë letër u tha se PKMLSHJ nuk ka pretendime për pushtet dhe se për kryetar të përjetshëm në krye të Republikës, propozoi (në formë të Shkresës, dërguar edhe organeve) Fadil Hoxhën.
Megjithatë, organizimi i demonstratave nga ana e PKMLSHJ parashihej të realizohej në fillim të vitit shkollor 1981/82 dhe që ato të mbahen nën kontroll të disiplinuar në një afat sa ma të gjatë, gjegjësisht deri sa të fillojë dialogu zyrtar mbi njohjen e Republikës së Kosovës. Kjo, si formë e ushtrimit të një presioni politikë në suaza ligjore, e që si e tillë, çështja e Republikës nuk vinte në kundërshtim me rendin kushtetues të ish-RSFJ. Por, për shkak të gjendjes së elektrizuar politike nga shpërthimet e vazhdueshme të pakënaqësisë gjatë vitit 1979 – 80 në disa ndërmarrje e xeherore nëpër Kosovë dhe në disa fakultete, disa herë në Qendrën e Studentëve e në Konviktet e shkollave të mesme, në kreun e PKMLSHJ-së u parapa mundësia që po që se ndodhë ndonjë shpërthim masovik i pakënaqësisë para kohës që PKMLSHJ kishte planifikuar demonstratat, atëherë të veprohet që atyre mundësisht menjëherë t‘u epet kursi drejtë kërkesës për Republikën e Kosovës, dhe mundësisht situata të mbahet nën kontroll.
DISA NGA VEPRIMET E PKMLSHJ ME 11 DHE 26 MARS 1981
Fakti se PKMLSHJ në strukturat legale kishte njerëzit e vet, deri edhe në Shërbim të Sigurimit të Shtetit të ngarkuar edhe me Universitetin e Kosovës, krijojë një lehtësim të madh për PKMLSHJ për të vu në zbatim strategjinë e vet të veprimit drejtë Republikës se Kosovës. Deri sa njerëzit e PKMLSHJ-së ishin aty, pushtuesi nuk kishte mundësi t‘i parandalonte ngjarjet që pasuan, sepse ajo nuk kishte informata as vlerësime reale të situatës.
 
PKMLSHJ më pas përmes drejtuesve, aktivistëve dhe anëtarëve të saj morri pjesë aktive në Protestën e 11 marsit 1981 dhe tentoje te plasoje kërkesën për Republike, ndërsa në Demonstratat e 26 marsit, 1, 2 e 3 prillit 1981 në Prishtinë arriti me ua dhënë edhe rrjedhën atyre, si dhe morri pjesë aktive në organizimin e demonstratave tjera që pasuan edhe në qendrat tjera të Kosovës.
11. MARS 1981
Kuadrat e PKMLSHJ edhe me 11 mars 1981 kanë tentuar që protestën studentore ta orientojnë politikisht duke e provuar të e lansojnë kërkesën për Republikën e Kosovës. Pos meje me 11 mars 1981 në mesin e studentëve ishin edhe dy anëtar tjerë (Adem Zeqir Prapashtica dhe Faton Ramush Topalli) të Udhëheqjes së PKMLSHJ që njëkohësisht ishin edhe anëtarët të Shtabit Organizativ për Demonstrata të caktuar me 10 dhjetor 1980 në mbledhjen e udhëheqësin ma të ngushtë të PKMLSHJ në Prishtinë. Pranë tyre prezent ishte edhe Fatmir Grajqevci me një grup simpatizuesish nga Prishtina.
Në mes 11 e 26 marsit 1981 nga ana e drejtuesve dhe aktivistëve të PKMLSHJ-së është bërë fare pak gjumë. Ditën duhej vazhdimisht të vizitoheshin tërë fakultetet, qendra e studentëve dhe shkollat e mesme. Të bëhej vlerësimi i gjendjes me drejtuesit dhe të mbaheshin kontaktet me Shtabin për Demonstrata dhe shkëmbeheshin informatat me gjendjen në teren. Në ndërkohë duhej të kryer veprimet e zakonshme, që të lihej përshtypje normale, ndërsa në orët e vona të natës një pjesë e Udhëheqjes së PKMLSHJ takohej vazhdimisht në bazën e saj ku ishte e vendosur edhe shtypshkronja e partisë. Çdo ditë përsëritej gati i njëjti ritëm.
25/26 MARS 1981
Me 25 mars 1981 në qendrën e studentëve në Prishtinë nga studentët e rrezikuar për t’u burgosur për shkak të protestës së 11 marsit u vendos që të nesërmen të organizohet një Miting ku kërkesë kryesore s‘do të ishte dhënia e garancive për mos arrestim të mëtejmë të pjesëmarrësve në protestën e 11 marsit. Kështu me 26 mars 1981 u dha rasti i volitshëm dhe ai duhej të shfrytëzohej mirë. Në mëngjes anëtari i Shtabit Organizativ për Demonstrata me një ekip të aktivistëve hyri në mesin e studentëve. Ata (Osman Osmani, Nazmije Syla, Adem Krasniqi, Osman Bytyqi, Fahrije Osmani, Adem Prapashtica, Nazmije Syla, Fahrije Osmani, etj.) edhe vet ishin studentë dhe për një kohë të caktuar e krijuan atmosferën e duhur edhe e realizuan detyrën e vet me sukses. Ata ishin konspirativ dhe aq sa mundën pa u eksponuar personalisht lansuan kërkesën për Republikën e Kosovës dhe qëndruan në mesin e studentëve derisa demonstrata u sulmua dhe u shpërnda nga Njësia Speciale e Beogradit. Në ditët që pasuan në rrugët e Prishtinës po zhvilloheshin demonstratat nga ma të mëdhatë deri atëherë, tani me qytetar kryesisht prishtinas, sepse studentët dhe shkollarët e shkollave të mesme ishin tërhequr në shumicë nga kryeqyteti për në provincat nga vinin.
Ngjarjet e natës së 25 dhe të mëngjesit të 26 marsit 1981 nuk u shkëputën fare as në Qendrën e Studentëve e as në strukturën e institucioneve Komunale të LK të Kosovës, në krye me Asllan Fazlin, që po e përpunonte strategjinë politike për mëngjesin e 26 marsit 1981. SKPB i Kosovës dhe SPB të Prishtinës ishin angazhuar menjëherë me forcat e veta të armatosura rreth Qendrës së Studentëve. Milicia e postëkomandave nga të gjitha qendrat e Kosovës në diskrecion u bashkëngjitë atyre të kryeqendrës dhe ashtu të struktura në rrugët anësore rreth Qendrës së Studentëve po pritnin mëngjesin.
 Gjatë 26 marsit 1981 angazhimi konkret rreth dhënies kahe atyre dhe shkuarja e parullave nëpër çarçafë (shtretërish) që shërbyen si transparente
 Më 1 prill 1981 shpërndarja e „Programit të parullave revolucionare“ të përpiluara mes 26 marsit dhe 1 prillit e të cilat duhej brohoritur gjatë demonstratave, si dhe nëpër rrugët dhe në qendër të Prishtinës u shkruan parulla për Adem Demaçin.
 Deri më 14 prill 1981, në nëntë raste shpërndarja e pamfleteve, trakteve revistave dhe shkresave dhe letrave të ndryshme edhe përmes postës (Në mes tjerash edhe SHKRESA drejtuar Sekretariateve Komunale dhe atyre Krahinore)
Letrat e PKMLSHJ janë adresuar në adresë të Titos, Fadil Hoxhës, Mahmut Bakallit, Xhevdet Hamzës, Ali Shukriut etj., si dhe në emër të institucioneve, varësisht nga kompetenca e instancave. PKMLSHJ ka biseduar edhe me kuadro tjera të LK për angazhimin e tyre në PKMLSHJ dhe në shumë raste është hasur në mirëkuptim. Ka pasur raste që nuk kanë pasur guxim që të angazhohen, por megjithatë e kanë ruajtur konspiracionin rreth PKMLSHJ dhe kanë mbetur vetëm simpatizues ose dhe këshilltarë për çështje të ndryshme. Por, ka pasur edhe intelektual të tillë që na kanë dëshpëruar fare duke u bërë vegla të Azem Vllasit e Rrahman Morinës dhe që kanë marrë pjesë aktive në diferecimin e kolegëve të tyre dhe janë angazhuar kundër kërkesës për Republikën e Kosovës.
Në nivel udhëheqësish të PKMLSHJ, pavarësisht se nga kush ka ardhur propozimi apo projekti i ndonjë letre a dokumenti, ato dokumente janë konsideruar si të përbashkëta, Nganjëherë i ka shkruar Abdullah Prapashtica, Osman Osmani me Nysret Ahmetin, Martin Quni, apo ndonjë tjetër. Instancat e ndryshme të PKMLSHJ kanë pasur të drejtë të trajtojnë probleme të ndryshme në suaza të programit të saj, dhe nuk kanë pasur nevojë të konsultojnë udhëheqjen e PKMLSHJ, sepse e kanë pasur pëlqimin programor për punë me vetiniciativë, prandaj nuk dihet gjithmonë saktësisht se kush janë autorë të të gjitha dokumenteve. Edhe pse PKMLSHJ ka pasur vetëm një arkiv, ato dokumente gjenden së paku në pesë arkiva të Beogradit, kështu që ato dokumente herët a vonë mund dhe duhet t‘i vihen opinionit në dispozicion.
 
27 MARS 1981, FERIZAJ
 
Në mbledhjen e zhvilluar në Ferizaj me drejtuesit dhe aktivistët e atjeshëm, pjesa e PKMLSHJ për Ferizaj vendosi që të dielën e datës 29 mars 1981, dita e paraparë për parakalimi i stafetës, të organizohej demonstrata. Ishin bërë të gjitha përgatitjet që të fillonte demonstrimi me kërkesën për Republikë. Ishin shkruar pllakatet e dyfishta, në njërën anë për Titon dhe stafetën e tij, ndërsa prapa tyre kërkesat si; Kosova – Republikë, Liri, Barazi, Drejtësi, etj. Shtabi Organizativ i Demonstratave një ditë përpara nga Prishtina në Ferizaj kishte dërguar anëtarin e vet (Osman Zenel Osmanin), i cili me veti kishte sjellë edhe afishen në të cilën ishin shkruar parollat që duhej brohoritur nga demonstruesit. Ishin siguruar edhe „petardët“ të cilët do të shënonin edhe fillimin e demonstrimit. Fitim Ramadani, i cili do ta barte për një kohë stafetën, ashtu si ishim marrë vesh, në momentin e caktuar do ta hidhte duke e thyer për toke. Në binën e qytetit ku do të mbaheshin fjalimet për stafetën, ishte caktuar një anëtar i shoqërisë kulturo-artistike „SHKA Kastriotët“, që nga bina me mikrofon të brohoriste: Kosova Republikë!
Në gjithë këtë organizim të përpiktë, rolin vendimtar kishin luajtur, dëshmori Afrim Abazi, Fatmir Bajrami, Faton Topalli, Naim dhe Fitim Ramadani, Imri Ilazi dhe shumë aktivistë e aktiviste të tjera të partisë.
Shërbimi i Shtetit, UDB-ja famëkeqe, kishte ndërmarrë masa për të shuar me gjak këtë demonstratë. Abdullah Prapashtica, drejtues i Shtabit Organizativ në Prishtinë, dërgoi nga Prishtina një kuadër duke kërkuar me ngulm që demonstrimi të shtyhej për të evituar një gjakderdhje me përmasa të mëdha. I të njëjtit mendim ishte edhe Ramadan Haziri me të cilin gjatë vitit 1980 ishin këmbyer mendime rreth kërkesës për republikë. Në takimin që u zhvillua më pas u vendos që demonstrata të shtyhej për 4 prill 1981. Në rrjetin e organizimit Faton Topalli së bashku me Fatmir Bajramin, Lumnije Azemin, Fatime Gjinollin, Naim Ramadanin, Rafiz Halitin, duke e zgjeruar rrethien edhe me Teuta Zymberin, Fatmir Avdullahun, Xhevahire Avdullahun, Hanumshahe dhe Isak Begeshollin, Agron Ramadanin, Mikreme Demirin, Shyqeri Gjinollin, Vehadin Azemin, e të tjerë përbënin rrjetin, i cili do të përhapte kushtrimin për shpërthimin e demonstratës. Udhëheqësit e grupeve, si Faton Topalli, Fatmir Bajrami, Afrim Abazi, Naim Ramadani, kishin marrë përsipër që t’u thonë të gjithëve se ata përbënin vetëm një pjesë të së tërës. Kjo u bë për të krijuar përshtypjen se nuk ishim vetëm dhe për të treguar se pas këtij organizimi qëndronte një Organizatë, kjo edhe me qëllim forcimin e besimit në punën e tyre.
Në ndërkohë u bë e njohur se Sigurimi do ta mbyllë tregun të shtunën e datës 4 prill 1981, se do të ndalonte autobusët me nxënës për të hyrë në Ferizaj, e tërë kjo për ta penguar demonstratën. Arsyeja e dytë ishte se punonjësit e fabrikës së drurit „Tefik Çanga“ në Ferizaj, kishin filluar një grevë dhe kërkonin autobusë për të shkuar në Prishtinë dhe për të protestuar kundër dhunës së pushtetit ndaj studentëve shqiptarë me 26 Mars 1981. Në krye të tyre ishin Rashit Mehmeti, Milaim Jashari, Rizah Matoshi e të tjerë.
Kjo ishte arsyeja që grupi organizativ në përbërje të ngushtë vendosi që demonstrata të fillonte me 3 prill, në kohën mes ndërrimeve mësimore të shkollës, kohë që përkiste edhe me ndërrimin e punëtorëve nëpër fabrika. Vendimi i shpejtë bëri që dy- tre pjesëtarë të PKMLSHJ-ës të mos informoheshin me kohë për këtë ndryshim. Megjithatë kjo nuk kishte rëndësi për të tërën, sepse lëvizjet ishin aq dinamike sa mungesa të vogla nuk mund të ndryshonin rrjedhën e ngjarjeve.
Gjatë demonstratave që u zhvilluan më 3 prill në Ferizaj, në krye të demonstratës me flamur printe Nexhat Tërstena, pas tij flamurin e bartën e reja Vezire Kiki dhe më vonë Afrim Abazi, i cili u burgos me 11 mars 82 gjatë përgatitjes së shënimit të njëvjetorit të demonstratave dhe më pas ky dëshmor u vra nga kriminelët gjatë hetimeve më 19 mars 1982. Në këto demonstrata ranë dëshmorë Sherif Frangu dhe Riza Matoshi, kurse u plagosen dhjetëra qytetarë.
 
28 MARS 1981
 
PKMLSHJ në Qendrën e Studentëve me 28 mars 1981, organizoi përmes Osman Osmanit dhe Nazmije Syles një tubim me studentët që kishin mbetur aty. Shumica e studentëve dhe nxënësve të shkollave të mesme ishin kthyer në vendlindjet e veta nëpër qendrat e tyre anë e mbanë Kosovës. Porosia e PKMLSHJ përmes bisedave të zhvilluare me aktivistë ishte që ata të shkojnë në vendbanimet e tyre (në fshatra, qyteza e qytete ku i kishin familjet e veta) dhe t´i tregojnë popullit se ç´kishte ndodhur me 11 dhe 26 mars në Prishtinë dhe të përpiqen të organizojnë protesta e demonstrata me kërkesën për Republikën e Kosovës duke e ndjekur shembullin e Prishtinës.
Me shkollarët e shkollave të mesme në Prishtinë, sipas marrëveshjes në Shtabin Organizativ u bisedua dhe u dhanë instruksione se si duhej vepruar gjatë ditëve të ardhshme. Strategjia ishte e njëjtë po si në Ferizaj edhe këtu preferohej që ditët e ardhshme gjatë pushimeve të gjata nëpër oborret e shkollave të këndoheshin këngë patriotike dhe revolucionare, për të mbajtur atmosferën e ndezur, ndërsa po sa të vinte lajmi se ka demonstrim në Qytet, atëherë të pritej koha e ndërrimeve dhe të shkaktohej marshimi i përbashkët në drejtim të qendrës së qytetit. Për bisedë me punëtorë ishte i angazhuar anëtari i Shtabit Organizativ, Osman Maqedonci, i cili edhe ka vepruar në mënyrë të ngjashme.
 
ROLI HISTORIK I HERONJVE TE PANJOHUR
 
Pas largimit të studentëve nga Qendra e Studentëve të Prishtinës me 28 mars 1981 dhe kthimit të tyre në vendbanimet e veta, ata nëpër rrethet e tyre së bashku me nxënësit e shkollave të mesme, punëtorinë dhe fshatarësinë vepruan de arritën për t’i zgjeruar demonstratat në gjithë Kosovën. Sigurisht se roli i PKMLSHJ dhe i grupeve dhe organizatave tjera ilegale në këtë kohë ishte prirës, por ato ishin tepër të vogla për punë me një lëvizje aq të madhe të popullatës, e cila morri pjesë masovikisht në demonstratat që pasuan më pastaj. Demonstratat e më vonshme i orientoi mirë vet kursi politikë i kërkesës për Republikën e Kosovës, e posaçërisht intuita e vullneti i shqiptarëve në përgjithësi për veprime atdhedashëse si dhe roli i individëve anonim dhe aftësitë e tyre për orientimin e organizimin e masave në lëvizje e sipër. Rolin e këtyre herojve të pa njohur nuk duhet harruar kurr, sepse ata me zgjuarsi plotësuan çdo zbrazëti të prezencës të forcave ilegale. Kjo sidomos do të vjen në shprehje në demonstratat e 1, 2, 3 prillit 1981 dhe më vonë.
Pas intervenimit ushtarak dhe sjelljes ndaj kërkesave dhe demonstratave, si dhe pas shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme dhe pas refuzimit të kërkesës për Republikës së Kosovës si kërkesë „kundërrevolucionare“ nga ana e LKJ dhe të federatës si tërësi, nuk mbeti tjetër rrugë pos përgatitja e kundërofensivës në fushën politike u pa se realizimi i Republikës Shqiptare në ish-RSFJ nuk do të mund të arrihej pa shumë gjak. Përpara PKMLSHJ doli detyra t‘i jep përgjigje kërkesave të kohës. Në radhët e saj u shtrua edhe çështja e shkallëzimit të demonstratave në lëvizje çlirimtare me propozim që nga një numër relativisht i madh njerëzish që gjendeshin në arrati të krijohen aradhet e armatosura dhe që në kufi me Shqipërinë të krijohet një territor i lirë nga i cili do të fillonte lufta çlirimtare. Udhëheqja e PKMLSHJ-së në konsultim me Skender Ibishin, ish-oficer në APJ dhe i ngarkuar në Udhëheqjen e PKMLSHJ me çështje ushtarake, i cili ishte kompetent për të thënë fjalën e fundit dhe vendimtare mbi këtë çështje. Skender Ibishi pas shtjellimit të problemit dhe shtrimit të një tabloje të gjendjes ushtarake në ish-RSFJ, në Shqipëri dhe mbi situatën në regjion na bindi se raporti i forcave ushtarake nuk është në favor tonin dhe se ne duhet të vazhdojmë aktivitetin tonë në fushen politike. Fjala e Skender Ibishit, si Këshilltar për çështje ushtarake ishte vendimtare dhe Udhëheqja e PKMLSHJ e miratoi qëndrimin e tij.
 
AKSIONE TJERA TË PKMLSHJ
 
PKMLSHJ ushtronte aktivitetin e vet të përgjithshëm në të gjitha viset shqiptare në ish- RSFJ, rrethet dhe qendrat e mbuluar më së miri ishin Prishtina, Mitrovica, Ferizaj, Kaçaniku, Vitia, Shtimja, Lipjani, Podujeva, Vushtrria, e tjera.
Në periudhën e pas demonstratave PKMLSHJ i organizoi 5 aksione politike në një kohë prej 2 muajve. Pos tjerash i drejtoi një letër mirënjohëse organeve të sigurimit publik të Kosovës, atyre që u sollën mirë ndaj demonstruesve. Pos kësaj dokumente të ndryshme ju drejtuan udhëheqjes kosovare si dhe atyre republikane dhe jugosllave. Me intensitet dinamik u vazhdua shpërndarja e dokumenteve të PKMLSHJ në rrethe të caktuara me instruksionet për veprim në programin e PKMLSHJ drejtë realizimit të detyrave të caktuara programore.
PKMLSHJ me 2 prill 1981 morri vendim që aktivitetin e vet t’a vazhdon me forcat e veta dhe formalisht e bëri shpalljen e Republikës së Kosovës, përmes të një akti i cili u botua në organin e PKMLSHJ për rini, në „ZERI I ATDHEUT„ ku u publikua edhe „STEMA e Republikës së Kosovës“ në të cilën ishte e shënuar data 2 prill 1981, dhe ku thuhej se kufijtë e Republikës së Kosovës përcaktohen me shumicën e numrit të banorëve në trojet tona etnike shqiptare të kufizuara me popujt fqinjë, etj. Ngjarjet e vitit 1981 për shumë arsye ndikuan domosdoshmërish në daljen nga konspiracioni. Kjo solli kuantitet dhe simpati ma të gjerë për PKMLHJ, sepse numri i anëtarëve, i kandidatëve dhe sidomos i simpatizuesve po rritej në formë marramendëse, por në formë rapide po rritej edhe rreziku i zbulimit dhe i goditjes nga ana e armikut. Masat që ishin ndërmarr kundër zbulimit ishin të mira por nuk siguronin plotësisht, sepse pavarësisht se PKMLSHJ nuk mbante regjistra të njerëzve, procesverbale, kopje të dokumenteve etj., aktivistët një ditë do të ndesheshin me provokator dhe se veprimtarët nga PKMLSHJ do të zbuloheshin pa tjetër.
 Më 15 prill 1981, Kryesisë së KK të LK të Kosovës i arrin “Nota“ e dërguar më 14 prill 1981, me çrast merrej përgjegjësia për organizimin e demonstratave dhe kërkohej realizimi i kërkesave të shtruara në to
 Në mes 21 korrikut dhe 20 gushtit duke filluar së pari në Ferizaj pastaj edhe në Prishtinë dhe qendrat tjera të Kosovës u shpërnda dhe u dërgua përmes postës „Letra serbëve dhe malazezëve“ me anë të së cilës shpjegoheshin kërkesat e shqiptarëve dhe kërkohej edhe angazhimi i tyre në realizimin e tyre
 Po në këtë kohë u bë shpërndarja e gazetës „Revolucioni“ si organi PKMLSHJ dhe „Zëri i Atdheut“ si Organi Rinisë së PKMLSHJ, si dhe Dekreti Nr. 1. dhe 2.
 
Parashikimi i PKMLSHJ ishte se LK e Kosovës dhe anëtarësia e LKJ e komunistëve shqiptar në republikat tjera do të bashkohen në Lëvizjen për Republikën e Kosovës dhe se në mbrojtjen e saj do të venë në dispozicion gjitha institucionet para-shtetërore të ish KSA të Kosovës (Mbrojtjen Territoriale, Ministrin e Punëve të Brendshme dhe anëtarësinë shqiptare të LKJ). Por, për bashkimin e tyre, si do të tregojë koha do të duhej një proces tepër i gjatë e i mundimshëm. Nga Udhëheqja e Republikës së Shqipërisë erdhi një përkrahje verbale e cila kufizohej në klauzolën që „...Kosova do të ndihmohet me të gjitha forcat e zemrës dhe të mendjes...„ të deklaruar në Kongresin e 8 të PPSH, që për nevojat aktuale të Kosovës nuk mjaftonte. Pra, parashikimet për një homogjenizim ma të madh nuk u realizuan.
 
HOMOGJENIZMI KOMBËTAR
 
Më pas u punua në drejtim të homogjenizimit kombëtar. Procesi i homogjenizimit kombëtar u realizua vetëm në bazën e gjerë. Ata që ne menduam se munden të përfaqësojnë organizatat tjera ilegale, të ballafaquar me rrezikun e burgosjeve mbanin qëndrim të kujdesshëm. Ndërsa LK e Kosovës me tëra organet e organizatat e veta u rreshtua në anën e armiqve, pra kundër Republikës së Kosovës. Kështu homogjenizimi kombëtar rreth kërkesës për Republikën e Kosovës edhe pse i bashkoi shqiptarët e gjitha trevave, besimeve e ideve, nuk ia arriti t‘i bashkon udhëheqjet e Rrymave Politike që i përmendëm në fillim.
PËRVJETORI I PARË I 81-SHËS
Aktivistët e PKMLSHJ me rastin e njëvjetorit të demonstratave të vitit 1981 bënë përpjekje sakrifikuese për shënimin në mënyrë të dinjitetshme të këtij përvjetori. Përkundër përpjekjeve të mëdha dhe me gjithë aktivitetet e shumta u arrit që ky përvjetorë të shënohet publikisht përmes demonstrimit në Prishtinë dhe Ferizaj, ndërsa në qendrat tjera pushtuesi ia arriti të pengoi zhvillimin e tyre. Në këtë organizim u dalluan Skender Vardari, Ahmet Islami dhe Sabit Gashi në qendrën e studentëve dhe Vahedin Azemi, i cili ishte drejtues i Shtabit për Shënimin e Përvjetorit për Prishtinë, Gjilan, Viti e Kaçanik.
 
ZBULIMI I AKTIVITETIT TË PKMLSHJ
 
Në vitin 1979 zbulimi i PKMLSHJ ishte fare afër. Gjatë hetimeve që po zhvilloheshin ndaj grupit të të rinjve të LNÇKVSHJ u burgos edhe një i ri, që ishte në kontakt me një të ri të PKMLSHJ, të cilin ai e kishte përmendur gjatë hetimeve. Mirëpo, deri tek zbulimi i parë i anëtarëve të PKMLSHJ ndodhi në verën e vitit 1981 në celulën e Shtimes. Dhjetëshi i atjeshëm i PKMLSHJ mbulonte organizativisht edhe Lipjanin e. Aty kishte depërtuar një provokator, i cili kërkoi nga qendra e rinisë së PKMLSHJ në Ferizaj që dikush „ti vizitoj nga qendra„. Kjo edhe e zbuloi provokatorin, por nuk ndihmojë shumë, pasi që tanimë duhej llogaritur në arrestimet e asaj celule dhe ajo mundë të zbulonte edhe lidhjen me qendrën e PKMLSHJ në Ferizaj. Ndërsa burgosjet në masë më të madhe nga radhët e PKMLSHJ u bënë gjatë pranverës së vitit 1982.
 
STRUKTURA DHE PËRMBAJTJA E ANËTARËSISË SË NDJEKUR POLITIKISHT E PENALISHT TË PKMLSHJ
 
Armiku arriti që tek në nëntor të vitit 1981 të bëjë zbulimin e parë dhe burgosë anëtarë të PKMLSHJ. Nga 16 nëntorit 1981 deri kah gjysma e vitit 1982 u burgosën dhe u zhvilluan hetime torturuese ndaj së paku 116 vetave të dyshuar për anëtarë të PKMLSHJ, përbërja profesionale të cilëve ishte me sa vijon:
54 studentë, 21 nxënës të shkollave të mesme, 3 punëtorë, 5 daktilografë, 2 magjistra, 3 profesorë, 3 arsimtarë, 1 mësues, 1 ekonomist, 1 jurist, 2 teknikë, 2 milicë, 1 punëtorë i Sekretariatit të Punëve të Brendshme, 2 nëpunës, 1 zejtar, 2 të papunë dhe 4 pa profesion.
Nga ta 49 veta janë dënuar politikisht nga gjyqi i armikut me dënime nga 1 deri 14 vite burg. Në këtë numër përfshihen vetëm proceset e zhvilluara publikisht dhe të përcjella edhe nga mediat dhe është numër që përmendet edhe në literaturën e pushtuesit, ndërsa numri i saktë mund të epet vetëm në ardhmen pasi të janë mbledhur të gjitha të dhënat, ngase dihet se disa procese gjyqësore politike janë zhvilluar pa opinion dhe pa publikim në mjetet e informimit publik.
QËNDRIMI I AUTONOMISTËVE
Ish LK e Kosovës bashkë me institucioneve e saja të pushtetit, që në vitin 1981, e edhe më vonë, nuk e mohuan rolin e PKMLSHJ në organizimin e demonstratave. Përkundrazi ata e dinin këtë qysh para se të ndodhnin demonstratat e vitit 1981, për mes shkresave të ndryshëm të cekura më lartë ku bëhej me dije se çdo të pasojë, nëse ata vet nuk angazhohen për Republikën e Kosovës.
Megjithatë, Mahmut Bakalli dhe Azem Vllasi, menjëherë pas demonstratave të parët u deklarua kundër Republikës së Kosovës dhe i pari u detyrua të japi dorëheqje pse nuk ka vepruar më herët kundër PKMLSHJ dhe kundër kërkesës për Republikën e Kosovës. Përpara popullit, i pari do të duhej të përgjigjej pse nuk ka vepruar për realizimin e Republikës së Kosovës, ndërsa i dyti, Azem Vllasi jo që veproi me tëra forcat kundër Republikës së Kosovës dhe kundër të gjitha aspiratave patriotike, por ai u bë edhe vegla kryesore e Serbisë për likuidimin edhe të Autonomisë së ish KSA të Kosovës. Azem Vllasi me CO me 26 mars 1981 do të duhej të bashkohej me Ali Lajqin dhe ta ngrite gjithë popullin shqiptar për Republikën e Kosovës për të mos ardhur puna për t’u ngritë në mbrojtje të autonomisë koloboratoriste të vitit 1974, me anë të së cilës legjitimohej ndarja dhe sundimi i popullit shqiptar nga tri republikat armike në ish-RSFJ. Këta dy zotërinjtë edhe pse e dinë të vërtetën akoma përpiqen të hedhin mjegull mbi prapavijën e organizimit të tyre, vetëm e vetëm se ndryshe nuk munden të arsyetojnë, njeri qëndrimin e vet kapitullues në vitin 1981 e tjetri kolaborimin e hapët për të rrënuar edhe autonomin e deri atëhershme.
 
LUFTA SPECIALE KUNDËR LËVIZJES SË RE DHE AKTORËVE TË SAJ
 
UDB-ja përmes bashkëpunëtorëve të vet, por edhe nga papjekuria politike dhe syqeltësija e personave të caktuar nga radha e grupeve të ndryshme ilegale intrigonin kundër aktorëve dhe atyre që dolën në ballë të ngjarjeve të vitit 1981. E akuzonin Ali Lajqin dhe familjen e tij „si njerz të UDB-es„, si „bashkëpunëtor të Rankoviqit„ e intrigime të tjera të shëmtuara, të cilat për fat të keq njerëzit pa ndërgjegje i përhapnin si të „vërteta„. Pas kësaj ofensive të komprimitimit të Ali Lajqit dhe të familjes së tij, filloi ofensiva për komprimitimin e demonstratave me parullën „...se demonstratat i ka organizuar Beogradi...„ etj. E tërë kjo luftë intriguese mbi „organizatorët„ e demonstrate filloi të krijoi një situatë të turbullt dhe filloi të krijojë dilema në popull se kush në të vërtet qëndron pas kërkesës për Republikën e Kosovës. Kjo e detyroi PKMLSHJ që të dali publikisht dhe të marrë përsipër organizimin e demonstratave edhe pse qëndrimi ynë ishte që kjo të mos ndodh në këtë kohë. Me këtë veprim PKMLSHJ i ndali rrugën intrigave dhe përdorimin si kapital politikë nga ana e UDB-es për ti thyer të burgosurit shpirtërisht. Por, ndodhi që organizatorët e Mitingut në Qendrën e Studentëve që u shndërrua në demonstrata me 26 mars 1981 dhe sidomos Ali Lajqi të bëhet objekt i injorimit dhe i intrigave nga disa grupe të burgosurish politikë që i takonin grupeve e organizatave ilegale, të cilët i besonin vetëm vetes dhe grupit të vet që është tipike për edukatën sektare e metafizike me të cilën do të ndeshen edhe të burgosurit e tjerë më vonë. Tehu i kësaj fushate ishte përqendruar kryesisht kundër anëtareve të Shtabit Organizativ të Demonstratave dhe shumicës së të burgosurve nga PKMLSHJ. Kjo fushat dhe atmosferë madje arriti të helmonte në masë të caktuar edhe diasporën.
 
QËNDRIMI I NJË PJESE TË ILEGALES
 
Sa i përket heshtjes së disa organizatave ilegale kjo është çështje në vete. Organizatat e deriatëhershme ilegale që vepronin në platformën e bashkimit të Kosovës me Shqipërinë, mbas përkrahjes së kërkesës për Republikën e Kosovës që erdhi nga Tirana në vitin 1981, përfundimisht kaluan nga pozicioni i konservuar në përkrahjen e kërkesës edhe publikisht. Praktikisht edhe anëtarësia edhe ndonjë anëtar udhëheqës pa pritur qëndrimin zyrtar të organizatave që ju takonin u kyçën në demonstrata dhe dolën edhe në ballin e tyre. Bashkëpunimi mes aktivistëve ishte jashtëzakonisht i mirë dhe ajo krijojë mundësin e elektrizimit politikë të popullsisë në gjitha trevat shqiptare.
PËRPJEKJET PËR BASHKËRENDITJE TË AKTIVITETIT
Me kusht të dekonspirimit, PKMLSHJ vendosi që të marrë kontakt me organizatat tjera të ilegales dhe të i bashkërendit veprimet. Meset ma të mira për këtë ishin në Prishtinë dhe Ferizaj, por edhe në qendrat tjera. Se si ka rrjedhur bashkëpunimi mes tyre kjo do të shtjellohet me ndonjë rast tjetër, nga ata që vet kanë vepruar në këtë drejtim. Në udhëheqjen e PKMLSHJ u shtrua për zgjedhje bashkimi i forcave të ilegales në një lëvizje kombëtare për Republikën e Kosovës. Lëvizje kombëtare kjo, e cila do të ishte në gjendje që nga demonstratat të vazhdon procesin politik duke e shndërruar kërkesën e shtruar në një Lëvizje të organizuar.
Deri me shpërthimin e demonstratave ka qenë qëndrim zyrtar i PKMLSHJ që përveç të kuadrove që ngarkohen me detyra të tilla konkrete, të tjerëve t‘ju ndalohet kontaktimi me persona të komprimituar si pjesëtar të ilegales, meqë ekzistonte dijenia se ata që ishin të zbuluar observoheshin nga UDB-eja 24 orë në ditë kjo e rrezikonte zbulimin e organizatës. Por, meqë posedoheshin informacione për organizatat tjera ilegale, ato edhe furnizoheshin me material propagandistik dhe kështu krijoheshin lidhje indirekte. PKMLSHJ qysh herët ka punuar në drejtim të vënies së lidhjes me Metush Krasniqit dhe me Ismalil Dumoshit (ndaj të cilit kemi pasur konsideratë të madhe dhe kemi besuar se ka ndikim tek pjesa tjetër e ilegales). Pra ka qenë prezent vetëdija se në Kosovë nuk ka vetëm një organizëm të vetmuar, por një lëvizje të rezistencës kundër sundimit të huaj. Prandaj kur ka ardhur deri te zbulimi dhe burgosja e anëtarëve të ndonjërës nga grupet apo organizatat tjera PKMLSHJ e ka përjetuar si burgosje të shokëve e vëllezërve të një ideali dhe ashtu edhe ka reaguar. Një shembull që ilustron këtë: Në një mbledhje të Kolegjiumit të Drejtorisë të Sigurimit Shtetëror të Prishtinës (që mbulonte pos Prishtinës edhe Podujevën, Gllogocin dhe Lipjanin) ku u bë analiza e gjendjes politike nga aspekti i sigurisë (ishte fjala për kohën kur u burgosën shumë anëtar të organizatave tjera ilegale që u gjykuan me kundërvajtje e me dënime me burg ma të gjatë ne maj 1980), pos tjerash u tha se pas burgosjeve të nëntorit 1979 „...irridentës ju thy kurrizi...„ gjë PKMLSHJ e përjetojë si një ofendim të rëndë ndajë gjithë Lëvizjes për Pavarësinë e Kosovës. Pas u njoftua udhëheqësja e ngushtë e PKMLSHJ me përmbajtjen e kësaj mbledhje u propozua që të organizohet një aksion në emër të këtyre organizatave për t’i treguar armikut se nuk i është „...thyer kurrizi rezistencës...„! Kështu nga PKMLSHJ u organizua shpërndarja e një trakti në gjithë Kosovën ku muaji shkurt 1980 u shpall muaji i Adem Demaqit (me që ai e kishte ditëlindjen me 26 shkurt) dhe ku kërkohej që në mese shkollore, studentore e në vende tjera ku grumbullohen më shumë njerëz të shkruhet e të flitet për personalitetin e Adem Demaqit dhe për arsyet pse qëndron ai në burg, etj.
PUNA NË DREJTIM TË BASHKIMIT TË ORGANIZATAVE ILEGALE
Pra PKMLSHJ e konsideronte veten si organizatë që i takonte një Lëvizje për Pavarësinë e Kosovës, ku militojnë më shumë organizata e grupe ilegale. Tek PKMLSHJ ka dominuar vetëdija se kjo lëvizje trashëgohet nga gjenerata në gjeneratë që nga Lidhje e Prizrenit e vitit 1878 dhe se nëse gjenerata aktuale nuk ia arrin të realizojmë Programin Kombëtar të Lidhjes së Prizrenit për krijimin e shtetit në kufijtë etnik ku aktualisht jeton Kombi Shqiptar, atëherë së paku gjeneratës së ardhshme t´ia lehtësojë sadopak këtë çështje duke bërë qoftë edhe një hap përpara. Nisur nga ky fakt dhe të vetëdijshëm se bashkimi i organizatave ilegale është kusht me rëndësi për shndërrimin e Lëvizjes për Pavarësinë e Kosovës nga lëvizja pjesërisht e organizuar dhe empirike në një lëvizje të organizuar dhe të centralizuar, PKMLSHJ veproi në këtë drejtim në mënyrë intensive. Një përpjekje e tillë (ekziston një dokument i vitit 1979) është bërë në drejtim të rrymave politike të Kosovës, me ç‘rast PKMLSHJ u bënë thirrje përfaqësueseve të Rrymës Autonomiste (të krahut progresiv) dhe Rrymës për Bashkimin e Kosovës me Shqipërinë për një takim ku do të diskutohej unifikimi i qëndrimeve drejt pavarësisë së Kosovës. Aso kohe PKMLSHJ nuk hasi në mirëkuptim. Megjithatë në këtë drejtim u vazhduan përpjekjet edhe më vonë. Kuadrot e PKMLSHJ morën kontakte dhe bashkëpunuan me pjesëtarët e organizatave tjera ilegale në teren, gjë që u intensivua gjatë dhe pas demonstratave të më vonshme. Në nëntor të vitit 1981 në Adapazar të Turqisë me iniciativë të PKMLSHJ, gjegjësisht komisionit të saj për bashkim u vunë kontaktet e para direket me përfaqësuesin e LNÇKVSHJ, me Sabri Novosellën dhe përmes tij edhe me Jusuf Gërvallën e Kadri Zekën. Shkresat zyrtare të shkruara shkëmbeheshin përmes tij. Përkundej masave të konspiracionit, UDB-eja dika u informua se janë duke u zhvilluar bisedimet për bashkim të organizatave ilegale dhe me 17 janar 1982 në Gjermani bëri atentat ndaj Kadri Zekës dhe vëllezërve Gërvalla. Pas nje muaji (17.02.1982) u arrit Bashkimi i LNÇKVSHJ dhe PKMLSHJ në LR/S/SHJ, të cilit Bashkim më pas (15.05.1982) iu bashkangjit edhe OMLK.
 
Në këtë punim kontribuan: Faton Toaplli, Osman Osmani, Abdullah Prapashtica, Skender Ibishi, Fatmir Bajrmai, Kadri Cakiqi|Të tjerët për Organizatën për Republikë - PKMLSHJ = FAKTE, DOKUMETE E DËSHMI
 
Demonstratat gjithëpopullore me 26 mars e 1, 2 e 3 prill 1981 dhe ato të mëvonshme janë rezultat i (bashkë-)veprimit të pjesëtarëve të grupeve e organizatave të ndryshme, por edhe të individëve, grupeve e shoqërive, formalisht te paorganizuara politikisht. Ky shkrim dokumentues i takon një pjese të një serie shkrimesh me dëshmi, aktgjykime, aktakuza e botime dhe me fakte plotësuese që hedhin dritë mbi organizimin e kërkesës së shtruar në demonstratave e vitit 1981 për Republikë Shqiptare dhe forcave organizuese të saj, si dhe mbi individët dhe grupet e organizuara që ndër të tjera kanë vepruar kryesisht nga platforma politike për Republikë.
 
Tërë këtë trajtim, për aq sa mundemi do të përpiqemi ta bëjmë në mënyrë sa më objektive dhe duke njohur e respektuar faktet e deritashme të ditura të veprimtarisë atdhetare e përparimtare të individëve, grupeve e organizatave të organizuara ë kanë vepruar edhe nga platforma dhe me kërkesa tjera ideologjike, politike e atdhetare, qoftë paqësore e oportuniste në kuadër të strukturave e institucioneve të sistemit, qoftë aktive e revolucionare në kuadër të rezistencës dhe luftës kundër sistemit të huaj të padrejtë, pushtues, shtypës e shfrytëzues me përpjekje deri edhe shfarosëse.
 
ROLI I VEPRIMTARËVE TË “PAORGANIZUAR”
Qysh në fillim të këtij shkrimi duhet theksuar të vërtetën se: Në prag të demonstratave të vitit 1981, duke filluar aty nga vitet e 70-ta, u shtua dukshëm jo vetëm numri i individëve, por edhe i grupeve e organizatave politike shqiptare, të cilat për shkak të rrethanave te atëhershme ishin të detyruara të vepronin në ilegalitet qoftë të pjesshëm qoftë të plotë. Përpos grupeve formale e joformale si dhe organizatave atdhetare dhe revolucionare të kohës, shumë i rëndësishëm ishte edhe roli dhe veprimtaria e individëve e personalitete të ditura e të atillëve që edhe sot e kësaj dite kanë mbetur anonim. Roli dhe ndikimi i këtyre individëve dhe personaliteteve para, gjatë dhe pas demonstratave të famshme të vitit 1981 ka qenë shumë i rëndësishëm dhe në situata të caktuara kultivues, e i cili herë-herë ia ka kaluar edhe subjekteve të organizuara të kohës. Kjo vlen të theksohet edhe nga fakti se në shkrimet e trajtimet, por edhe në librat e shumtë të publikuar mbi këtë tematikë, po këta individë padrejtësisht të heshten deri edhe të injorohen.
 
NJËANSHMËRIA NGA POZITAT E KUNDËRTA
Se çfarë qëndrimesh dhe veprimesh janë mbrojtur asokohe palët ekzistuese, dihet botërisht. Ata që nuk e dinë, këshillohen të konsultojnë dhe tu referohen programeve dhe aktiviteteve të strukturave të kohës.
 
Meritat që individë të caktuar, me peshë në sistem, mund të kishin sa i përket avancimit të çështjes kombëtare e shoqërore, do të duhej tu mjaftonin atyre, për të mos pasur nevojë të injorojnë të tjerët, apo siç bëri pjesa e bashkëpunëtorëve fanatik shqipfolës të pushtetit serb e jugosllav, të cilët nuk u mjaftuan vetëm me shpifjet e intrigat kundër kërkesave dhe veprimtarisë së kohës, por edhe urdhëruan ushtrimin e represionit individual, grupor e kolektiv, deri edhe ushtrimin e torturës çnjerëzore deri në mbytje karshi të burgosurve politik (siç është rasti me Fazli Grajçevcin, Afrim Abazin, e të tjerë), deri edhe cytjen e inskenimeve dhe nxitjen e pjesëtarëve të lëvizjes ilegale kundër njeri tjetër si në burg ashtu edhe jashtë tij.
 
Zyrtarët shqipfolës të sistemit, si pjesë përbërëse e pushtuesve, herë hapur e herë fshehur në luftën e tyre speciale kundër kërkesës ultimative për Republikë, aludonin p.sh. se; demonstratat e shqiptarëve për republikë i kanë organizuar herë UDB-ja e Serbia, herë KGB e Rusia e deri edhe Bullgaria, apo edhe se: “armiku i brendshëm reaksionar në bashkëpunim me atë jashtëm imperialist”, siç thonin ata, për të përfunduar se ato ishin të nxitura e organizuara nga Shteti amë i shqiptarëve dhe PPSH-ja, vetëm pse këta të fundit kryenin më të voglin obligim kushtetues dhe kombëtar. Kur ua lypte puna ata – me perfiditet - te vendet që dominoheshin nga politikat djathta atakonin kërkesat dhe lëvizjen tonë si revolucionare e ultra të majtë, ndërsa tek vendet që dominoheshin nga politikat e majta si reaksionare e ultra të djathtë. Bile për këtë qëllim ata bënin publikime e shkrime të veçanta, të cilat i shpërndanin sipas këtyre nevojave.
 
Më poshtë në shkrim do të publikojmë pjesë dokumentesh dhe dëshmish (duke dhënë edhe burimet) që ndriçojnë të vërteten dhe plotësojnë zbrazëtitë e shumta të krijuara qoftë rastësisht apo qëllimisht.
 
***
 
ÇKA DËSHMOJNË DOKUMENTET DHE QËNDRIMET E KOHËS
Se regjimi ishte në dijeni se do të vinte te demonstratat me këtë kërkesë, dëshmon më së miri edhe “RAPORTI I KOMISIONIT PËR PËRCAKTIMIN E PËRGJEGJËSISË SË MAHMUT BAKALLIT”. Në gazetën “RILINDJA” të datës 26.9.1981 botohet teksti i këtij raporti, i cili në kapitullin e parë të tij tërësisht i përkushtohet aktivitetit të PKMLSHJ-së para shpërthimit të këtyre demonstratave; se Institucionet informohen për kërkesën për Republikën shqiptare të Kosovës të shtruar qysh nga viti 1978... Aktiviteti i PKMLSHJ-së përshkruhet në mënyrë kronologjike, po në ato rrjedha se si kanë arritur dokumentet e saja në adresat e partisë në pushtet. (Botuar në gazetën “Rilindja”, të datës 26.9.1981)
 
Për më shumë dhe për të mos apostrofuar vetëm njërin “klan” (atij të “rehabilituar” të ashtuquajtur të Gjakovës?!) të LKK-së e të LKJ-së, të dhëna tjera dokumentuese mbi qëndrimet karshi lëvizjes për republikë, mund ti referohemi edhe librit të eksponentit të “klanit” tjetër –të “rehabilituar” vetëm pjesërisht - të LKK-së, Sinan Hasani. (“E vërteta dhe mashtrimet”, faqet: 26/27, 196//197, 198/199 dhe 200/201). Më poshtë disa konstatime e qeverisë jugosllave të botuara në librin e tij: “...U konstatua se PKMLSHJ kishte zhvilluar aktivitetin e vet sidomos menjëherë, para e pas ngjarjeve kundërrevolucionare në Kosovë me parullën Kosova-Republikë. Përpos pjesëmarrjes në demonstrata dhe përpjekjeve që atyre t’u jepte një rrjedhë të caktuar, ajo bëri edhe një varg aksionesh: shpërndarjen e pamfleteve, shkrimin e parullave, dhe dërgimin e letrave kërcënuese anonime. Përpos statutit, programit dhe platformës së vet ajo nxori edhe dy gazeta “Revolucioni” dhe “Zëri i atdheut”; botoi shumë pamflete në mes të cilave janë “Teoria dhe praktika e revolucionit”, “Shtojcat speciale”, “Letër serbëve dhe malazezëve”, “Lista e parullave revolucionare” me nënshkrimin “Shtabi i Demonstratave”, “Dekreti” nr. 1 e 2, “Nota” dhe “Vërejtja”.
Kjo Organizatë prej marsit 1979 deri në demonstratat kundërrevolucionare i dërgoi me postë këto materiale:
- më 1 mars 1979 në adresën e kryetarit të Komiteti Krahinor të Lidhjes së Komunistëve të Kosovës u dërgua informata e grupit nga Obiliqi;
- më 27 mars 1979 në adresën e anëtarit të Kryesisë së KK të LK të Kosovës u dërgua ‘informata mbi situatën politike e ekonomike’;
- më 15 mars 1980 iu dërgua telegram Kryesisë së KQ të LKJ;
- më 1 nëntor 1980 në adresën e kryetarit të Kryesisë së KSA të Kosovës u dërgua letra e KQ të PKMLSHJ;
- më 30 nëntor 1980, në adresën e kryetarit të Kryesisë së KSA të Kosovës arrin letra e Komitetit Qarkor të PKMLSHJ për krahinën shqiptare nën pushtetin e Malit të Zi;
- në gjysmën e dytë të nëntorit 1980 në formë broshure u dërgua “Programi e statuti” i kësaj organizate në 147 faqe...
- më 15 prill 1981, Kryesia e Komitetit Krahinor të Lidhjes së Komunistëve të Kosovës mori “Notën” në të cilën ...kjo organizatë merrte përgjegjësinë për organizimin e demonstratave...;
- prej 14 prillit 1981 edhe në nëntë raste shpërndau pamflete, trakte e revista të ndryshme, letra kërcënuese e letra të tjera...
- ...”
Më tej, pas numërimit edhe të aksioneve tjera të PKMLSHJ, Sinan Hasani shkruan edhe për bashkëveprimin e ilegales, si në vijim: “ ...GMLK dhe PKMLSHJ me anë të anëtarëve të vet, mbanin kontakte të caktuara, mirëpo sa ishte e fortë kjo lidhje dhe sa bashkëpunonin ato në faza të ndryshme të ekzistencës së tyre, nuk është ndriçuar mjaftë, por dihet se disa anëtarë të PKMLSHJ kishin materiale të GMLK dhe se në demonstrata kanë marrë pjesë bashkërisht... “
 
PARULLA EDHE KUNDËR DALLIMEVE SOCIALE, BUROKRACISË DHE EKSPLOATIMIT!
Në një artikull mbi demonstratat e vitit 1981, duke u thirrur në dokumentacionin e ruajtur në Arkivin e Republikës së Maqedonisë, autori Qerim Lita në të përditshmen informative KOHA, të datës 03 prill 2011 ndër të tjera shkruan:
 
“...Gjithashtu është e rëndësishme të vëmë në dukje se për dallim nga dita e parë, demonstratat që u organizuan më 26 mars, pastaj ata të 1- 3 prill, patën një përmbajtje me karakter politik. Në kuadër të demonstruesve qe formuar shtabi për organizimin e demonstratave. Për shkaqe sigurie, anëtarët e shtabit vepronin ilegalisht dhe një numër shumë i vogël kishin njohuri për ekzistimin e tij. Krahas veprimtarisë së ndryshme informative e organizative, shtabi përpiloi edhe listë të parullave që do të përdoreshin gjatë demonstratave, disa prej të cilave po i paraqesim në vazhdim: "... ‘Poshtë dallimet sociale’, ‘Poshtë borgjezia’, ‘Poshtë burokracia’, ‘Poshtë eksploatimi i Kosovës’, "Poshtë hegjemonizmi’, ‘Poshtë kolonializmi’, ‘Kërkojmë pavarësi’, ‘Kërkojmë kushte’, ‘Poshtë mashtrimi’, ‘Kërkojmë barazi’, ‘Kërkojmë Republikë’, ‘Kërkojmë bashkimin e mbarë trevave shqiptare në një Republikë’, ‘Poshtë tradhtarët’, ‘Poshtë kolonialistët’, ‘Nuk ka paq pa liri’, ‘Nuk ka barazi pa pavarësi’, ‘Nuk ka barazi pa Republikë’, ‘Nuk do të ketë paqe për tradhtarët e mashtruesit’, etj...”
 
 
***
 
ORGANIZIMI PËR REPUBLIKË
Fatmirësisht, që të gjithë pjesëmarrësit në mbledhjen solemne të PKMLSHJ-së të vitit 1978 janë ende gjallë. Të gjithë ata, në strukturat e Republikës së Kosovës, për të cilën pas punës atdhetare e revolucionare disavjeçare edhe në gojë të armikut, duke sakrifikuar personalisht, profesionalisht dhe familjarisht, janë arrestuar, torturuar dhe dënuar me shumë vite burg. Edhe pas gjithë atyre sakrificave, ata për më se 35 vite nuk janë ndalë së vepruari. Asnjëri nga ta nuk janë bartës të asnjë posti apo funksione të vetëm në Republikën e Kosovës, përderisa ndjekësit, torturuesit dhe bashkëpunëtorët shërbëtorë të ish-pushtuesit jugosllav i kemi gjithandej nëpër institucione të Republikës që e kanë kundërshtuar keqas.
 
Në materialet dokumentuese të paraqitura edhe në vijim të këtij shkrimi, do të shihet se kjo “Fantazmë” nuk është përbërë vetëm nga 10 pjesëtarë siç shkruajnë - rastësisht apo qëllimisht - edhe eksponent tjerë në librat e tyre historik. Janë mbi 100 pjesëtarë aktiv të zbuluar dhe të dënuar nga armiku e me qindra tjerë të pazbuluar dhe të pa dënuar.
 
(S)KA MERITA EKSKLUZIVE PËR DEMONSTRATAT E ’81-SHIT
Ndriçimi i këtyre ngjarjeve dhe roli i individëve e personaliteteve, grupeve dhe organizatave, mjerisht edhe sot e kësaj dite në përgjithësi ka mbetur në errësirë apo është ndriçuar vetëm pjesërisht. Urojmë që tani e tutje, pas më shumë se 3 e ca vjetësh të ketë një qasje më objektive, më shkencore dhe më gjithëpërfshirëse në raport me ngjarjet, si dhe të protagonistët, qofshin ata individ, grupe apo organizata. Kjo edhe për arsye se eksponent të caktuar të grupeve e organizimeve të ndryshme kanë shfrytëzuar mungesën e trajtimit objektiv e shkencor të këtyre ngjarjeve me rëndësi historike, edhe për të marrë merita edhe më shumë, se sa në të vërtetë kanë.
 
Jo rrallë eksponentë të caktuar kanë tentuar në vazhdimësi të monopolizojnë autorësinë e një lëvizje të tërë popullore duke anashkaluar me këtë rast gjithçka tjetër që bie ndesh me interesat, pikëpamjet apo bindjet e tyre përjashtuese. Tërë këtë e bëjnë edhe në emër të njëfarë “meritokracie”, duke pretenduar kështu të arsyetojnë realizimin e interesat e tyre individuale grupore, arritjen e një prestigji më të madh, si dhe marrje dhe ruajtje të posteve politike e përfitimeve tjera edhe materiale.
 
Për të plotësuar mozaikun mbi atë periudhë që edhe sot e kësaj dite kultivon hapësirën politike të shqiptarëve, kryesisht jashtë Shqipërisë administrative dhe për të kontribuar ne kompletimin e tyre përmes dokumentimit, në vijim dhe në vazhdimësi do të publikojmë dëshmi, fakte, përmes kujtimeve dhe dokumenteve poseduese, me pjesëmarrësit, grupet dhe organizatat dhe veprimet e tyre konkrete.
 
***
 
KËRKESË SFIDUESE PËR POLITIKËN SHTETËRORE TË JUGOSLLAVISË
Veprimtarit i dalluar i ilegales dhe të luftës çlirimtare Ahmet Qeriqi, në romanin “BURGU”,-botim i vitit 2004, në Prishtinë, trajton aspekt të Lëvizjes sonë të atëhershme. Dilaver Goxhaj (Shpetim Golemi) në shkrimin me titull: DRITHËRIMAT E BURGJEVE NË JUGOSLLAVI (mendime rreth romanit: “Burgu”) ndër të tjera shkruan: “...Edhe midis të burgosurve politikë shqiptarë të viteve tetëdhjetë, kur shtjellohen ngjarjet e romanit, kemi një ndarje, e cila del qartë përmes personazheve dhe dialogjeve të tyre. Grupi më i respektuar ndër ta ishte Grupi Marksist Leninist i Kosovës, të cilët kërkonin idealen, bashkimin me Shqipërinë... Të ishe pjesëtar apo simpatizant i këtij grupi, llogaritej se ishe në rrugë të drejtë dhe në linjë të drejtpërdrejtë me politikën e Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë. Edhe Eknat Malmiri e simpatizon këtë grup, por meqë ai është një studiues kritik i teorisë marksiste, njëkohësisht edhe studiues dhe lexues i drejtimeve të tjera filozofike dhe i letërsisë artistike, ai anon nga grupi i Partisë ML të Shqiptarëve të Jugosllavisë, të cilët në programin e tyre kishin krijimin e republikës shqiptare në Jugosllavi, ku të përfshiheshin të gjitha trojet shqiptare të federatës. Kjo ishte një kërkesë, e cila e sfidonte më së tepërmi politikën shtetërore të Jugosllavisë, por që sfidohej nga anëtarët e GMLK-së, të cilët këtë organizatë e pranonin me rezervë...
Eknati, edhe pse bënte pjesë në grupin e Lëvizjes Çlirimtare për Bashkim, por falë rezistencës së tij dhe organizimit nuk ishte dekonspiruar, ai do të duhej të ishte në anën e PKMLSHJ, pasi analiza që ai i bënte programit të tyre i dukej më përfitues e më pragmatist, pasi i tubonte gjithë shqiptarët e ish Jugosllavisë në një republikë të vetme, duke i evidentuar më tej jo si kombësi, por si komb dhe bëheshim republika e tretë për nga madhësia në FJ....”
 
ORGANIZATA QË NDRYSHOI PROGRAMIN TRADICIONAL TË ILEGALES
Veprimtari tjetër Ethem Çeku, në librin e tij “STRUKTURA POLITIKE E ILEGALES SË KOSOVËS”, botuar nga Argeta- LMG, Tiranë 2006, nën përkujdesjen e Prof. Dr. Shaban Sinani, ndër të tjera (faqe 80) shkruan: “... Për herë të parë, një organizatë ilegale në Kosovë do ta ndryshojë programin tradicional të ilegales në Kosovë: PKMLSHJ angazhohet vetëm (në këtë fazë – v. i.) për republikën shqiptare në Jugosllavi, pa e përmendur fare çlirimin plotë të tokave shqiptare dhe bashkimin e tyre me Shqipërinë (si duket autori nuk e ka lexuar fare programin dhe platformën e PKMLSHJ, e cila thekson se në rast se nuk arrihet që kërkesa për barazi politike, ekonomike territoriale të shqiptarëve në Jugosllavi përmes krijimit të Republikë Shqiptare të Kosovës të realizohet përmes bisedimesh dhe në mënyrë e rrugë paqësore, dhe se nëse jemi të detyruar të kalojmë në fazën e tretë dhe të organizojmë luftë të armatosur, atëherë kjo do të bëhet për bashkim me shtetin amë – Shqipërinë! – v. i.);
Në këtë fazë të veprimtarisë së ilegales shqiptare në Kosovë do të shtrohet një çështje shumë e rëndësishme, siç ishte problemi i unifikimit të organizatave e grupeve ilegale në një lëvizje unike a në një front gjithëpopullor (siç u kishte kërkuar disa herë PKMLSHJ forcave tjera politike – v. i.)
 
ASOKOHE KISHIM PAKICË PËR BASHKIM KOMBËTAR
Veprimtari i mirënjohur Ramadan Pllana, njëri nga drejtuesit kryesorë të Lëvizjes atdhetare ilegale (LNCKVSHJ), në mënyrën më objektive prononcohet dhe merr qëndrim mbi veprimtaritë, orientimet programore, kërkesat dhe platformat politike të Lëvizjes atdhetare ilegale të kohës. Ai në shkrimet e tija (http://hogoshti.blogspot.ch/2011/10/xhavit-haziri-heri-i-merituar-nga.html) dhe intervistat e dhëna (http://hogoshti.blogspot.ch/2011/10/ramadan-pllana-interviste-ne.html), thekson në vazhdimësi se LNCKVSH dhe OMLK kanë pasur program të njëjtë apo të përafërt për bashkim me shtetin amë, ndërsa PKMLSHJ, thotë ai me të drejtë ishte E VETMJA ORGANIZATË QË KA PASUR PLATFORMË DHE KA PUNUAR PËR REPUBLIKË qysh para viteve të 80-ta (vërejtje e O. O.). Në vijim edhe disa pjesë citmi: “Kurse, PKMLSHJ ..., po e përsëris, ka qenë e vetmja organizatë që e ka pas programin e saj për Republikën e Kosovës. Këta, e kanë shfrytëzuar masën, në demonstratat e ’81-it , për Kosovën Republikë, kurse, ne vetëm për bashkim kemi qenë, ...kanë qenë 2 parulla kryesore në demonstrata : Bashkim-Bashkim, pastaj këta kanë depërtuar dhe e kanë përhapur parullën, Kosova Republikë. Kështu që, në njëfarë mënyre, mbetëm edhe pakicë për bashkim kombëtar. Pastaj, edhe shumica e shokëve tanë ishin ende në burgje, të ’81-itës, edhe ata që dilnin, me shumicë dilnin jashtë, në Mërgatë, ...”
 
PLOTËSIM I KËRKESËS PËR PARTI KOMBËTARE
Ibrahim Qavolli, Konsulli i Shqipërisë deh njëherazi i dërguari i posaçëm i KQ të PPSH-së në Stamboll të Turqisë, në pjesën e dytë të librit të tij “Jam Kosovar...!” 2008, NB “Gjon Buzuku”, ndër të tjera (faqe 199) shkruan: “...Me sa di unë, autorësinë e demonstratave të vitit të madh 1981: e mori përsipër, grupi i të rinjve të quajtur Partia Komuniste M-L e Kosovës (PKMLSHJ – v. i.), Në fillim nuk dija asgjë për ta. Vetëm se, më qe dhënë porosia që, t'i prisja e të bisedoja hollësisht, në se vinin e paraqiteshin. Me të vërtetë, ata erdhën, por, për fat të keq, unë nuk qëllova aty. I priti e bisedoi Ali Ymeri...”. Duke vazhduar më tej (faqe 201) “...Ra fjala, për partinë që kishin formuar. Ai (Abdullah Prapashtica – v. i.) , me të drejtë, kishte vënë re se, mungesa e një partie kombëtare që gjatë Luftës NÇL kishte sjellë pasoja negative në fatin e statusit të Kosovës. Maqedonët që e patën krijuar një parti të tillë kombëtare, fituan statusin e republikës, ndonëse me popullsi më të pakët se ne...”
 
ALFABETI YNË POLITIK FILLOI ME PKMLSH
Në librin mbi veteranin ndër më kryesorët të lëvizjes sonë kombëtare ISMAIL DUMOSHI të Prof. Dr. Izber Hotit, botuar nga SHB “Faik Konica” Prishtinë 2011, shoku ynë Hilmi Mehmeti, nip i Ismail e Osman Dumoshit në kujtimin e tij për ketë vepër (faqe 222-223), ndër të tjera shkruan: “... Në vitin 1980, në vjeshtë, data nuk më kujtohet, Osmani erdhi tek unë dhe më tha se dëshiron të takohet me Ismail Dumoshin për të biseduar për një çështje me interes të madh kombëtar. Më vonë e kuptova se Osman Osmani kishte qenë në krye të Partisë (PKMLSHJ), organizatë kjo që veproi në ilegalitet. Disa herë e kisha dëgjuar (Ismail Dumoshin – v. j.) të fliste me kënaqësi tërthorazi duke thënë se alfabeti ynë fillon me shkronjat PKMLSHJ...”
 
ORGANIZIMI I BARABARTË POLITIK I KUNDËRSHTUESHËM ME LKJ-NË
Historiani atdhetar, i burgosuri politik bashkë me Ukshin Hotin me shokë të Grupit të mirënjohur të Intelektualëve të Kosovës, themeluesi i UNIKOMB-it dhe njëri ndër nismëtarët kryesor të luftës çlirimtare, Mr. Halil Alidema, në punimin e tij të botuar në gazetën Rilindja, të datës 20.3.1996, me titullin “Pikëpamje: BUNTI ATDHETAR I PRANVERËS ‘81”, ndër të tjera në pjesën mbi “Rolin prijës të PKMLSH” shkruan, po citojmë: “Në demonstratat ishin pjesëmarrës partitë, grupet dhe organizatat ilegale. Por në këtë organizim duhej të pranohej roli prijatar i PKMLSH-së. Ajo si parti politike, lindi, u krijua, u organizua dhe u mobilizua aq shpejt saqë brenda një kohe të shkurtër u shndërrua edhe në një motor lëvizës të atyre ngjarjeve. Përveç programit dhe statutit ajo nxori edhe disa urdhëresa dhe dokumente me rëndësi. Ajo njoftoj me guxim të gjitha strukturat e hierarkisë politike jugosllave, komitetet qendrore të Republikave dhe Krahinave dhe vetë Komitetin Qendror të LKJ me informatën Nr. 1, me të cilën verifikohej dhe u bëhej me dije ekzistimi i kësaj partie si forcë e organizuar politike në Kosovë. Njëherit ajo identifikohej si organizëm i barabartë politik i kundërshtueshëm me LKJ-në dhe merrte përsipër mbrojtjen deh shqyrtimin e statusit të shqiptarëve nën Jugosllavi, për të hapur dialogun e bisedimeve për realizimin e proceseve të vetëvendosjes deri në shkëputje të shqiptarëve nga ish-Jugosllavia. Njëherit ajo me dokumente të tjera paralajmëronte të gjitha strukturat udhëheqëse të Kosovës për pashmangshmërinë e shpërthimit të demonstratave në Kosovë dhe më gjerë me parullën bazë “Kosova-Republikë” duke përfshirë të gjitha territoret me shumicë shqiptare nën ish-Jugosllavi. Kjo parti u mbeti besnike opsioneve dhe kërkesave të veta dhe vërtet ishte partia e vetme në Kosovë që morri publikisht përgjegjësinë për organizimin e demonstratave dhe u zotua për vazhdimin e tyre deri në fitore.”
 
***
 
NGA VITI 1975-1978 KONSOLIDOHET PARTIA (KML) SHQIPTARE PËR REPUBLIKË
PKMLSHJ-ja, që si nismë organizative atdhetare (ORA) daton që nga viti 1975, është organizata e konsoliduar me program, statute e platformë politike në mbledhjen e saj solemne, të mbajtur NË VERË TË VITIT 1978 NË PRISHTINË, (shih. Aktgjykimin P-K.nr. 167/82). Mbledhja solemne është hapur nga Adem Prapashtica, e pastaj është drejtuar nga Osman Osmani dhe Abdullah Prapashtica, me çrast aprovohet platforma politike e saj dhe caktohen edhe detyrat e aktivitetet (shih edhe shkrimin e gazetës Rilindja me rastin e fillimit të gjykimit të pjesëtarëve të Organizatës për Republikë – PKMLSHJ, të datës 8.2.1983). Më 15 shkurt të vitit 1983, Gjykatën e Qarkut, në Prishtinë në bazë të aktakuzës së Prokurorisë Publike të Qarkut në Prishtinë pp.nr. 152/82, 156/82, 158/82, dënoi me 147 vjet burg këta atdhetarë shqiptarë, të cilët kërkonin avancimin e pozitës kushtetuese të Kosovës; Rexhep Maqedonci, me 14 vjet, Adem Prapashtica me 11 vjet, Nusret Ahmeti me 10 vjet, Kadri Cakiqi me 6 vjet, Adem Dervisholli me 6 vjet, Sabit Gashi me 8 vjet, Skënder Vardari me 8 vjet, Lutfi Maqedonci me 6 vjet, Fatmir Graiçevci me 9 vjet, Bahtir Ahmeti me 6 vjet, Martin Çuni me 8 vjet, Meriman Braha me 7 vjet, Osman Maqedonci me 5 vjet, Arban Hoxha me 5 vjet, Ahmet Islami me 5 vjet, Idriz Isufi me 2 vjet dhe Agim Ahmeti (me 1 vjet), të gjithë nga Prishtina, Naim Mahmudi nga Dragonishta e Vogël KK Kërçovë (me 2 vjet), Avdi Krasniqi nga Peja (me 7 vjet), Ahmet Qeriqi nga Shtimja (me 8 vjet), Zenun Gjoci nga fshati Gjocaj (me 6 vjet), Hamëz Morina nga fshati Llashkadrenoc (me 5 vjet), Sallah Jonuzi nga Ferizaj (me 3 vjet),...
 
Pos këtij grupi të madh veprimtarësh atdhetar të dënuar nga pushtuesi jugosllav dhe bashkëpunëtorët e tyre shqipfolës, u arrestuan, torturuan dhe dënuan në gjyq herë gjysmë të mbyllura herë të jo publike edhe disa grupe që kanë vepruar në kuadër apo nga platforma e PKMLSHJ-së.
 
SEKRETARIATI OPERATIV E EKZEKUTIV PËR FERIZAJ KAÇANIK E VITI (VAHEDIN AZEMI ME SHUMË SHOKË E SHOQE)
Gjyqi i Qarkut në Gjilanit, me kryesuesin e seancës Bajram Kadriu, gjyqtar, sipas Aktakuzës së PPQ në Gjilan PP.nr. 24/82, në prezencën e zëvendës prokurorit publik të qarkut në Gjilan Nasuf Nasufit, të akuzuarit për vepra penale: “shoqërim për shkak veprimtarisë armiqësore nga neni 136 par. 2 të LP të RSFJ”, pas hetimeve që zgjatën disa muajsh të shoqëruara me tortura shtazarake dhe pas mbajtjes së shqyrtimit kryesor më 2, 3 e 4 gusht të vitit 1982, veprimtarët atdhetarë të akuzuar nga gjyqi armik me sloganin demagogjik, të përsëritur edhe në të gjitha gjyqet politike kudër bijve dhe bijave më të mira të popullit tonë “në emër të popullit” i dënuan: Vahedin Azemi – me 10 vjet burg; Shyqeri Gjinolli – me 5 vjet burg; Shukri Musliu – me 2 vjet burg; Ymer Halimi- me 1 vjet e 6 muaj burg; Nazim Azemi – me 3 vjet burg; Xhevat Haziri – me2 vjet burg; Sabit Haliti – 1 vjet e 6 muaj burg; dhe Daut Azemi – me 10 muaj burg.
 
Arsyetimin e “fajësisë” së Vahedin Azemit, i caktuar nga Organizata me detyrën e sekretarit operativ e ekzekutiv për Ferizaj Kaçanik e Viti, gjykata e argumenton me faktin se ai i është bashkëngjitur organizatës...PKMLSHJ dhe gjersa është burgosurën ka vepruar mënyrë aktive dhe të organizuar përmes Faton Toapllit dhe Abdullah Prapashticës e Osman Osmanit. Vahedin Azemi, njashtu si Sjyqeri Gjinolli, i caktuar me detyrë nga Organizata si Sekretar organizativ për regjionet në fjalë, së pari janë organizuar bashkë me familjarët e vet të shumtë atdhetarë, kanë bashkëvepruar edhe me shumë veprimtarë atdhetar të komunës së Vitisë, Gjilanit, Ferizajt, Kaçanikut, Prishtinës dhe më gjerë. Pos emrave të veprimtarëve të lartpërmendur ata kanë bashkëpunuar e bashkëvepruar edhe me; Fatmir Bajramin, Ramush Topallin, Fatmir Abdullahun, Xhevahire Abdullahun, Skender Hajdarin, Muhabi Azemin, Ismet Azemin, Xhemajl Rashitin, Hamzë Azemin, Hysen Shehun, Naser Kukën, Hasan Selimin, Bajram Shaqirin, Ferinaze Isufin, e shumë veprimtarë tjerë...
 
Disa nga ketë veprimtarë atdhetarë janë dënuar në gjyqe të ndryshme me shumë vit burg. Të gjithë këta me ditë e natë kanë shtypur, shumëzuar – ndër të tjera revistën “Revolucioni” dhe ‘Zërin e Atdheut’ (në rreth 120 ekzemplarë), Statutet e Organizatës dhe Instruksionet për punë praktike, Dekretin nr. 1 e 2 (në 400 ekzemplarë), të cilat më pastaj edhe i kanë shpërndarë gjithandej bashkë me mijëra e mijëra pamflete, trakte e revista me përmbajtje atdhetare e revolucionare,...duke u angazhuar konkretisht që – siç thekson edhe aktgjykimi - që Kosova të merr statusin Republikë!”
 
SHËNIMI I NJËVJETORIT TË DEMONSTRATAVE
Në vrugun e përgatitjeve bashkë me shokë e shoqe tjera edhe të Prishtinës për shënimin e 1 vjetorit të demonstratave gjithëpopullore të ’81-shit po me demonstrata, ndodh edhe arrestimi i gati 100 pjesëtarëve aktivë. Është me rëndësi të theksohet fakti se gjykimi i tyre – përpos ai i veprimtarëve të Organizatës së qendrës në Prishtinë, gjykimet e grupeve me veprimtarë tjerë të Organizatës qendrat tjera të Kosovës mbahen të fshehura dhe nuk publikohen në mjetet e informimit të atëhershëm publik.
 
GRUPI I KADRIJE GASHIT DHE AI I RAFIZ HALILIT
Mbështetur në Aktgjykimin 20 faqesh të Gjykatës së Qarkut në Prishtinë, P-nr. 65/82, të datës 23 korrik 1982, kryesuar nga kryetari i kolegjit- gjyqtari Aziz Rexha paraprirë nga padia penale nga neni 172 paragrafi 1 i LPK, të përfaqësuar në seancës gjyqësore nga zëvendës prokurori publik Miftar Jasiqi më 22 e 23 korrik 1982, si dhe mbështetur në Aktakuzën PP. Nr. 291/81 të 13 majit 1982, si dhe të Aktgjykimit të Gjykatës Supreme të Kosovës, Ap-kzh-nr. 93/83, të datës 16 shtator 1982, të kryesuar nga kryetari i kolegjit Tadej Rodiqi... për angazhimin e tyre në drejtim të krijimit të Republikës Socialiste Shqiptare në RSFJ, edhe përkundër faktit se kjo kërkesë nuk ishte e sanksionuar me ligjet e atëhershme në fuqi, pas arrestimit të tyre në mes të muajit nëntor të vitit 1981, (në dokumentet e organeve gjyqësore të pushtuesit qëndron ky formulim “koha e kaluar në vend të caktuar prej datës 16 nëntorit deri më 23 dhjetor 1981” ?!), më pas paraburgimit dhe hetimeve të pandërprera rreth 7 mujore e deri në organizimin e procesit politik gjyqësor, përmes shërbëtorëve (hetuesve, prokurorëve dhe gjyqtarëve) shqipfolës, pas torturave fizike e psikike nga më të ndryshmet, të përcjella edhe me presion karshi familjarëve e farefisit të tyre,(...) dënuan me shumë vite burg, të10 (dhjetë) atdhetaret dhe atdhetarët shqiptarë: Kadrije Gashi-me 6 vjet burg; Nazmi Shahini – me 4 vjet burg; Rafiz Haliti – me 5 vjet burg; Shaip Veseli – me 4 vjet burg; Ali Biba – me 2 vjet burg; Reshat Gashi – me 1 vjet e 6 muaj burg; Ruzhdi Shahini – me 2 vjet e 6 muaj burg; Imer Shahini – me 2 vjet burg; Arif Shahini – me 5 muaj burg dhe Lumnije Azemi (e mitur) – me 1 vjet burg.
 
Dëshmitë dokumentuese të lartpërmendura vejnë në pah se grupi atdhetar i Kadrije Gashit e Nazmi Shahinit, si dhe grupi i Rafiz Halilit janë formuar dhe kanë vepruar nga platforma e PKMLSHJ dhe në bazë të statuteve dhe programit të kësaj organizate, ku si detyrë kryesore parashihej krijimi i Republikës Socialist Shqiptare në RSFJ, duke ndjekur, së pari; mënyrën dhe rrugën paqësore, përmes ujdisë dhe marrëveshjes politike mes krerëve të pushtetit të Kosovës dhe atyre të Jugosllavisë, së dyti; me metoda të kombinuara, përmes presionit politik me greva dhe demonstrata, dhe së fundi; përmes kryengritjes dhe luftës së armatosur çlirimtare...”.
“...Këto grupe (atdhetarësh – v. i.) janë furnizuar me materiale programore dhe propaganduese, të cilat edhe i kanë përpunuar, shumëzuar dhe kanë shpërndarë afishe, si “Dekreti nr. 1 dhe 2. se janë angazhuar për zgjerimin e grupeve me anëtarë të rinjë dhe se kanë paraparë edhe formimin e grupeve të tjera...”dhjetëshe”...”
 
EDHE VAJZA TË MITURA NË FRONT TË PARË TË LUFTËS PËR LIRI
Me rastin e Konferencës shkencore të mbajtur me 2 dhe 3 prill 2010: VEPRIMTARIA E GRUAS NË LËVIZJEN KOMBËTARE PËR ÇLIRIM, botuar edhe në formë vepre nga Instituti Albanologjik i Prihtinës në bashkëpunim me SH.B.P.K ., Prishtinë 2010, veprimtarja që nga rinia e hershme, Lumnije Azemi – Morina, në Kumtesën e saj me titullin Femra shqiptare e rrethit të Ferizajt në lëvizjen ilegale për çlirim kombëtar, (faqe 195-211ndër të tjera) në pjesën mbi Organizatën ilegale atdhetare PKMLSHJ, ndër të tjera shkruan; “...Në procesin gjyqësor, zhvilluar me 22 dhe 23 korrik 1982, nga Gjykata e Qarkut e Prishtinës, kundër 10 veprimtarëve të kësaj organizate ilegale atdhetare nga rrethi i Ferizajt dhe Shtimes (Shtimja në atë kohë ishte pjesë e Komunës së Ferizajt, u dënuan edhe dy anëtare të kësaj organizate: Kadrije Sherif Gashi dënohet me burg prej 4 vjet, ndërsa Lumnije Sabri Azemi dënohet me burg për të mitur prej 1 viti...”
Në këtë kumtesë përpos emrave të veprimtareve të dënuara me burg, Kadrije Gashit dhe Lumnije Azemit përmenden edhe emrat e veprimtareve të angazhuara në ketë organizatë, si: Xhevahire Abdullahun, Xhevahire Rrahmanin, Hanumshahe Begisholli, Mikreme Demiri, Teuta Zymberi, etj. nga Ferizaj me rrethinë, si dhe Zyrafete Krasniqin, Fahrije Osmanin, Nazmije Syla, etj. nga Prishtina me rrethinë...
 
PKMLSHJ LEJONTE VEPRIME TË PAVARURA E QENËSORE TË GRUPEVE BRENDA SAJ
Veprimtari dhe i dënuari politik Naser Kuka, në librin e tij me kujtime e dëshmi, NGA LËVIZJA ILEGALE TE UCK, botuar SH.B.P.K Prishtinë 2012 (faqe 56-57) ndër të tjera shkruan: “...Pas rënies në kontakt me Faton Topallin (ish-drejtues i PKMLSHJ – v. i.), Sejdi Sejdiun (dëshmorë i UCK-së, i rënë heroikisht në Epopenë e Jezercit), Afrim Abazin (i mbytur me torturë mizore në muajin mars 1982 dhe i hedhur nga katet e larta të ish SPB-së në Ferizaj)..., më pastaj me (ish-drejtuesin tjetër të PKMLSHJ – v. i.) Vahedin Azemin (mesi i vitit 1981 – mars ’82) një punë e përbashkët, pak më e shtrirë dhe më konkrete, ishte bërë me PKMLSHJ-në...”
Më tej në vijim (faqe 131) autori kujton: “... Në takimin e parë me ta, të mbajtur në Fidanishte (vend në periferi të Ferizajit) do të njihemi me Sejdi Sejdiun, Fehmi Hajrullahun, Fatmir Abdullahun, Fatmir Bajramin, Afrim Abazin dhe Imri Ilazin, por më pas veprimtarinë përbashkët do ta vazhdojmë me Fatonin...Nga Fatoni që nga takimet e para do të furnizohemi me materiale të PKMLSHJ-së, si: ‘Programi dhe Platforma e PKMLSHJ-së’, ‘Teoria dhe praktika e revolucionit’, ‘Zëri i Atdheut’, ‘Revolucioni’,... ndërsa për nevoja të ngutshme, për shfrytëzim të përkohshëm nga ai do ta pranonim edhe një makinë shkrimi...
(faqe 140)... “Meqë në dokumentet për nevoja të brendshme të PKMLSHJ-së lejoheshin edhe veprime vetanake, të pavarura të grupeve brenda saj dhe pasi që lexim kisha vepra të ndryshme që trajtonin çështjen shqiptare para, gjatë dhe pas luftës së dytë botërore, si dhe duke i pasur për bazë rrethanat e reja të krijuara pas demonstratave të vitit 1981, kisha vendosë që të përpiloja një notë...,
 
Edhe ky grup veprimtarësh atdhetarë, si shumë të tjerë, u dënuan nga pushtuesi jugosllav përmes bashkëpunëtorëve shqipfolës, duke u mbajtur edhe procesi gjyqësor kundër tyre në fshehtësi nga opinioni publik:
“...Gjykata e Qarkut në Prishtinë, më datën 17 korrik 1982, i ka shpallur fajtor për vepër penale të bashkimit për veprimtari armiqësore, të parashikuar nga neni 136 par. 2 lidhur me nenin 114 të LP të RSFJ dhe i ka gjykuar (dhe dënuar këta atdhetarë – v. i.): Naser Kuka – me 4 vjet burg, Hysen Shehu – me 3 vjet e 6 muaj burg, Sejdi Sejdiu – me 3 vjet burg, Fehmi Hajrullahu – me 3 vjet burg, ndërsa për vepër penale të propagandës armiqësore, nga neni 133 par. 1 të LP RSFJ Ymri Ilazi – me 2 vjet e 6 muaj burg, Islam Vishi – me 2 vjet burg, Fatmir Bajrami – me 2 vjet burg, dhe Fatmir Abdullahu – me 1 vjet e 6 muaj burg...”(marrë nga Aktgjykimi P-nr. 84/82)
 
GRUPI I INTELEKTUALËVE TË KOSOVËS
Mr. Halil Alidema, themeluesi i këtij grupi intelektualësh (shih aktakuzën e Prokurorisë Publike të Qarkut në Prishtinë, PP.nr. 281/81, të datës 31 maj 1982, Prishtinë): “...që nga viti 1979 në takime dhe gjatë bisedave me Hilmi Retkocerin dhe Nezir Halitin si dhe persona tjerë në Ferizaj, përhapte qëndrimet e tij në drejtim të realizimit të statutit për Republikën (shqiptare v. i.) të Kosovës dhe bashkimit të popullit shqiptare pastaj pas demonstratave të muajit mars prill 1981, në shumë takime kontaktuese, ndeja dhe gjatë bisedave me Ekrem Kryeziun, Ukshin Hotin, Mentor Kaçin, Hilmi Retkocerin, Ali Kryeziun, Nezit Halitin, Shemsi Reçicën dhe Muharrem Fetiun, në Prishtinë, Ferizaj dhe gjetiu, i përkrahi në tërësi demonstratat, kërkesat dhe parullat e këtyre demonstratave...”.
 
Nga shumë mbledhje maratonike që mbajtën strukturat e pushtetit të atëhershëm në UP, vlen të veçohet mbledhja e OB të LK-së e mbajtur më 19 nëntor 1981 në Fakultetin Filozofik, Dega Filozofi - Sociologji, në të cilën Ukshin Hoti si i vetmi politikan dhe kuadër i specializuar i Kosovës në fushën e marrëdhënieve politike ndërkombëtare, bëri shtjellimin shkencor të kërkesës për Republikë të shtruar nga studentët, në demonstratat e pranverës së atij viti. Pas atyre që i dënuan demonstratat fjalën e mori Ukshin Hoti, i cili tha: “Ne duhet të diskutojmë hapur për kërkesat e studentëve tanë” dhe vazhdoi diskutimin e tij. Midis të tjerave tha tekstualisht, fjalë për fjalë: “ Sa e di unë, në Jugosllavi, jo vetëm që nuk është zgjidhur në praktikë çështja shqiptare, por as teorikisht nuk është zgjidhur kjo çështje si duhet”, dhe filloi që këtë konstatim ta argumentojë nga pikëpamja e tij, nga shkencat politike. “Të gjitha shkrimet që janë botuar për çështjen kombëtare, tha ai, edhe ato nga pikëpamja juridike, edhe kushtetuta nuk e kanë zgjidhur as teorikisht çështjen shqiptare në Jugosllavi” dhe vazhdoi: “Unë mendoj që kjo është kërkesë e arsyeshme, e drejtë...”, dhe me një tonë të lartë përfundoi: “Kosova duhet të jetë Republikë dhe ne duhet ta përkrahim Republikën”. (Sh. Reçica, fq. 9 - 10.)
 
Më 21 nëntor 1981 ndodhi arrestimi dhe burgosja e Halil Alidemajt, Ukshin Hotit, Ekrem Kryeziut, Shemsi Reçicës, etj., të cilët u dënuan si “Grup i intelektualëve”, me akuzën për “veprimtari armiqësore kundër shtetit jugosllav.”
 
Pas tetë muajve sa zgjati procesi i hetuesisë, Prokuroria Publike e Qarkut në Prishtinë ngriti aktakuzën PP. nr. 281/81, dt. 31 maj 1982, ndërsa Gjykata e Qarkut në Prishtinë, formoj një trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët: Isak Nishevci, Ismet Emra e të tjerë, dhe në procesin gjyqësor të mbajtur më 21 korrik 1982, ku prokurorinë e përfaqësoi Miftar Jasiçi – zëv. Prokuror „në emër të popullit“ u dënuan këta intelektualë: Halil Alidema (1936), Pozharan, mr. i historisë - 11 vjet burg; Ukshin Hoti (1943) Krushë e Madhe, mr. i shk. politike - 9 vjet burg; Ekrem Kryeziu (1943), Pejë, regjisor - 8 vjet burg; Mentor Kaçi (1952), Gjakovë, momtazher në TVP - 7 vjet burg; Hilmi Ratkoceri(1955), Llugaxhi, absolvent - 3 vjet burg; Ali Kryeziu (1950), Pejë, jurist - 5 vjet burg; Nezir Haliti (1948), Firajë, profesor - 2 vjet burg; Shemsi Reçica (1952), Gllavicë, profesor - 7 vjet burg; Muharrem Fetiu (1945), Peçan (Suharek), mr. i historisë - 6 muaj burg. (Dr. Keçmezi-Basha, faqe 179/180)
 
Trupi gjykues, në aktgjykim ka konstatuar se ata kanë kryer “... vepra penale të drejtuar në rrëzimin e pushtetit të klasës punëtore dhe të punonjësve, thyerjen e “vëllazërim - bashkimit”, prishjen e barazisë së kombeve e të kombësive dhe ndryshimin antikushtetues të rregullimit federativ të RSFJ-së...” (po aty) slogane këto që përsëriteshin në të gjitha aktakuzat dhe aktgjykimet e grupeve, që dënoheshin në vitet 80’ta në Kosovë dhe në viset tjera shqiptare. Ukshin Hoti u dënua me 9 vjet burg, por duke qenë se aktgjykimi i shkallës së parë s’kishte asnjë bazë juridike për një dënim kaq të lartë, gjykata supreme më 11 qershor 1984, u detyrua t’ia zbriste dënimin në 3,5 vjet burg.
 
 
OFICERI I “APJ”-SË - KËSHILLTAR PËR ÇËSHTJE USHTARAKE PRANË PKMLSHJ
Dëshmi mbi procesin e gjyqit ushtarak kundër njërit nga oficerët e vetëm të “APJ”-së, që asokohe ishte i organizuar në ilegalen atdhetare shqiptare, SKENDER IBISHIT, i lindur më 26.12.1956 nga Prishtina, atëkohë me banim në Valjevë, ish-Toger i APJ, me detyrë në Postën Ushtarake 6734 në Valjevë, kishte të kryer Gjimnazin dhe Akademinë Ushtarake, i arrestuar nga mesi i muajit maj 1982.
 
Sipas arsyetimeve në akuzës, Skender Ibishi: “...në janar 1978 zgjidhet në udhëheqësin e ngushtë të Organizatës në “Komitetit Qendror” me detyrë “Këshilltar për Çështje Ushtarake”, me ç’rast janë precizuar detyrat e tija si dhe iu kanë dhënë udhëzimet si të veprojë..., si dhe nëpërmjet të gazetave dhe revistave ushtarake në mënyrë adekuate të propagandojë ideologjinë e kësaj Organizate, në kuptimin e njoftimit me situatën ekonomike dhe pozitës së popullit shqiptar në Kosovë dhe në RFSJ, në realizimin e detyrave të marra përsipër dhe qëllimeve të lartpërmendura, duke vepruar në pajtueshmëri me ‘Platformën’ e aprovuar të Organizatës, ... me qëllim përfitimi për anëtarësim në Organizatë, për krijimin e grupeve të reja dhe zgjerimin e ideve të Organizatës në radhët e ushtarëve, ashtu që sipas metodologjisë paraprakisht të aprovuar ka zhvilluar bisedat mbi situatën e vështirë ekonomike dhe politike në Kosovë, për pakënaqësinë e popullit e posaçërisht të rinisë, që udhëheqja është e paaftë të zgjidhë këto çështje, që Kosovën e shfrytëzon Serbia, që një situatë e tillë duhet ndryshuar dhe se kjo situatë ndryshon nëse Kosova merr statutin e Republikës, që shqiptarët të cilët jetojnë jashtë Kosovës gjenden në një pozitë edhe ma të pabarabartë në krahasim me kombet tjera,... dhe në rast të vlerësimit se ka përvetësuar bashkëbiseduesit, ka folur se në Kosovë ekzistojnë Organizata të cilat luftojnë që Kosova të bëhet Republikë,... ka mbajtur kontakte të rregullta me anëtarët e udhëheqjes së Organizatës, posaçërisht me Osman Osmanin dhe Abdullah Prapashticën, të cilët i ka informuar mbi veprimtarinë tij dhe të arriturat e punës, ndërsa nga ta ka pranuar instruksionet për punë të mëtejme,...”.
 
Më tej në padinë e paraqitur nga prokuroi ushtarak pranë Gjyqit Ushtarak në Beograd potencon se: “...Thelbi i qëllimeve ... të PKMLSHJ del nga platforma e saj ‘dokumentet partiake’, të cilat pos tjerash në vijat e tërësishme parashohin ndryshimin e statusit të pakicës kombëtare dhe njohja e popullit shqiptar që jeton në trojet e veta e i cili në pjesët e RSFJ të banuara me shqiptarë është numerikisht më i madh se serbet, malazezët dhe sllavët e Maqedonisë. Platforma kërkon që nga ‘këto vise’ të formohet Republika Socialiste e Kosovës në kuadër të Jugosllavisë, e cila pra, do të përfshinte edhe pjesë tjera të RSFJ në të cilat jetojnë kryesisht shqiptarët. Rregullimi i brendshëm i ‘Republikës së Kosovës’ do të rregullohej përmes kombinimit të Kushtetutës së RSFJ dhe RPS të Shqipërisë...
 
Platforma parasheh realizimin e qëllimeve të lartpërmendura në tri faza – duke filluar nga masivizimi i Organizatës sipas principit të dhjetësheve, në konspiracion të rreptë dhe propagandës së gjerë, përmes demonstratave masive, ... deri te kryengritja e armatosur, në të cilin do të merrnin pjesë edhe pjesëtarët e APJ me kombësi shqiptare. Për kryengritje ndihma do të merrej nga jashtë, para së gjithash nga emigracioni shqiptar, e do të shfrytëzoheshin edhe armatimi i Njësive të Mbrojtjes Territoriale të cilat gjenden në organizatat punonjëse, bashkësitë lokale dhe komunat.
 
Karakteri ... i PKMLSHJ mund të shihet edhe në zëdhënësit e tyre “Revolucioni” (organi KQ të PKMLSHJ) dhe “ Zëri i Atdheut” (fletushkë/Organ i Rinisë së Organizatës, v. j.). Kështu në zëdhënësin “Revolucioni” i vitit 1981 në thirrjen e përgjithshme dhe apelin drejtuar gjithë forcave progresive të Shqiptarëve në Jugosllavi, komunikohet kalimin në fazën e dytë të luftës për realizimin e qëllimit Kosova Republikë. Në këtë fazë parashihet kombinimi i aksioneve paqësore me aksione presioni, grevave dhe likuidimin e tradhtarëve të popullit shqiptar... Në “Zërin e Atdheut” gjithashtu shpallet kalimi në fazën e dytë dhe jepen detyrat konkrete pionierëve, rinisë, grave... “(Marrë nga Padia e ngritur nga Prokuroria Ushtarake Beograd, pran Gjyqit Ushtarak në Beograd)
 
 
EDHE BABË E BIRË TË DËNUAR POLITIKË
Gjykata e Qarkut në Prishtinë, P.nr. 100/86, në kolegjin e përbërë nga gjyqtarët Hilmi Zhitija, kryetar i kolegjit, në lëndën penale kundër atdhetarëve të akuzuar; Nysret Hajdari dhe Skender Hajdari (babë e bir – v. i.) nga Prishtina, “për shkak të veprës penale bashkim për veprimtari armiqësore nga neni 136. alineja 2. lidhur me nenin 141 të LP të RSFJ”, pas përfundimit të seancës kryesore këta dy atdhetare dhe veprimtarë të mirënjohur për pjesëtarët e të gjitha grupeve dhe organizatave ilegale të kohës – shtëpia e të cilëve u shërbente si bazë e sigurt dhe besnike – dënon; Nysret Hajdarin me 4 vjet burg; ndërsa të birin Skender Hajdarin me 3 (tre) vjet burg.
 
Në arsyetimin e Aktgjykimit ndër të tjera theksohet se: “...Nysret Hajdari....kah fundi i vitit 1982, është bërë anëtarë i “PKMLSHJ”, e cila parti vepron kundër RSFJ, në atë mënyrë që në RFGJ ku ishte punësuar, nëpërmes të shokëve të tij Nuhi Sylejmanit dhe Hasan Veselajt ra në kontakt me krerët e emigracionit shqiptar Abdullah Prapashticën i cili mban pseudonimin “Burimi”, Faton Topallin i cili mban pseudonimin “Naimi” dhe Osman Osmanin me pseudonimin “Rexha”, të cilët e udhëheqin atë parti në shtetet e perëndimit, e pasi e përkrahu ideologjinë e tyre u obligua edhe vetë të veprojë armiqësisht kundër RSFJ e edhe veproi në atë mënyrë, që morri pjesë në demonstratat të mbajtura gjatë vitit 1982 në Bon të RFGJ dhe në Bernë të Zvicrës, prezantoi në përgatitjen e revistës “Punëtori”, “Kosovarja” dhe në punimin “Koment politik”, morri pjesë në varrimin e vëllezërve Jusuf dhe Bardhosh Gërvalla si dhe Kadri Zeka, persona këta që janë të njohur për veprimtari ... ndaj RSFJ, me ç’rast morri materialin me përmbajtje armiqësore “Zëri i Kosovës”. Si anëtar i organizatës së cekur rregullisht ka paguar anëtarësinë mujore në shumë prej 50 DM, ndërsa në vitin 1983 më se tre muaj ishte në vendin e Kryetarit të “Komitetit Drejtues” si organ udhëheqës i organizatës...”
 
Baca Nysret Hajdari kishte bashkëpunëtore të shumtë nga radhët e punëtorëve mërgimtarë në Gjermani, me të cilët bashkëvepronte për çështjen e atdheut, ndër të cilët - pa dashur deh pa pasur për qëllim me u hy në hak të tjerëve - unë po veçojë; Nuhi Sylejmanin, Hasan Veselajn, vëllezërit Halil e Sefer Qoqajn, Sabit Topallin, e shumë të tjerë, ndërsa në Zvicër po veçoj ndër shumë shokë; Elfi Agushin, Ejup Ahmetin,., dhe shokë e bashkëveprimtarë gjithandej nëpër vendet e Evropës perëndimore...
 
Ndërsa në arsyetimin e Gjykatës për të birin Skenderin, potencohet: “... Skender Hajdari... kah muaji shkurt i vitit 1982 nëpërmjet të Vahedin Azemit u vu në kontakt me Fatmir Abdullahun nga i cili disa ditë më vonë në shitoren e tij në Ferizaj morri materialet „Zëri i Atdheut“ dhe „Revolucionin“ si dhe „Programstatutin e PKMLSHJ“ e të cilat pasi i lexoi në tërësi u pajtua me brendinë dhe platformën e tyre u futë në radhët kësaj organizate dhe veproi në kuadër të saj, ashtu që gjatë verës së vitit 1982 në RFGJ, derisa ishte në vizitë tek babai i tij, i pandehuri i parë Nysret Hajdari kontaktoi me krerët e kësaj organizate në RFGJ, Faton Topallin dhe Osman Rexhën (O. Osmanin – v. i.), pastaj në nëntor të vitit 1985 kontaktoi me Hajdin Abazin “Ganiun”, nga i cili mësojë për “MLK”, të cilën e udhëheq “Komiteti Organizativ”, në ndërkohë shkëmbejnë materiale në emër të të dy organizatave duke i dhënë vërejtjet e tyre për materialet e caktuara, për çka arritën marrëveshjen që të shqyrtohet mundësia e bashkimit-shkrirjes të këtyre dy organizatave në një organizatë për çka në dhjetor të vitit 1985, në shtëpinë e tij në Prishtinë, u takuan edhe me Fatmir Bajramin si përfaqësues të PKMLSHJ, me Hajdin Abazin “Ganiu” dhe Xhavit Hazirin “Xhemajli” si përfaqësues të “Komitetit Organizativ të MLK”, në të cilën mbledhje i pandehuri shprehu dëshirën për bashkim të tillë por për atë do të vendosin pas konsultimit me Avdullah Prapashticën, Osman Osmanin dhe Faton Topallin, me ç’rast u nënshkrua në proces me pseudonimin “Zef”,...”
 
***
 
PËRFUNDIM
Secili individ grup dhe organizatë në mënyrën e vet – bile edhe individë e kuadro të sistemit pushtues me veprime të caktuara të ditura e të paditura - kanë kontribuar dhe kanë bërë që këto demonstrata të ishin ashtu si me të drejtë edhe u cilësuan – gjithëpopullore. Ndërsa sa i përket grupeve e organizatave të veçanta, me një fjalë forcave politike shqiptare të kohës, po e përsëris edhe një herë se, ekzistojnë dëshmitë të mjaftueshme se cila forcë çfarë programi, cilat kërkesa ka pasur dhe cilën rrugë kanë ndjekur për realizimin e qëllimeve të tyre programore.
 
Në ketë rrugëtim, të fundit u “bashkuan” edhe shumica e shqiptarëve që deri në fund të viteve të 80-ta dhe në fillim të 90-tave ishin besnikë të LKJ-së.
 
Përmes këtij shkrimi do të bëjë publike pjesë të dokumenteve të forcës organizative në të cilën jam angazhuar qysh në zanafillën e saj. Kjo forcë është organizatorja e vetme dhe kryesore, me njerëz e veprime konkrete, forcë politike që edhe është themeluar me po këtë qëllim, pra të shtrimit dhe të organizimit të kërkesës për Republikë Shqiptare, me fazat e parapara të veprimit politik e aksionar, që në ketë rrugëtim mbi tri decenie e gjysmë, me gjithë vështirësitë që përcjellin një lëvizje politike çlirimtare, më në fund edhe u jetësua - për të mos thënë pjesërisht - aq sa qe e mundur. Projektet në përgjithësi, pra edhe ato politike, rrallë se realizohen një për një. Megjithatë rezultatet e arritura, pa mëdyshje mund të cilësohen ngadhënjyese! Edhe pse gjeneratave të reja u kanë mbetur shumë punë për të bërë.
 
Osman Osmani, Prishtinë/Schaffhausen, mars 2013, e përpunuar dhejtor2016 -janar 2017
 
LITERATURA (REFERENCAT DHE BURIMET):
- Ahmet Qeriqi: Romani “BURGU”, botim i vitit 2004
- Aktgjykimi P-K.nr. 167/82; Aktakuza e Prokurorisë Publike të Qarkut në Prishtinë pp.nr. 152/82, 156/82, 158/82.
- Ethem Çeku: Libri “STRUKTURA POLITIKE E ILEGALES SË KOSOVËS”, botuar nga Argeta- LMG, Tiranë 2006,
- Ibrahim Qavolli (konsull i Shqipërisë dhe i dërguari i posaçëm i KQ të PPSH-së në Stamboll të Turqisë): Libri “Jam Kosovar...!” 2008, NB “Gjon Buzuku”, faqe 199,
- Ramadan Pllana: Shkrim në: http://hogoshti.blogspot.ch/2011/10/xhavit-haziri-heri-i-merituar-nga.html; Intervistë në: http://hogoshti.blogspot.ch/2011/10/ramadan-pllana-interviste-ne.html
- Qerim Lita; Materiale nga Arkiva e Republikës së Maqedonisë, publikuar në të përditshmen informative KOHA, të datës 03 prill 2011,
- RILINDJA, 26.9.1981: “RAPORTI I KOMISIONIT PËR PËRCAKTIMIN E PËRGJEGJËSISË SË MAHMUT BAKALLIT”, ,
- Sinan Hasani: “E vërteta dhe mashtrimet”, faqet: 26/27, 196//197, 198/199 dhe 200/201,
- Prof. Dr.Izber Hoti:”ISMAIL DUMOSHI”, SHB “Faik Konica” Prishtinë 2011, faqe 222-223,
- Aktakuza PPQ, në Gjilan PP.nr. 24/82, Seanca gjyqësore jopublike e 2, 3 e 4 gushtit 1982,
- Aktakuza PP. Nr. 291/81, 13.51982; Aktgjykimi i Gjykatës së Qarkut në Prishtinë, P-nr. 65/82, 23.7.1982; Aktgjykimi i Gjykatës Supreme të Kosovës, Ap-kzh-nr. 93/83, 16.9.1982,
- Lumnije Azemi – Morina: Kumtesa “Femra shqiptare e rrethit të Ferizajt në lëvizjen ilegale për çlirim kombëtar”, (faqe 195-211), Instituti Albanologjik i Prihtinës në bashkëpunim me SH.B.P.K ., Prishtinë 2010,
- Naser Kuka: Libri kujtime e dëshmi “NGA LËVIZJA ILEGALE TE UCK”, SH.B.P.K Prishtinë 2012, faqe 56-57,
- Aktakuza PP. nr. 281/81, 31.051982, “Grupi i Intelektualëve”,
- Mr. Halil Alidema: Rilindja, 20.3.1996, “Pikëpamje: BUNTI ATDHETAR I PRANVERËS ‘81”,
- Aktpadi: Gjyqit Ushtarak në Beogradit, 10.3. 1983; Aktgjykim IK. nr. 374/82-IV, Skender Ibishi, Toger në PU 6734 në Valevë,
- Aktgjykim: Gjykata e Qarkut në Prishtinë, P.nr. 100/86,}}
== Burimi i të dhënave ==
<references/>